dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Filloi procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes shuarjes së detyrimeve tatimore

Njoftohen subjektet /personat përgjegjës të mjeteve të transportit rrugor bazuar në ligjin Nr. 33/2017 “Për pagesën  dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në  doganë , si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve  tatimore”;

Të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

 

1)Subjektet/personat përgjegjës që duan të  mbajnë mjetin  në qarkullim  ose  mbajtjen aktiv të tij  duhet të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor me dokument identifikimi  dhe të kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose   mbajtjen aktiv të tij .

 

Këtyre subjekteve/personave përgjegjës u fshihen detyrimet tatimore për periudhat Dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën Janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mos pagesë të taksave të periudhës Janar 2011 deri në Dhjetor 2014, të cilat fshihen /shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota  

 

Për mjetet që kërkojnë ti mbajnë në qarkullim dhe janë të pajisura me leje qarkullimi model DRM-04, pra që kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen/shuhen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë,  duhet që të paguajnë detyrimet për periudhën Janar 2011 e në vijim deri në vitin 2017, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës Janar 2011 deri në Dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen, me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve deri në vitin 2017.

 

Për mjetet që kërkojnë ti mbajnë në qarkullim, pra që kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij dhe janë të pajisura me leje qarkullimi të modelit të vjetër (jo model DRM-04) dhe që kanë taksa të prapambetura, fillimisht do të procedohet me rinovimin e lejes së qarkullimit (bën kontrollin fizik, leje qarkullimi DRM-04, çertifikatë pronësie) dhe u fshihen/shuhen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, duhet që të paguajnë detyrimet për periudhën Janar 2011 e në vijim deri në vitin 2017, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës Janar 2011 deri në Dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen, me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve  deri në vitin 2017.

 

 

Përfitojnë nga fshirja pjesore e detyrimeve pra fshihen gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave të mjeteve që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji për periudhat Janar 2011 deri në Dhjetor 2014 me kushtin që subjektet /personat përgjegjës të paraqiten pranë DPSHTRr-së për të kryer pagesën totale të taksave të prapambetura .

 

Subjektet/personat përgjegjës që duan të përfitojnë nga ky ligj duhet të ushtrojnë këto të drejta brenda datës 31.12.2017 për të hequr ose për të mbajtur mjetin në qarkullim.

 

2)Subjektet/personat përgjegjës, që duan të heqin mjetin nga qarkullimi e përfitojnë pa pagesë këtë shërbim, duke u paraqitur  pranë Drejtorive Rajonale  duke dorëzuar  këto dokumente :

 

1.Dokument identifikimi.

 

2.Çertifikatën e pronësisë së mjetit.

 

3.Lejen e qarkullimit.

 

4.Targat e mjetit.

 

5.Formularin e vetëdeklarimit për shkatërrim/skrapim të mjetit.(që plotësohet pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor)

 

 

Kur nuk disponojnë këto dokumenta të plota , subjekti plotëson  formularin e vetëdeklarimit sipas modelit të   përgatitur nga DPSHTRr-ja.

 

Subjektet/personat e interesuar mund të bëjnë verifikimin e targës së mjetit  dhe karakteristikave të tjera të mjetit  në listën e publikuar nga DPSHTRr-ja dhe të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor  për të vazhduar me procedurën e heqjes nga qarkullimi ose mbajtjen aktiv të tij .

 

Subjektet/personat përgjegjës që disponojnë mjete që nuk janë përfshirë në këtë listë , por plotësojnë kriteret e mësipërme, paraqiten në Drejtoritë Rajonale  të Shërbimeve të Transportit Rrugor ose dërgojnë në rrugë postare  dhe elektronike të dhënat për mjetet e tyre  ku kanë mjetin të rregjistruar.

 

Nëse subjektet pronar të mjeteve të transportit nuk paraqiten pranë DPSHTRr-së deri në datën 31.12.2017 , DPSHTRr do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkulllimi të mjetit  dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore.

 

Lista e mjeteve me targat përkatëse të çrregjistruara  sipas këtij ligji, i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme  dhe drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin  dhe sekuestrimin e tyre në rast se konstatohen në qarkullim.

 

 

Për çdo informacion paraqituni në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ose kontaktoni në numrin e DPSHTRr-së 0688015833 email This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it