dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Kujtesë për zbatimin e procedurës të heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore.

Ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi i ligjit, “Për pagesën dhe fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.

Brenda datës 31.12.2017, njoftohen të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/ shuarjes së detyrimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar dhe azhurnuar listën e mjeteve objekt i ligjit 33/2017, ku të gjithë personat e interesuar mund të bëjnë verifikimin e targës dhe karakteristikave të tjera të mjetit në këtë listë.

Subjektet/ personat përgjegjës të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për të kryer pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij.

Subjektet që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u fshihen detyrimet tatimore për periudhat Dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën Janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave për mospagesë të taksave të periudhës Janar 2011 deri në Dhjetor 2014, të cilat fshihen /shuhen me kushtin e pagesës së të gjitha detyrimeve të plota.

Për më shumë informacion kontaktoni në numrin 0688015833 dhe në e-mailin zyrtar të Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.