dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

DRSHTRR Korçë, 16500 shërbime për qytetarët gjatë vitit 2017

Rritja e cilësisë së shërbimit për qytetarët është theksuar si objektivi kryesor i punës së Drejtorisë rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë, gjatë analizës vjetore të punës së kësaj dege, e cila çel edhe procesin e analizave vjetore në të gjitha degët e DPSHTRR.


Në raportin mbi rezultatet e arritura por dhe problemet e verejtura në rrethin e Korçës është evidentuar se gjatë vitit 2017 kjo degë ka dhënë rreth 16500 shërbime të ndryshme për qytetarët, të tilla si: regjistrim mjeti, dhënie lejedrejtimi, regjistrim tahografi, pagim taksash, kontrolli rrugor, etj.
Ndërkohë që gjatë vitit të kaluar DRSHTRR Korçë ka pasur një realizim të ardhurash në masën 88184 lekë.
Në raportin e analizës vjetore  është evidentuar puna e mirë që është bërë në drejtim të rritjes së cilësë së shërbimeve për qytetarët, por edhe problematikat e evidentuara, veçanërisht si pasojë e mungesës së mjediseve të përshtatshme.
Mungesa e mjediseve të përshtatshme ka sjellë problematika në zgjatjen e kohës së shërbimit për qytetarët. Lidhur me këtë çështje është përcaktuar si një prioritet ndërtimi i godinës së re të DRSHTRR, me mjedise shërbimi shumë herë më cilësore për qytetarët. Tashmë është miratuar fondi i nevojshëm dhe pritet që shumë shpejt të nisin procedurat ligjore për ndërtimin e kësaj godine.  

 

photo2011