dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

DRSHTRR Durrës, 8 mijë automjete të regjistruara gjatë vitit 2017

Drejtoria rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës ka përballuar një volum të madh pune gjatë vitit 2017 në të gjitha sektorët e saj.

Gjatë analizës vjetore të punës së kësaj drejtorie është evidentuar se gjatë vitit të kaluar në janë regjistruar për herë të parë rreth 8 mijë mjete, ndërsa janë kryer ndryshime pronësie në rreth 8500 mjete, janë ndryshuar 2162 targa dhe janë lëshuar rreth 19 mijë certifikata pronesie të mjeteve.

Plani i të ardhurave është realizuar në masën 99%.  Krahasuar me një vit më parë ka pasur një ngritje të treguesve ekonomikë të të ardhurave.

Duke e marrë fjalën në këtë analize, Drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR, z.Arben Isaraj e vuri theksin në rëndësinë që ka rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, duke ulur në minimum kohën e dhënies së shërbimeve dhe duke luftuar çdo abuzim me detyrën nga cilido punonjës i strukturave të DPSHTRR.

Sipas tij “për qytetarin nuk kanë rëndësi procedurat e brendshme, apo organizimi i punës. Qytetari do të dijë se sa kohë duhet të presë në sportel dhe çfarë shërbimi do të marrë aty”.

Për këtë arsye të gjitha ndryshimet, qoftë strukturore, qoftë organizative duhet të synojnë në krijimin e kushteve të duhura për ofrimin cilësor të shërbimeve.

Në të njëjtën ditë është zhvilluar edhe analiza vjetore e Drejtorisë së Targave dhe Shtypshkrimeve, një njësi drejtimi ekonomik dhe administrativ në varësi direkte të DPSHTRR, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e targave për mjetet rrugore, prodhimin e shtypshkrimeve që përdoren nga drejtoritë rajonale dhe prodhimin e lejes së re të drejtimit kombëtar.

Gjatë vitit 2017, nga muaji mars kur ka hyrë në funksionom modeli I ri I lejeve të drejtimit, Drejtoria e Targave dhe Shtypshkrimeve ka personalizuar rreth 120 mijë leje drejtimi për të gjithë vendin. 

  

 fotografi_e_durrsit