dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Analiza vjetore e DRSHTRR Elbasan, Isaraj: Reformim të shërbimeve të transportit

“Çdo punonjës duhet ta shohë veten në pozicionin e një shërbëtori ndaj qytetarit dhe të bëjë përpjekjet maksimale për t’i shërbyer në kohën më të shpejtë të mundshme dhe mbi të gjitha konform ligjit”.

Ky ka qenë mesazhi që Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka dhën në analizën vjetore të vitin 2017, të Drejtorisë Rajonale të Elbasanit. Sipas Isaraj, ka marrë fund koha e shërbimit mizerabël dhe e abuzimeve nga këto institucione.

“Së shpejti ne do i japim fund njëherë e përgjithmonë mungesës së profesionistëve në sportelet e shërbimeve si dhe do të forcojmë në maksimum kërkesën e llogarisë për të gjithë punonjësit tanë. Përpara se të mendojmë për arritjen e rezultateve financiare, punonjësit e DPSHTRR-ve duhet të kenë si prioritet kryesor ofrimin e shërbimeve të përsosura për qytetarin”.

Aktualisht sipas Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Arben Isaraj ka nisur puna për rikonstruktimin e të gjithë institucionit dhe shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

“Natyrisht që ende disa shërbime nuk janë të përsosura për shkak të problematikave të trashëguara por do të bëhet gjithcka që të ketë sa më më tepër cilësi në shërbimet që ofrohen nga të 13-të Drejtoritë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor .”

Ai ka vlerësuar performancën e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan. Nga ana e saj Luiza Popja, Drejtore e DRSHTRR Elbasan, ka theksuar se në arritjen e treguesve pozitivë dhe të performacës së mirë ka ndikuar puna e jashtëzakonshme që është bërë dhe që bëhet në këtë ndërmarrje shërbimesh, ku së fundi ankesat serioze nga qytetarët për shërbimet e ofruara nga ana e punonjësve të kësaj Drejtorie thuajse nuk ekzistojnë më.

Gjatë vitit 2017 në DRSHTRR Elbasan të ardhurat janë realizuar  në masën 101.5% krahasuar me planin e miratuar për vitin 2017, ndërsa shpenzimet janë  realizuar në masën 89.56 %.  

 

 luiza 111   

 

 

  arben isarja