dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Gjirokastër, 11242 shërbime të ofruara për qytetarët në një vit nga DRSHTRR

Domosdoshmëria për të ofruar shërbime cilësore dhe në një kohë sa më të shkurtër për qytetarët është theksuar nga Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, z.Arben Isaraj gjatë analizës vjetore të DRSHTRR Gjirokastër.

Në këtë analizë është evidentuar se gjatë vitit 2017 Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Gjirokastër ka ofruar 11242 shërbime të ndryshme për qytetarët, duke nisur nga regjistrimi i mjeteve për herë të parë, te ndryshimi i pronësisë, lëshimi i certifikatave të pronësisë, lëshim të Lejeve të Qarkullimit Ndërkombëtare e shumë shërbime të tjera.

Gjatë analizës janë vlerësuar përpjekjet e bëra për të rritur efikasitetin e shërbimit ndaj qytetarëve, përmes rritjes profesionale të punonjësve të kësaj drejtorie, por në të njëjten kohë edhe problematikat e vërejtura veçanësrisht në drejtim të dhënies së shërbimeve

Duke folur për problematikat e trashëguara, Drejtori i Përgjithshëm, z. Arben Isaraj ka nënvizuar masat që DPSHTRR është duke marrë për të reformuar plotësisht shërbimet e transportit rrugor, duke ju ofruar qytetarëve ato standard europiane që ata meritojnë. 

 

 

foto e perpunuar gjirokaster