dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Analiza e vitit 2017 e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Në datë 21.03.2018 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, organizoi analizën vjetore për vitin 2017. Zhvillimi i saj u konceptua e organizua ,përtej mënyrës klasike si në formë dhe në përmbajtje.

Krijimi i një tryeze të rrumbullakët dhe perceptimi në formë bashkëbisedimi nga ana e Drejtorit të përgjithshëm z.Arben ISARAJ, solli natyrshëm evidentimin e problematikave për çdo drejtori e sektor, ide e mënyra për zgjidhjen e tyre, sfidat me të cilat do të përballen. Megjithëse konceptimin ndryshe, nuk u anashkaluan apo nënvlerësuan të dhënat ekonomiko-financiare përgjatë vitit 2017, por theksi kryesor u vu në realizimin e reformave të nisura në fundin e 2017 dhe përgjate gjithë 2018 e në vazhdim.

Në fjalën e tij z. Isaraj, theksoi rëndësinë e reformimit total të institucionit që ai drejton si në nivel qëndror ashtu dhe rajonal.Për këtë ai kërkoi bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet drejtorive e sektorëve. Në kuadër të këtij reformimi, z.ISARAJ përshkroi mënyrat për arritjen e tyre si:

-Trajnimi e certifikimi i punonjësve si në nivel qendror ashtu dhe rajonal.

-Investime në infrastrukturë e logjistës.

-Lehtësimin e procedurave për realizimin sa më shpejt të shërbimeve që ofron institucioni.

-Përmirësimin dhe ndryshimin e kuadrit ligjor, aty ku ka mangësi  apo është e nevojshme.

-Përgatitjen e një baze teorike bashkëkohore në bashkëpunim me si-motrat e saj në Europë.

Aplikimi i këtyre mënyrave sa më shpejt dhe si duhet, vazhdon z.ISARAJ,do jetë baza e realizimit të objektivit kryesor dhe sfidës për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve,kohës dhe profesionalizmin në ofrimin e tij.

Në përfundim z. Isaraj, theksoi rëndesinë e madhe që ka përgatitja teoriko-praktike me profesionalizëm e kandidatëve për pajisje leje drejtimi kombëtare, mënyre kjo që do rrisë aftësinë e tyre ne drejtimin e mjetit ne rrugë duke lehtësuar trafikun urban dhe uljen e rrezikut për aksident.

   2