dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Informacion mbi Prokurimin e Makinerisë së Personalizimit të Lejedrejtimit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), prej disa kohësh ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, për ritmin e prodhimit dhe shpërndarjes së Lejeve të Drejtimit, duke e shteruar këtë çështje në “Kujtesën Informuese” publikuar në faqen zyrtare të DPSHTRR-së, më datë 04.06.2018.

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Z. Arben Isaraj, ka bërë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e problemit të makinerisë së personalizimit të lejedrejtimit.

Në kronologji sqarojmë si më poshtë, procedurat e zhvilluara nga DPSHTRR, mbi ecurinë dhe mbarëvajtjen e zhvillimit të prokurimeve lidhur me sistemin e makinerive për personalizimin e lejeve të drejtimit:

Nënshkruhet “Kontrata e Shërbimit” Nr. 2777 Prot., datë 22.02.2017, e lidhur ndërmjet DPSHTRR-së (Autoriteti Kontraktor), e përfaqësuar nga Z. Ylli Spahiu, Drejtor i Përgjithshëm dhe subjektit “ALB-SSD”sh.p.k.(Kontraktuesi) i përfaqësuar nga Z. Artan Shkurti, Administrator, me objekt “ Marrje me qira të sistemit të personalizimit të prokateve ÇAP dhe të kartave të Lejes së Re të Drejtimit”, me vlerë totale 17.760.000 Lekë. Kjo Kontratë Shërbimi përfundoi në fund të muajit Shkurt 2018.

DPSHTRR, e gjendur në kushtet që prokurimet publike u pezulluan me VKM nr. 482 datë 05.07.2017 “Për pezullimin të përkohshëm të procedurave të prokurimit, për vitin 2017”, nuk ka realizuar prokurimin e ndërtimit të sistemit të personalizimit të lejeve të drejtimit dhe ÇAP.

Me zhbllokimin e prokurorimeve publike me VKM Nr. 580 datë 13.10.2017 ”Për shfuqizimin e Vendimit Nr. 482 datë 05.07.2017” të Këshillit të Ministrave “Për pezullimin të përkohshëm të procedurave të prokurimit për vitin 2017”, DPSHTRR ka dërguar pranë AKSHI-it projektin me objekt “Ndërtimi i sistemit të personalizimit të kartave ID-1 (LD,CAP,etj) dhe blerjen e pajisjeve Hardware”. Përpara përfundimit të kontratës së shërbimit të lartpërmendur, DPSHTRR i ka kërkuar zyrtarisht institucionit të AKSHI-it, zhvillimin e disa prokurimeve me emergjencë, ku një ndër të cilët është edhe prokurimi me objekt “Ndërtimi i sistemit të personalizimit të kartave ID-1 (LD, CAP etj) dhe blerje e paisjeve Hardware”, i cili ka lidhje direkt me kontratën e shërbimit të prokuruar nga DPSHTRR. Pra ritheksojmë se DPSHTRR i ka bërë me dije në kohë reale institucionit të AKSHI-it, se: Pas datës 30.06.2018, datë në të cilën përfundon kontrata e shërbimit me objektin e sipërpërmendur, DPSHTRR nuk e ofron dot shërbimin për personalizimin e prokateve ÇAP dhe kartave të Lejes së Re të Drejtimit (makineri për personalizimin e patentës) dhe se mungesa e këtij shërbimi sjell pengesë totale të prodhimit të lejes së drejtimit dhe ÇAP.

Në pritje të zhvillimit të këtij prokurimi nga institucioni i AKSHI-it, pas përfundimit të Kontratës së Shërbimit Nr. 2777 Prot., datë 22.02.2017 “ Marrje me qira të sistemit të personalizimit të prokateve ÇAP dhe të kartave të Lejes së Re të Drejtimit”, DPSHTRR në zbatim të ligjit të prokurimit publik si dhe akteve ligjore e nënligjore në zbatim të tij, nënshkroi Amendamentin e kësaj kontrate me nr.3419 prot., datë 28.02.2018, në vlerën 20 % të kontratës dhe me afat deri më 14.05.2018. Në këtë Amendament ndër të tjera është përcaktuar që:

“DPSHTRR mund të përdorë sistemin dhe makinerinë deri më datë 30.06.2018 pa kosto financiare dhe pa penalitete për Kontraktuesin, në rast se DPSHTRR e ka të nevojshme”.

Në këto kushte, pas një korrespodence të gjatë zyrtare, AKSHI konfirmon se është në proces të realizimit të Prokurimeve, ku përfshihet edhe prokurimi me objekt “Ndërtimi i sistemit të personalizimit të kartave ID-1 (LD, CAP etj) dhe blerje e paisjeve Hardware” dhe rivlerëson rëndësinë e vazhdimit të ofrimit të shërbimeve duke sugjeruar DPSHTRR-në, të vazhdojë qiramarrjen e shërbimit deri në momentin e përfundimit të implementimit të moduleve në kontratën e re, në zbatim të VKM-së nr.673, datë 22/11/2017 “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit“, objekti i këtij prokurimi është pjesë e fushës së zbatimit të kësaj VKM-je, duke e lejuar kështu DPSHTRR-në, të zhvillojë “Prokurim” në zbatim të Ligjit Nr. 9643 datë 20/11/20016 “ Për Prokurimin Publik” të ndryshuar si dhe në zbatim të VKM-së Nr. 914 datë 29/12/2014 “ Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, nisur nga vetë objekti i veprimtarisë së DPSHTRR-së.

Nga DPSHTRR, është prokuruar, me procedurë të formës “Kërkesë për propozim” elektronike, me objekt ”Marrje me qera të sistemit të personalizimit të prokateve ÇAP dhe të kartave të lejes së re të Drejtimit”sipas procedurave standarte të ligjit të prokurimit publik si dhe akteve ligjore në zbatim të tij, duke publikuar më datë 13.06.2018, në sistemin elektronik të APP-së, dokumentacionin përkatës për këtë prokurim.

I vetmi operator ekonomik pjesëmarrës, brenda afateve ligjore, i interesuar për këtë prokurim ishte “ALB-SSD”sh.p.k, i cili paraqiti ofertën e tij. Kjo ofertë u klasifikua si ofertë e vlefshme, pasi përmbushi të gjitha kriteret e përcaktuara në DST (për këtë ofertë nuk pati asnjë ankimim në AKP). Në zbatim të ligjit të prokurimit publik si dhe akteve ligjore në zbatim të tij, DPSHTRR, zbatoi të gjitha procedurat ligjore deri në nënshkrimin e Kontratës së Shërbimit me subjektin “ALB-SSD”sh.p.k, më datë 13.07.2018, për një periudhë 6 mujore.

Prej disa muajsh, qytetarët marrin shërbim të rregullt në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Vetëm për periudhën Qeshor – Korrik (deri në mes të këtij muaji), janë prodhuar 31288 Lejedrejtimi.

Mbi këtë deklaratë për shtyp është bërë me dije portali TPZ.AL dhe gazeta Telegraf.