dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Informacion mbi pyetësorët teorik për lejedrejtimi

Pyetësori teorik për lejedrejtimi bazë, i përshtatur për provimin e njohurive teorike të kandidatëve që kërkojnë të drejtojnë mjete të kategorive A1, A2, B1 dhe B,është hartuar në përputhje me kërkesat e Udhëzimit të MTI, nr.682/4, datë 01/06/2016, “Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktoreve të autoshkollave dhe specialistëve të DPSHTRR” duke synuar në përafrimin e plotë me direktivën 2006/126/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 20 Dhjetor 2006, “Mbi lejet e drejtimit”.

Në fakt ky pyetësor, mbi bazën e të cilit gjenerohen testet përkatëse për provimin e njohurive të kandidatëve që duan të pajisen me leje drejtimi, i cili fillimisht është aplikuar nga DPSHTRR në vitin 2000, ka evoluar në formë dhe përmbajtje vit pas viti. Ai trajton të gjitha problemet që lidhen me rregullat e qarkullimit rrugor dhe normat e sjelljes që përcaktohen në Ligjin Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit të MTI, nr.682/4, datë 01/06/2016, “Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi, kualifikimin e instruktoreve të autoshkollave dhe specialistëve të DPSHTRR”, dhe në zbatim të detyrimeve të nenit 310 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.153, datë 07.04.2000 “Rregullore për miratimin e Kodit Rrugor”, i ndryshuar, si dhe të ndryshimeve të Kodit Rrugor, DPSHTRR, me grup pune, bëri përditësimin e plotë të këtij pyetësori, duke marrë në konsideratë edhe vërejtjet dhe propozimet e palëve të interesuara(Shoqatat e Autoshkollave), në plotësim të detyrimeve të nenit 21 të këtij udhëzimi si dhe dakortësinë e plotë të tyre për variantin përfundimtar.

Që nga data 1 Mars të këtij viti, DPSHTRR ka vënë në përdorim Pyetësorin Teorik për lejedrejtimi bazë(kategoritë e lejedrejtimit A1, A2, B1 dhe B)të përditësuar, i cili përbëhet nga 4871 fjali, të përmirësuara totalisht, nga 7131 fjali që përmbante pyetësori i mëparshëm, i miratuar në vitin 2008 dhe i përditësuar në vitin 2014, 50% e të cilave japin informacion të saktë dhe 50% informacion të gabuar.

Përmbajtja e pyetësorit, strukturat e testeve që gjenerohen nga programi elektronik i kontrollit të njohurive si dhe numri i gabimeve të lejuara është bërë në përputhje të plotë me kërkesat e direktivës 2006/126/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 20 Dhjetor 2006, “Mbi lejet e drejtimit”.

Ky pyetësor është bërë publik, pasi gjendet lehtësisht në Webin zyrtar të DPSHTRR.

Vlen të përmendet fakti që si rezultat i procedurave të ndjekura për përditësimin e pyetësorit teorik, nga vënia në përdorim e tij dhe deri më sot, nuk ka patuar asnjë vërejtje zyrtare apo kontestim për testet e gjeneruara prej tij.

Së fundmi, Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale, ka përfunduar përditësimin e pyetësorit teorik të përshtatur për provimin e njohurive teorike të kandidatëve që kërkojnë të drejtojnë mjete të kategorive C1, C1E, D1 dhe D dhe ja ka dërguar për vërejtje dhe propozime konkrete, dy Shoqatave të autoshkollave, Drejtorive Rajonale dhe Autoshkollave kryesore që kryejnë aktivitetin në territorete juridiksionit të tyre për të mundësuar nëpërmjet këtij bashkëpunimi, vënien në përdorim të një pyetësori korrekt, cilësor dhe në përputhje me kërkesat e direktivës 2006/126/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 20 Dhjetor 2006, “Mbi lejet e drejtimit”.

Mbi këtë deklaratë për shtyp është bërë me dije gazeta Telegraf.