dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Përurimi i sallës së re të Regjistrimit të Mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale Tiranë

DPSHTRR duke u bazuar në programin e Qeverisë RAMA 2, ka ndërmarrë një sërë  investimesh në Drejtoritë Rajonale, me qëllim ofrimin e një shërbimi më të mirë dhe lehtësimin e tij për qytetarët nëpërmjet komunikimit dhe teknologjisë.

Sot me praninë e Ministrit të Infrastrukutrës dhe Energjisë Z. Damian Gjiknuri, Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor Z. Aben Isaraj dhe Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Z. Arnis Hoxha, u përurua salla e re e Regjistrimit të Mjeteve  pranë  Drejtorisë Rajonale Tiranë.

Drejtoria Rajonale Tiranë, duke qënë se përballon rreth 40% të shërbimit të qytetarëve në rang Kombëtar, përfundoi me sukses rikostruksionin e sallës së rregjistrimit të mjeteve. Kostoja e këtij investimi ishte rreth 12 milion Lekë, e përballuar tërësisht nga buxheti i DPSHTRR.

E pajisur me kushte dhe logjistikën bashkohore kjo sallë përfaqëson standartet më të larta në dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve të Tiranës. Janë rreth 20 sportele  të cilët përballojnë rreth 320 aplikime në ditë, duke rritur 50% numrin e shërbimit. Në këtë sallë të re të Regjistrimit të Mjeteve ofrohen rreth 30 lloje shërbimesh duke theksuar që koha e shërbimit nga disa orë është shkurtuar në 20 minuta. 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor vazhdon investimet në të gjitha Drejtoritë Rajonale të saj, siç theksoj Z. Arben Isaraj, për të rritur cilësisht shërbimin ndaj qytetarëve. Së shpejti do të përurojmë invetimet në Drejtorinë Rajonale Elbasan,Durrës, Vlorë dhe Fier.

Lejet e Drejtimit kanë pësuar një rritje të ndjeshme në prodhim, si asnjëherë më parë në DPSHTRR, duke pasur ambicien e realizimit të tyre në kohë reale.

Z. Damian Gjiknuri vlerësoi punën e kryer në rritjen cilësore të shërbimeve dhe investimet e DPSHTRR-së nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm  Z. Arben Isaraj dhe Drejtorit të Drejtorisë së Tiranës Z, Arnis Hoxha.

DPSHTRR  ka në vëmendje dhe angazhon të gjitha strukturat e saj  që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të në rritje cilësore dhe sipas standarteve më të larta.

foto_inag1  foto_inag2

                                                                            foto_inag3