dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

DPSHTRR ka filluar lëshimin e Çertifikatave ATP

DPSHTRR ka filluar lëshimin e certifikatave ATP për të gjitha mjetet izotermike, ngrirëse, frigoriferike ose kaloriferike të cilat shërbejnë për transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të ushqimeve delikate në regjim të temperaturave të kontrolluara të cilët duhet të pajisen me çertifikatën ATP.

Kjo certifikatë lëshohet për të gjitha mjetet rrugore të regjistruara dhe të paisura me targa e leje qarkullimi në Shqipëri që kryejnë transport ndërkombëtar dhe kombëtar si për të tretë dhe me qera ashtu dhe për llogari të vet.

Ky detyrim buron nga Marrëveshja Ndërkombëtare ATP ku Shqipëria aderon pas miratimit të Ligjit Nr.9289, datë 7.10.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen “Për transportin ndërkombëtar të ushqimeve delikate dhe pajisjet speciale, që përdoren në këto transporte” dhe Udhëzimin nr. 7 datë 15.6.2012 “Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara sipas marrëveshjes ATP”, ku DPSHTRR është autoriteti kopetent për lëshimin e certifikatave ATP për këto mjete. Procedura që duhet ndjekur për t’u paisur mjeti me certifikatë ATP : Pronari ose përdoruesi i mjetit dërgon mjetin në një nga subjektet e miratuar dhe pajisur me autorizim si Ambjent Prove për kryerjen e ekzaminimit nga eksperti ATP. Pas përfundimit të kryerjes së raport ekzaminimit të mjetit paraqitet në DRSHTRR Tiranë për tërheqjen e faturës me TVSH dhe kryen pagesën në bankë të tarifës prej 4.000 lekë. Depoziton kërkesën në DPSHTRR për tu pajisur me certifikatën ATP sipas llojit të transportit kombëtare ose ndërkombëtare që kryen bashkë me:

1.Raportin e ekspertit ATP ku konfirmon gjëndjen e mirë teknike të mjetit

2.Fotokopje leje qarkullimi

3.Mandat pagese për shlyerjen e tarifës prej 4.000 lekë