dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Njoftim mbi mjetet e llojit autoveturë që nuk kanë vëllimin e motorrit në dokumentin shoqërues me treguesit teknik të shtetit të origjinës

Në zbatim të ligjit nr. 9975, datë  28.07.2008 “Për taksat kombëtare” i ndryshuar,  vlera e vëllimit të motorit është faktor jo vetëm për llogaritjen e taksës vjetore të mjeteve të përdorura por edhe për llogaritjen e taksës së mjeteve të luksit për llojin autoveturë, kur kjo vlerë është e barabartë ose më e madhe se 3000 cm3.

Pas komunikimit edhe me specialistët e Drejtorisë së Sigurisë dhe Qarkullimit Rrugor në MTI, për mjetet e llojit autoveturë të cilët nuk e kanë vëllimin e motorit në dokumentin e origjinës, regjistrimi për herë të parë do të kushtëzohet me dokumenta të tjera shtesë.

Sa më sipër po Ju dërgojmë këtë njoftim për ta publikuar në faqen zyrtare të DPSHTRR-së në funksion të transparencës dhe efektivitetit me shërbimet që kryejmë për qytetarët.

Shprehja që do të publikohet do ketë formulimin si më poshtë :

Të gjitha mjetet e përdorura të llojit autoveturë për të cilat do të kërkohet shërbim regjistrimi në DPSHTRR, por që nuk e kanë vlerën e vëllimit të motorit në dokumentin shoqërues me treguesit teknik të shtetit të origjinës, shërbimi do të përfundojë vetëm pasi të dokumentohet kjo vlerë nga i njëjti institucion i shtetit të origjinës nga vjen mjeti.