dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Njoftim mbi vendet vakante në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, nisur nga numri jashtëzakonisht i madh i aplikimeve për pozicionet e shpallura vakante në DPSHTRR dhe Drejtoritë e saj Rajonale, njofton shtyrjen e afatit të vlerësimit të kandidaturave për datën 30.11.2017.

Komisioni ad hoc, pas vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga çdo aplikant, do të njoftojë rasti pas rasti, kandidaturat që plotësojnë kriteret për pozicionet e shpallura vakante si në DPSHTRR, ashtu edhe ne Drejtoritë Rajonale.

Aplikantët, të cilët do të kalojnë fazën e parë, do të njoftohen me e-mail nga komisioni ad-hoc.

Kandidaturat e përzgjedhura do të publikohen në faqen zyrtare të DPSHTRR-së .