dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Publikimi i pyetsorit të ripunuar për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, dhe B 2018.

 

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Transportit  dhe Infrastrukturës Nr.682/4, datë 01.04.2016, “Për aktivitetin e autoshkollave, pajisjen e kandidatëve me lejedrejtimi,kualifikimin e instruktorëve të autoshkollave dhe specialistëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR)”,

duke filluar nga data 01.03.2018 e në vazhdim në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor  testimi i njohurive teorike të kandidatëve për lejedrejtimi të kategorive A1, A2, B1 dhe B, do të bëhet me teste nga pyetësori i përditësuar. Testi përbëhët nga 40 fjali dëftoretë pavarura që japin informacion të cilat përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga temat e publikuara. Në 15 temat e para përzgjidhen nga dy fajli për temë, dhe në 10 temat e tjera përzgjidhet nga një fjali për temë.

Për t’iu përgjigjur testit kandidati duhet të vlerësojë saktësinë e informacionit që jep secila nga fjalitë duke përzgjedhur njërin nga opsionet “Saktë” ose “Gabim” përbri saj.

Përzgjedhja e drejtë e opsionit për një fjali vlerësohet me një pikë.

Kandidati shpallet fitues kur grumbullon jo më pak se 36 pikë nga 40 pikët e mundshme.

 

TEMA 1 (SINJALET E RREZIKUR) 

TEMA 2  (SINJALET E NDALIMIT) 

TEMA 3 (SINJALET E DETYRIMIT) 

TEMA 4 (SINJALET E PERPARSISE) 

TEMA 5 (SINJALET HORIZONTALE DHE SINJALET QË TREGOJNË PENGESA) 

TEMA 6 (SINJALET SEMAFORIKE DHE TË POLICVE TË TRAFIKUT) 

TEMA 7 (KUFIJTË E SHPEJTESISË, RREZIKU NË TRAFIKUN E NGARKUAR) 

TEMA 8 (DISTANCA E SIGURISË) 

TEMA 9 (RREGULLAT E QARKULLIMIT TË MJETEVE) 

TEMA 10 (RREGULLAT E PERPARSISË NË KRYQËZIM)  

TEMA  11 (RREGULLAT E PARAKALIMIT) 

TEMA 12 (RREGULLA TË NDRYSHME) 

TEMA 13 (SISTEMET E PAJIMIT) 

TEMA 14 (SJELLJET PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTËVE RRUGORE)  

TEMA 15 (KUPTIMI, GJYKIMI DHE VENDIMARRJA) 

TEMA 16 (PËRKUFIZIMET RRUGORE DHE TË TRAFIKUT)  

TEMA 17 (SINJALET TREGUESE) 

TEMA 18 (SINJALET PLOTËSUESE) 

TEMA 19 (PANELET  PLOTËSUESE) 

TEMA 20 (NDALIMI, QËNDRIMI, PUSHIMI DHE NISJA) 

TEMA 21 (PËRDORIMI I DRITAVE ) 

TEMA 22 (LEJEDREJTIMI)

TEMA 23 (PËRGJEGJËSIA CIVILE) 

TEMA 24 (KUFIZIMI I KONSUMIT) 

TEMA 25 (ELEMENTËT PËRBËRËSE TË MJETIT)  

 

FIGURAT QË BËJNË LIDHJEN GRAFIKE ME  PYETJET  

 

 Figura 1-107

 Figura 108-215  

 Figura  216-386 

 Figura  501-689

 Figura  690-915