dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Ka nisur rikonstruksioni në ambientet e shërbimit të Drejtorive Rajonale.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në kuadër të reformimit dhe plotësimit të angazhimeve të marra prej saj për përmirësimin e shërbimeve që ofron ndaj qytetarëve, së fundmi ka mbyllur procedurat dhe nisur rikonstruksionin e ambienteve të sherbimit në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

Ky rikonstuksion ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të shërbimit në këto drejtori, infrastrukturë moderne, transparence me qytetarët, uljen e kohës dhe optimizimin e shërbimeve.

DPSHTRR garanton qytetarët se paralelisht me rikonstruksionet e nisura, janë në përfundim procedurat për rikonstruksionet e ambienteve të shërbimit në drejtoritë e tjera rajonale apo zyrat ku ofrohet sherbim. E gjitha kjo do krijoje kushtet për të ofruar një shërbim dinjitoz e bashkëkohor për qytetarët shqiptarë.

Nisur nga sa sipër, DPSHTRR kërkon mirëkuptim nga qytetarët për anomalitë që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe (jo më shumë se tre mujore), megjithë angazhimin maksimal të punonjësve në këto drejtori, duke mirëpritur dhe qenë të hapur për çdo sugjerim për kapërcimin e tyre.

foto1 foto2