dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Investimet e DPSHTRR-së gjatë 2018 në infrastrukturën e Drejtorive Rajonale.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke u bazuar në programin e Qeverisë RAMA 2, ka ndërmarrë një sërë projektesh investuese në Drejtoritë Rajonale me qëllim <>ofrimin e një shërbimi më të mire dhe lehtësimin e tij për qytetarët ,permes komunikimit dhe teknologjisë.

Nisur nga ndryshimi dhe llojshmëria e shërbimeve si dhe për një shërbim sa më eficent dhe të kënaqshëm ndaj qytetarëve, duke qenë se këto probleme përbëjnë një nga shqetësimet kryesore për të cilat kërkohet zgjidhje e shpejtë dhe me kërkesa të larta në drejtim të organizimit të brendshëm të ambienteve dhe riorganizimit të ambienteve ekzistuese, komoditetit dhe cilësisë arkitektonike, në Drejtorinë Rajonale Tiranë ka nisur investimi me objekt “Rikonstruksion i Sallës së Regjistrimit të Mjeteve dhe aspirim bodrumi”. Afati i realizimit të këtij investimi është rreth tre muaj

Në Drejtorinë Rajonale Elbasan, duke u nisur nga gjendja ekzistuese e kësaj godine, siperfaqja e pamjaftueshme për ambiente shërbimi e cila kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe me kërkesa të larta në drejtim të organizimit të brendshëm të ambienteve, pozicionimit të tyre si dhe komoditetit e cilësise arkitektonike, Drejtoria e Përgjithshme po kryen investimin me objekt “Shtesë anësore e godinës administrative 2 kate dhe rikonstruksion”. Qëllimi i realizimit të këtij investimi është krijimi i ambienteve shtesë komode dhe të përshtatshme për të zhvilluar një aktivitet normal ne shërbimin ndaj qytetarëve si dhe për personelin. Afati i realizimit të këtij investimi është 6 muaj.

Në Drejtorinë Rajonale Vlorë, është në fazën e përfundimit të punimeve, investimi me objekt “Shtesë anësore e godinës administrative 2 kate dhe rikonstruksion”. Ky investim ka realizuar shtimin dhe përmirësimin e ambienteve të shërbimit për qytetarët si dhe sistemimin e arkivave.

Së shpejti do të nisë investimi në Drejtorinë Rajonale Durrës me objekt “Rikonstruksion i Sallës së Drejtuesve të Mjeteve dhe rikonstruksion fasade”, duke patur qëllimin për të ofruar një shërbim sa më dinjitoz dhe bashkëkohor për qytetarët. Për këtë investim jemi në fazën e marrjes së Lejes së Rikonstruksionit nga Bashkia Durrës, investim ky që do të zgjasi tre muaj nga data e fillimit të punimeve.

Me qëllim përmirësimin e ambienteve të shërbimit ndaj qytetarëve dhe krijimit të kushteve sa më komode, për Drejtorinë Rajonale Sarandë po hartohet projekti i investimit me objekt “ Rikonstruksion godine”. Ky investim do të zgjasi rreth një muaj nga fillimi i punimeve.

Gjithashtu, jemi në fazën e projektimit të investimit me objekt “Shtesë anësore e godinës administrative 2 kate dhe rikonstruksion”, për Drejtorinë Rajonale Fier. Sikurse për të gjitha Drejtoritë Rajonale, edhe për këtë drejtori, investimi lidhet së pari me shtimin e sipërfaqeve dhe rikonstruksionin e ambienteve të shërbimit ndaj qytetarëve si dhe krijimin e kushteve komode për ta dhe punonjësve të administratës. Ky investim do të zgjasi për dhjetë muaj nga data e fillimit të punimeve.

Të gjitha këto investime, që do të realizohen brenda vitit 2018, kapin vlerën 131 200 000 lekë.

DPSHTRR garanton qytetarët, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për shqetësimin, se pavarësisht nga rikonstruksionet e nisura, shërbimi do të vazhdojë pa ndërprerje duke patur vëmendjen dhe angazhimin maksimal të punonjësve të administratës së këtyre drejtorive, për të ofruar kushte sa më optimale. DPSHTRR mirëpret dhe është e hapur për çdo sugjerim për kapërcimin e anomalive.

                                            e re