dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Njoftim

Njoftojmë subjektet fizike/juridke të cilët kanë ankimuar masat e marra nga Drejtoria e Investigimit Administrativ se në datë 03.07.2018, janë të lutura të paraqiten të gjitha subjektet e interesuara që janë penalizuar në zbatim të ligjit 9573 datë 03.07.2006, “Për Autoriparimin , Shitblerjen ,Depozitimin e Mjeteve Rrugore me Motor, të Rimorkiove dhe Pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe te veprimtaritë që lidhen me to”, nga organet kontrolluese të DPSHTRR-së .

Ankesat e përcjella pranë DPSHTRR-së, do të shqyrtohen në datën e mësiperme ora 10:00 nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave.

Subjektet mund të paraqiten pranë Qëndrës së Kontrollit Teknik (ish NSHRAK- Tiranë).

Ju faleminderit për bashkëpunimin.