dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Tre kujtesa të rëndësishme që duhet ti dinë të gjithë përdoruesit e automjeteve!

 

Të gjithë qytetarët që janë pronar automjetesh duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me:

 

  • Pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve.
  • Çregjistrimin e përkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo çregjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit.
  • Ndryshimin e pronësisë së tij në organet kompetente, brenda 10 ditësh nga kalimi i pronësisë nga njeri pronar në tjetrin, nëpërmjet akteve juridike.
Më poshtë po citojme tre  rregullat themelore,  që përdoruesit e mjeteve duhet të ndjekin dhe të jenë të kujdesshëm në lidhje me dokumentacionin e mjeteve të tyre.

1. Pagesat e taksave.

 

Kujdes! Përdoruesit e automjeteve janë të detyruar të paguajnë taksat e përvitshme për automjetet.

 

2. Çregjistrimi i përkohshëm dhe i përhershëm i mjeteve.

 Për çrregjistrim të përkohshëm të mjetit kërkohen këto dokumenta (heqje e përkohshme nga qarkullimi me të drejtë riaktivizimi).

Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

1. Leja e qarkullimit.

2. Çertifikata e pronësisë.

3. Targat e mjetit.

4.  Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.

5.Çregjistrimi bëhet vetëm një herë gjatë një viti, duke paguar detyrimet financiare deri në momentin e kryrjes së veprimeve.

 

Për çrregjistrim të përhershëm të mjetit kërkohen këto dokumenta (heqje e përhershme nga qarkullimi.

Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

1. Leja e qarkullimit.

2. Çertifikata e pronësisë.

3. Targat e mjetit.

4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.

 

Për çrregjistrim mjeti per eksport ( heqje nga qarkullimi në Shqipëri për në shtete të tjera, kërkohet:

Duhet të paraqitet pronari i mjetit për kryerjen e veprimeve pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

1. Leja e qarkullimit

2. Çertifikata e pronësisë

3. Targat e mjetit

Këto dokumenta dorëzohen në degën e rregjistrimit të mjeteve dhe mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat dhe çertifikatë pronësise.

 

3. Ndryshimi i pronësisë.

Kujdes! Në rast ndryshimi të pronësisë së motomjeteve automjeteve

 

  • Qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë mer masa për rregjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve te tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë.
  • Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lek.
  • Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhurnimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë.

 Për të bërë ndryshimin e pronësisë:

  • Kartën e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri.
  • Dokumentin e fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.
  • Lejen e qarkullimit të mjetit.
  • Certifikatën e pronësisë së mjetit.
  • Certifikatën e kontrollit fizik të mjetit.
  • Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër.

Këto jane tre kujtesa të cilat duhet ti ndjekin hap pas hapi përdoruesit e automjeteve për të qenë në rregull me legjislacionin në fuqi