dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Historiku i Drejtorisë Rajonale Elbasan

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor  Elbasan   ka filluar  aktivitetin e saj në  muajin Nëntor të vitit 1999 dhe varet nga  Drejtoria  e Përgjithshme e  Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë,  e cila është  krijuar  me vendim të Këshillit të Ministrave  nr. 343  datë 01.11.1999.

Ajo vepron mbështetur në Ligjin nr. 8378 dt. 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,  Ligjin nr.8308 dt.18.03.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar ,  Ligjin Nr.7582 dt.13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore” si dhe në akte të tjera ligjore e nënligjore.

Drejtoria Rajonale  e Shërbimeve të Transportit Rrugor  Elbasan   kryen  shërbime ndaj subjekteve fizike dhe juridike,  private dhe shtetërore në fushën e transportit rrugor.

Ajo ofron shërbime për të gjithë  shtetasit    banorë  të  Qarkut  Elbasan duke përfshirë këtu  Bashkitë  Elbasan ,  Librazhd,   Prrenjas,  Gramsh,  Cërrik, Belsh, Peqin.

Në  Degën e  Regjistrimit të Mjeteve  kryhen  veprimet  për regjistrimin  e  mjeteve, dhe veprime  të tjera që lidhen me to  si:  kontrolli fizik i  mjetit,   ndërrim   të  pronësisë së mjeteve ,  ndryshime  konstruktive të mjeteve  ,  dhënia e  targave  për mjetet e shërbimit taksi ,  dhënia e liçencave për   transport mallrash dhe  udhëtarësh për të  tretë dhe me qera  brenda vendit ,  pajisje me akt komoditeti  për mjetet  e shërbimit publik  etj

Në Degën  e Drejtuesve të Mjeteve  kryhen veprimet për  pajisjen e qytetarëve me leje drejtimi  , Dëshmi Aftësie Profesionale  si dhe rinovimin e tyre, pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare ,  provizore,  transferim dosje leje drejtimi,  pajisja me Autorizime për  kandidatët për leje drejtimi  si dhe  të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me  aktivitetin e  Autoshkollave .

Sektori i  Kontrollit Rrugor   ushtron kontrollin në rrugë lidhur me dokumentacionin që duhet të  disponojnë    mjetet dhe drejtuesit  e tyre me synim minimizimin e informalitetit në fushën e transportit dhe në zbatim të ligjeve të sipërpërmendura, në Ligjin nr. 8378 dt. 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar  ligjin nr.8308 dt.18.03.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar .

Deri  në Nëntor të vitit 2009 në  këtë Drejtori    kryhej  edhe  shërbimi i kontrollit teknik të mjeteve ,  shërbim i cili  nga nëntori 2009  e në vazhdim   kryhet  nga kompania  koncensionare SGS Automotive Albania.

Gjithashtu    në rolin e agjentit tatimor  kjo Drejtori  vjel  edhe taksën e mjetit të përdorur për mjetet  e regjistruara , kjo në bazë të Ligjit  nr.9975  dt. 28.07.2008   “  Për taksat  kombëtare “  i   ndryshuar . 

Drejtuesit ndër vite në këtë Drejtori kanë qënë :

Periudha  Nëntor 1999-  Dhjetor 2004    Z. Bedri Çapja

Periudha   Dhjetor 2004 -   Nëntor  2005    Z. Aleksandër Sinani 

Periudha    Nëntor  2005  -    Dhjetor  2009   Z. Adi Madhi

Periudha    Janar 2010   -     Prill 2013    Z.  Astrit Xhelili

Periudha     Prill 2013    -      Tetor 2013    Z.   Ervis Xhelo

Mars  2017  e në vazhdim  kjo  Drejtori   drejtohet nga z.  Astrit Xhelili

 

Struktura e Drejtorisë Rajonale Elbasan

Struktura  aktuale është miratuar me Vendim nr. 17  dt. 08.07.2015 të Këshillit  Drejtues  të DPSHTRR –së ,  dhe  përbëhet  nga  5 degë apo sektorë  sipas profilit të punës dhe shërbimeve që ofrohen si më poshtë :

 

 

Nr

 

Pozicioni

 

 

Nr. I punonjësve 

I

 Drejtor

1

 

Sektori i Burimeve Njerëzore  dhe Shërbimet Mbështetëse 

 

II

Përgjegjës sektori , jurist

1

 

Protokoll, arshivë, magazinë

1

 

Furnitor, shofer

1

 

Punëtore pastrimi

1

III

Dega e  Finances

 

 

 Kryetar dege

1

 

 Ekonomist

1

 

 Ekonomist

1

 

Arkëtar

1

 

Faturist  i taksave dhe  gjobave

1

 

Arkëtar i taksave dhe  gjobave

1

IV

Dega e Regjistrimit te Mjeteve

 

 

Kryetar dege, specialist i regjistrimit të mjeteve 

1

 

Kontrollor fizik dhe tahografi

2

 

 Specialist i regjistrimit të  mjeteve

3

 

Specialist informacioni

1

 

Specialist i  verifikimit dhe korrespondencës së mjeteve

2

 

Kordinator për dokumentacionin e mjeteve

1

 

Arkivist

1

V

Dega e Drejtuesve të Mjeteve 

 

 

Kryetar dege +  Specialist I testimit të kandidatëve

1

 

Specialist i testimit të kandidatëve

3

 

Specialist aplikimi për leje drejtimi

2

 

Kordinator për lejet e drejtimit

2

 

Specialist i lejeve të drejtimit

2

 

Arkivist

1

 

Zyrë shërbimesh Librazhd

 

 

Faturist i  taksave gjobave dhe veprime të tjera

1

 

Arkëtar

1

VI

Sektori I Kontrollit Rrugor

 

 

Përgjegjës sektori

1

 

Inspektor i  kontrollit rrugor

6

 

Gjithsej

42

 

Drejtoria-Rajonale-Elbasan-1

 

Drejtoria-Rajonale-Elbasan-2

 

 

   elbasani                                    elbasani_2

 

Adresa e e-mail:  This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

Adresa :Ish Parku Komunal, Elbasan, nr. tel, fax 054253454