dpshtrr

Drejtoria e Pergjithshme
e Sherbimeve te Transportit Rrugor

Kontakti i DPSHTRR

Position
Address:
Rruga ‘Irfan Tomini” Tirane Shqiperi

Fax: +355 (0) 4 2238138

Information: Të nderuar vizitorë të faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Institucioni jonë, në cilësinë e kontrolluesit të faqes në web www.dpshtrr.gov.al mbledh, përpunon dhe ruan të dhëna sipas qëllimit të përcaktuar, në përputhje me ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar. Dëshirojmë të bëjmë me dije se dhënia e të dhënave personale nuk është e detyrueshme, por në vullnetin e çdo subjekti për të dhënë ose jo informacion.

Në cilësinë e kontrolluesit kemi marrë masat e përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona te paautorizuar. Pasi informacioni mbërrin në Web serverin e DPSHTRR-së, kjo e fundit implementon një sistem sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Pasi përdoruesi të këtë dhënë vullnetarisht informacion, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Drejtorisë sonë, të aksesojë këto të dhëna si dhe të kërkojë korrigjimin e tyre. Ruajtja, trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008  "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Duke dashur që bashkëpunimi jonë të jetë i besueshëm dhe efiçent, dëshirojmë të garantojmë çdo subjekt të të dhënave, se institucioni jonë mbështetet dhe vlerëson maksimalisht parimin e transparencës duke garantuar te secili prej jush siguri në përpunimin e informacionit tuaj.