dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Programi i Transparencës DPSHTRR

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje DPSHTRR) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së DPSHTRR-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e DPSHTRR-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

 II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së DPSHTRR -së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AP-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinëDPSHTRR-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 387, datë 22.07.1998 “ Kodi Rrugor” i ndryshuar, nr. 153 datë 07.04.2000 “Per miratimin e rregullores se Kodit Rrugor” i ndryshuar.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i proçedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës proçedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni pa kërkesë duhet të jetë:
    1. i plotë;
    2. i saktë;
    3. i përditësuar;
    4. i thjeshtë në konsultim;
    5. i kuptueshëm;
    6. lehtësisht i aksesueshëm;
    7. i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit    

 

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugorr, vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.dpshtrr.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të DPSHTRR-së; 
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja.
  • Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

IV. TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR  

 

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë 

Baza ligjore

Dokumenti Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik.

Neni 7/1/a/d

Organigrama 

Struktura Drejtuese 

Struktura e Dpshtrr-së

Pas botimit në fl/ zyrtare.

Përditësohet pas çdo akt emërimi.

Në faqen zyrtare  Kliko

Sektori i Burimeve Njerëzore.

Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument  politikash; dokument tjetër. 

Neni 7/1/b

Kodi si dhe aktete ligjore dhe nënligjore në zbatim Kliko

Pas botimit në fl/ zyrtare

Në faqen zyrtare  Kliko

Sektori Juridik

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës

Neni 7/1/c/g

Kërkesë Kliko

Ankesë Kliko

Adresë e-mail:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

Pas miratimit të Programit të transparencës.

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare  Kliko

Drejtoria e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. 

Neni 7/1/ç

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit.

Në faqen zyrtare  Kliko

Specialisti i Komunikimit me Publikun.

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.

Neni 7/1/d

Vendim Kuvendi

Parashikimet ligjore në nenin 30, 31, 31/1 33,34,35 dhe 36 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008/ i ndryshuar.
Neni 24 i ligjit nr.119/2014.

Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare.

 

E përhershme

Në faqen zyrtare  Kliko

Drejtoria e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Mekanizmat monitorues; raporte  auditi; dokumentet me tregues performance 

Neni 7/1/dh

Raporte monitorimi dhe auditimi (KLSH & MTI)

 

Menjëherë pas depozitimit në DPSHTRR 

Drejtoria e Auditit të Brendshëm

Buxheti

Neni 7/1/e

Buxheti Kliko Pas miratimit nga MTI

Në faqen zyrtare Kliko

Drejtoria Ekonomike

Informacion për procedurat e prokurimit.

Neni 7/1/ë

Prokurimet Kliko 

Menjëherë pas dërgimit në APP.

Në faqen zyrtare  Kliko

Sektori i Prokurimeve

Shërbimet e autoritetit për publikun

Neni

7/1/f

Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj.

Neni 7/1/gj

Mbajtja e dokumentacionit nga DPSHTRR

Neni 7/1/h

Në zbatim të “Kodit Rrugor” si dhe akteve ligjore e nënligjore në zbatim

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të këtij ligjit nr.119/2014.

Neni 7/1/i

Pas miratimit të programit të transparencës.

Në faqen zyrtare Kliko

Me kufizime të identitetit të ankuesit. 

Koordinatori

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.

Neni 7/1/k

Kërkesë për ndryshim pronësie mjeti.

Dokumentacioni për rinovimin e lejes së drejtimit.

Dokumentacioni për regjistrimin e mjetit për herë të parë.

Pas miratimit nga Titullari

Informacione të tjera  të dobishme

Neni 7/1/l

Ankesa


Kërkesa

 

Politika e privatësisë

Pas miratimit nga Titullari

 

 V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, DPSHTRR-ja vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit [www.dpshtrr.gov.al] dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

 VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.