dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

   

Arben Isaraj

Drejtor i Përgjithshëm  

 


 

Arben Isaraj, i biri i Violetës dhe Astritit, ka lindur në Vlorë më 21 prill 1966 dhe banon në Tiranë. Është i martuar me Elona Isaraj (Dilo) dhe kanë dy fëmijë, Flavion dhe Fionën.

 

Arben Isaraj ka një karrierë të gjatë e të larmishme akademike, administrative dhe politike.

 

Pasi ka kryer studimet e larta për Drejtësi, në ‘88-të diplomohet “Jurist”, dhe nga ‘88 deri në ‘98, ai ka qenë asistent dhe pedagog i brendshëm i lëndëve “Histori e Doktrinës Politike-Juridike” e “Filozofi e së Drejtës” (’98-’02 pedagog i jashtëm) si dhe Zëvendësdekan  në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

 

Në mbi 10 vjet si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, ai është specializuar dhe kualifikuar në fushën e mendimit politik e juridik në Angli, Francë, Gjermani, Itali, Belgjikë, Greqi etj, si dhe ka qënë autor e bashkёautor punimesh, artikujsh shkencor si dhe tekstesh universitare mbi të drejtën dhe ligjin. Sot është pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, për lëndën Etika Ligjore/Profesionale.

 

Jeta e tij aktive politike dhe publike,  zë fill në vitin 1998-të  me emërimin dhe e ushtrimin e detyrave si Këshilltar Juridik dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i dy Kryeministrave dhe i ministrit të Mbrojtjes, Inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe zëvendësministër i Rendit Publik.

 

Në zgjedhjet parlamentare mazhoritare të vitit 2005-së, Arben Isaraj kandidoi për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, me mbështetjen e Partisë Socialiste, duke shënuar një fitore direkte ndaj rivalit të tij, në zonën zgjedhore nr.95, Qarku Vlorë. Ai kryesoi  në vitin 2009-të listën zgjedhore parlamentare në Qarkun e Vlorës duke fituar mandatin e dytë si përfaqsues i popullit.

 

Gjatë këtyre dy mandateve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (2005-2013) si dhe sekretar e nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Isaraj ishte pjesë përbërëse e komisioneve të përhershme kuvendore të ligjeve dhe sigurisë kombëtare si dhe kryetar e bashkëkryetar i disa komisioneve të posaçme hetimore kuvendore.

 

Nga tetori i 2013-tës deri në shtator 2017-të, Arben Isaraj ka mbajtur detyrën e  zëvendësministrit të Drejtësisë.

 

Në 29 shtator 2017, Arben Isaraj emërohet drejtor i Përgjithshëm, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.