dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Struktura e pagave dhe tabela e funksioneve, detyrave dhe kompetencave te drejtoreve/ive, arsimit, kualifikimet e drejtuesve

Nr Pozicioni I punes Klasa e pages Funksioni  
1 Drejtor Pergjithshem 1 Drejtori i Përgjithshëm është titullar i institucionit, drejton dhe përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin dhe veprimtarinë e punës, duke siguruar zbatimin e legjislacionit dhe akteve të tjera nënligjore nëpërmjet të cilave ky institucion funksionon. 
Kompetencat e tij janë të përcaktuara në Statutin e DPSHTRR. 
Në ushtrim të kompetencave të tij, zbaton : 
a. detyrat e përcaktuara në statut ;
b. detyrat e caktuara nga këshilli drejtues ;
c. detyrat e caktuara nga Ministri ; 
1. Perfaqeson D.P.SH.R.Rr. ne marredheniet me te tretet, me kompetenca te plota, ne kufijte e objektit te saj, me perjashtim te kompetencave qe ligji ia ka caktuar, shprehimisht Keshillit Drejtues.
2. Delegon nje pjese te kompetencave te tij tek persona te tjere.
3. Administron shpenzimet ne baze te planit te miratuar nga Ministri.
4. Emeron dhe liron nga detyra te gjithe punonjesit e D.P.SH.R.Rr. dhe te Drejtorive Rajonale, me perjashtim te drejtoreve ne Drejtorine e Pergjithshme.
5. Nxjerr urdhra, udhezime dhe rregullore ne zbatim te akteve ligjore per administrimin dhe drejtimin e D.P.SH.R.Rr.
6.Vendos per dhenie masa disiplinore per te gjithe punonjesit e sistemit.
7. Raporton perpara Ministrit ose personave te Autorizuar prej tij per veprimtarine e D.P.SH.R.Rr.
8. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e akteve ligjore dhe nenligjore te veprimtarise se D.P.SH.R.Rr. dhe akteve te nxjerra prej tij.
9. Miraton planet e punes te gjithe punonjesve ne varesi te tij.
10. I propozon Ministrit emerimin dhe lirimin nga detyra e Zv/Drejtorit te Pergjithshem dhe Drejtoreve te Drejtorive ne D.P.SH.R.Rr.
11. Organizon, drejton dhe merr pjese ne analizat, semiraret dhe takimet per probleme te ndryshme me punonjesit e Drejtorise se Pergjithshme dhe te Drejtorive Rajonale.
12. Cakton rendin e dites dhe therret mbledhjen e rradhes se Keshillit Drejtues.
13. I propozon Ministrit per miratim:
a-   Strukturen, rregulloren dhe organigramen e D.P.SH.R.Rr. si dhe ndryshime ne statutin e D.P.SH.R.Rr. 
b- Tarifat per kryerjen e sherbimeve nga D.P.SH.R.Rr.
c- Programimin ekonomiko financiar te vitit pasardhes.
14. Komandon ne detyre punonjes te drejtorise per pozicione te lira, deri ne emerimin e tyre nga organi i emerteses.
2 Zv/Drejtor Pergjith.Teknik 2 1. Drejton , kordinon dhe kontrollon të gjithë veprimtarinë  e Drejtorive Teknike  dhe sektorëve vartëse të tyre në DPSHTRr, e në Drejtoritë Rajonale.
2. Ndjek realizimin e detyrave teknike ne perputhje me planet e punes te miratuara nga titullari per Drejtorite dhe sektoret e vartesise  ne DPSHTRR dhe ne Drejtorite Rajonale.
3. Drejton punen per pergatitjen e akteve normative qe rregullojne dhe permiresojne funksionimin e Drejtorive dhe Sektoreve te vartesise.
4. Organizon punen per  hartimin e metodikave per trainime dhe kualifikimin e specialisteve ne qender dhe ne baze.
5. Ne mungese, me autorizim  dhe me porosi te Drejtorit te Pergjthshem kryen detyrat e deleguara  prej tij.
6. I propozon Drejtorit te Pergjithshem  perberjen e komisioneve te ndryshme teknike  ne perputhje  specifiken e punes dhe me kriteret te percaktuara ne aktet  juridike.
7. Drejton grupe pune dhe kontrolli, e per shkeljet apo mangesite qe konstaton propozon masa disiplinore perkatese per cdo punonjes. 
8. Drejton pune per hartimin e raporteve per realizimin e detyrave Drejtorive  qe mbulon dhe merr masa per rritjen e efektivitetit dhe permirsimin e standarteve te sherbimit te transportit rrugor.
9. Merr pjese ne analizat e Drejtorive Rajonle dhe Drejtorite ne qender sipas perkatesive dhe urdherit te titullarit.
10. Ndjek hartimin dhe zbatimin e programeve te punes vjetore dhe analitike per cdo muaj per Drejtorite e vartesise dhe kerkon realizimin e detyrave ne perputhje me kete program.
11. Merr masa organizative qe kontrolli administrativ i Drejtorive dhe Sektoreve  te vartesise ne te gjitha drejtorite rajonale te perfundoje brenda vitit kalendarik.
12. Ne bashkepunim me Zv/Drejtorin e Pergjithshem Ekonomik, me Drejtorite dhe Sektoret ne DPSHTRr, pergatit raportin e analizes, duke percaktuar detyrat dhe masat per periudhen ne vazhdim.
3 Zv/Drejtor Pergjith.Ekonomik 2 1. Organizon dhe drejton punen ne sektoret qe ka ne varesi. 
2. Kontrollon punen e te gjithe nepunesve te sektoreve ne varesine e tij si dhe procedurat e kryera prej tyre. 
3. Mbledh dhe analizon te gjitha problemet e evidentuara dhe raportuara nga nepunesit e strukturave nen varesine e tij. Vendimet per zgjidhjen e problemeve te evidentuara duhet te jene te argumentuara dhe dokumentuara ne dosjen apo fashikullin perkates.
4. Informon ne menyre te vazhdueshme Drejtorin e Drejtorise Rajonale per mbarevajtjen e punes ne sektoret qe mbulon.
5. Perpilon dokumentacionet e percaktuara per rastet e kallzimeve penale si dhe per rastet e dergimit te informacioneve apo te te dhenave per institucione apo organe te ndryshme sipas akteve ligjore. 
6. Ben propozimet tek Drejtori i Drejtorise Rajonale per permiresimin e punes ne sektoret qe mbulon, propozon per marrjen e masave disiplinore per nepunesit qe kryejne shkelje. 
7. Mbledh dhe organizon statistikat me te dhenat ekonomike perkatese dhe harton statistiken perfundimtare sipas afateve te kerkuara. 
8. Organizon pergatitjen e informacionit dhe analizave te punes per periudhen 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore dhe vjetore, si dhe merr masa per koordinimin e veprimtarise midis sektoreve qe mbulon. 
9. Ne mungese e me autorizim te Drejtorit te drejtorise Rajonale kryen detyrat e ngarkuara prej tij. 
4 Drejtori Rajonal   1. Organizon, drejton dhe kontrollon gjithe veprimtarine e DRSHTRR, informon dhe raporton perpara Drejtorit te Pergjithshem  per te gjitha problemet qe dalin dhe propozon masat konkrete qe duhen marre. 
2. Perfaqeson Drejtorine Rajonale ne te gjitha marredheniet juridike dhe Administrative. 
3. Kontrollon dhe eshte pergjegjesi direkt per zbatimin e detyrave qe burojne nga ligji nr. 8378, date: 22/07/1998, "Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise" (i ndryshuar), Rregullores dhe udhezimeve ne zbatim te tij per problemet qe dalin dhe aktivitetin dhe sherbimet qe mbulon kjo Drejtori. 
4. Kontrollon dhe pergjigjet per zbatimin e detyrave qe permban rregullorja e DPSHTRR, si dhe detyrave per realizimin e objektivave per cdo pjese te struktures qe ka ne varesi. 
5. Ndjek nepermjet strukturave perkatese realizimin e programit ekonomiko-financiar, kontrollon zbatimin e detyrave dhe merr masa konkrete per permiresimin e gjendjes. 
6. Organizon punen brenda drejtorise, per hartimin e programit ekonomik vjetor, planeve te punes dhe raporteve perkatese dhe organizon analizat javore, mujore dhe vjetore. 
7. Ben propozime konkrete per permiresimin e akteve ligjore e nenligjore ne fushen e veprimtarise qe mbulon kjo Drejtori. 
8. Ben vleresimet e punes per punonjesit qe ka ne varesi si dhe i propozon Drejtorit te Pergjithshem masa administrative te parashikuara ne Kodin e Punes per punonjesit qe kryejne shkelje ligjore apo proceduriale.
9. Bashkerendon punen me Drejtorite e DPSHTRR, per hartimin e treguesve ekonomiko-financiare, e ne menyre te vecante per percaktimin e investimeve qe do te kryhen. 
10. Merr masa per realizimin e planit te investimeve, kerkon pergatitjen a dokumenatcionit ligjor per procedurat e tenderimit dhe siguron mjetet monetare per likuidimin e lyre. 
11. Organizon punen per mireadministrimin dhe mirembajtjen e bazes materiale dhe pajisjeve