dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

TIPET E CERTIFIKATAVE TË AFTËSIMIT PROFESIONAL (CAP)

 

Certifikata e Aftësimit Profesional, shkurtimisht CAP, është dokument personal, pjesë e dokumentacionit të qarkullimit të mjetit, e vlefshme vetëm për përdorimin e mjeteve të përcaktuara në kategoritë e shënuara të cilat në të gjitha rastet duhet të jenë në përputhje me kategoritë e lejes së drejtimit të mbajtësit të saj.

 

CAPështë një dokument që vërteton aftësimin profesional 

të përdoruesve të mjeteve rrugore që drejtohen me leje drejtimi të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, në përputhje me kërkesat e direktivës BE-2003/59/KE dhe me rregullat dhe kërkesat e reja që dalin nga zhvillimi i tregut të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve.

Modeli CAP, është pjesë e udhëzimit të Ministrit dhe e njëjtë me atë që parashikon Direktiva BE 2003/59/CEprodhohet dhe shpërndahet nga strukturat e DPSHTRR-së.

Certifikata e Aftësimit Profesional CAP, do të lëshohet nga DPSHTRR-të, në varësi të kërkesës dhe lejes së drejtimit dhe janë dy llojesh;

 

a. CAP për transportin e mallravepër drejtuesit e mjeteve të destinuara për transporte specifike të mallrave me peshë të maksimale të autorizuar mbi 3.5 ton, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë C1, C1E, C dhe CE

b. CAP për transportin e udhëtarëvepër drejtuesit e mjeteve të destinuara apo autorizuara për transportin e udhëtarëve dhe nxënësve të shkollave, të pajisur me leje drejtimi të kategorisë D1, D1E,  D dhe DE.

 

Cilido që zotëron një CAP dhe që është i pajisur me leje drejtimi të kategorive C1 dhe D1 ose C dhe D, si dhe me ato që pasohen nga shtrirja e tyre, mund të kërkojë të pajiset me të dyja llojet e CAP, pasi të ketë kryer një trajnimin periodik të veçantë dhe të jetë shpallur fitues i provimit përkatës teorik.

 

Përgatitja e kandidatëve që do të kërkojnë të pajisen për herë të parë me CAP, për transportin e mallrave ose për transportin e udhëtarëve, apo do të rinovojnë atë kur ti ketë mbaruar afati i vlefshmërisë,  do të realizohet vetëm nëpërmjet kualifikimit  fillestar dhe trajnimeve periodikeqë do të kryhen në subjektet Autoshkollë  të licencuara nga QKL-ja.

 

Procedurat e pajisjes me CAP janë të përcaktuara nga Udhëzimin, Nr.3606/2, datë 28.10.2011 “Për pajisjen e përdoruesve të mjeteve rrugore të kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, me Certifikatën e Aftësimit Profesional”, të ndryshuar, dhe Rregullores së DPSHTRR-së, Nr.7, datë 11/12/2015, “Për administrimin e aktivitetit të kualifikimit dhe testimit të kandidatëventëve që do të pajisen me Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP).

 

Për regjistrimin e kandidatëve, që do të kërkojnë të pajisen me CAP, autoshkolla paraqet në zyrën e pranimit të DPSHTRR-së, një kërkesë me shkrim sipas formularit model 04CAP  si dhe dokumentacionin që i përket kandidatit. 

 

Për regjistrimin në kursin e kualifikimit fillestar:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Fotokoje e lejes së drejtimit.
  • Certifikatë mjekësore e lëshuar jo më herët se gjashtë muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Për regjistrimin në kursin e trajnimit periodik:

  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Certifikatë mjekësore e lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e aplikimit (origjinal).

  1. Pyetesori CAP