dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

DËSHMI E AFTËSISË PROFESIONALE PËR PËRDORUESIT E MAKINERIVE TË RËNDA PËR PUNIME NDËRTIMI DHE TOKE

 

Dëshmitë e Aftësisë Profesionale që lëshohen janë:   

 

 1. AUTOMAKINISTË,Dëshmi për Makineri Ndërtimi mbi bazë (autovinça, autobetonierë, autopompa betoni etj. Duhet kategoria “C” e vlefshme, sepse janë mjete që lëvizin në rrugë .

 

 2. ESKAVATORIST ME GOMA,Dëshmi për Makineri Ndërtimi vetëshkarkues, ngarkues-transportues me goma. Duhet kategoria “C” e vlefshme, sepse janë mjete që lëvizin në rrugë.  

 

 3. ESKAVATORIST ME ZINXHIR,Dëshmi për Makineri Gërmimi e Ngarkimi Dherash. Nuk ështe e nevojshme të jesh i pajisur me leje drejtimi

 

4. BULDOZERIST, Dëshmi për Makineri Gërmimi e Shtyrje Dheu. Nuk ështe e nevojshme të jesh i pajisur me lejedrejtimi.                                    

Aplikantët regjistrohen nëpërmjet subjektit privat AUTOSHKOLLË pranë zyrave të pranimit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që ka në juridiksion vendbanimin e tij. Nëse nuk ka subjekte private që ofrojnë këtë shërbim aplikanti regjistrohet në një DRSHTRR tjetër. Pranë subjektit AUTOSHKOLLË kryhet program mësimor i miratuar, programi teorik prej 12 ( dymbëdhjetë) orësh dhe programi praktik prej 8 (tetë) orësh.

 

Dokumentacioni;

  • Fotokopje e Kartës së identitetit.
  • Kërkese e aplikantit për llojin e dëshmisë.
  • Vërtetim banimi.
  • Mandat arkëtimi 500 lekë.
  • Fotokopjen e lejes së drejtimit me kategorinë përkatëse sipas dëshmisë.

 

Pagesa për regjistrim është 500 lek, pagesa e riprovimit  ështe me 600 lekë. Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3600 lekë.

 

Rinovim të Dëshmisë së Aftësimit Profesional DAP për përdoruesit e Makinerive të Rënda për Punime Ndërtimi dhe Toke.

 

Aplikanti kërkon rinovimin e Dëshmisë kur është mbushur afati i vlefshmërisë prej 5(pesë) vjetësh me nje kërkesë me shkrim të shoqëruar me dëshminë origjinale.

 

Për rinovimin e Dëshmisë së Aftësisë Profesionale dorëzohen këto dokumenta:

  • Kartën e identitetit.
  • Kërkesë me shkrim.
  • Vërtetimin e banimit.
  • Fotokopjen e lejes së drejtimit përkatëse.
  • 3 fotografi format 4x6 Fotografi  përmasa 4.2x3.5.
  • Dëshmia Origjinale (në rast humbje denoncimin ).
  • Mandat arkëtimi 800 lekë.

 

Zëvendësimi i Dëshmive të Aftësisë Profesionale

 

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e Dëshmive të Aftësisë si rezultat i dëmtimit, të humbjes ose vjedhjes është si më poshtë;

  • Kërkesë me shkrim.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.
  • Dokumentin ekzistues (në rast humbje denoncimin).
  • Vërtetim banimi.
  • 2 (dy) copë fotografi me ngjyra me përmasa 3.5*4.2 cm.

 

Dokumentacionin për shlyerjen e detyrimeve financiare prej 800 lekësh.

 

 rastet e humbjes ose vjedhjes së Dëshmisë, kërkesa bëhet me shkrim me sqarime të hollësishme mbi humbjen e saj, si dhe paraqet një vërtetim nga komisariati i policisë ku ai banon, nëse Dëshmia e humbur nuk është lëshuar nga DPSHTRR-ja duhet të paraqes një vërtetim nga institucioni që ka lëshuar Dëshminë.