dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

CERTIFIKATA E TRAJNIMIT PROFESINONAL ADR

 

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale e DPSHTRR-së, lëshon këto dëshmi dhe certifikata

 

1. Certifikatën e trajnimit Profesional ADR për drejtimin e mjeteve qe transportojnë mallrat e rrezikshme, të cilën e përfitojnë të gjithë shtetasit që kanë mbushur moshën 21 vjeç dhe që kanë një vit që drejtojnë një mjet mbi 3.5 ton (kategoria C).

  • Për t’u pajisur me një certifikatë ADR, për herë të parë, çdo aplikant duhet:

Të regjistrohet në DRSHTRR-në që ka në juridiksion vendbanimin e tij duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:

i.  Kërkesë për aplikim.

ii.  Fotokopjen e kartës se identitetit.

iii.  Vërtetim banimi.

iv.  Fotokopjen e lejes së drejtimit.

v.  Të bëjë nje pagesë 500 lekë për këtë regjistrim.

vi.  Dy fotografi në format 4.2*3.5.

vii.  Të bëjë një pagesë 500 lekë për këtë(Autorizimi).

 

Aplikanti duhet të marrë pjesë në kursin e kualifikimit për fitimin e njohurive bazë prej 18 orësh, duke bërë për këtë një pagesë prej 7200 lekësh, pas të cilës do t’i nënshtrohet provimit përkatës dhe nëse shpallet fitues në këtë provim, të marr pjesë në kursin e kualifikimit për njohuritë speciale prej 12 orësh, duke bërë një pagesë prej 4800 lekësh si dhe ti nënshtrohet provimit përkatës. Autorizimi është i vlefshëm vetëm për një vit dhe duhet të rinovohet nëse i skadon afati.

Provimet kryhen pa pagesë, ndërsa riprovimet (në rastet kur aplikanti nuk është shpallur fitues i provimit të rradhës) bëhen me pagesë 600 lekë.

Për t’u pajisur me Certifikatën e Trajnimit Profesional ADR, pasi aplikanti është shpallur fitues në të dy provimet, duhet të bëjë një pagesë 3600 lekë.

 

Certifikata e Trajnimit Profesional ADR ka afat vlefshmërie 5 vjet.

 

Për rinovimin e Certifikatës ADR, aplikanti duhet:

 

Të bëjë regjistrimin në Drejtorinë Rajonale te Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila mbulon vendbanimin e tij, duke paraqitur detyrimisht dokumentat e mëposhtme:

i. Kërkesë për aplikim.

ii. Fotokopjen e kartës së identitetit.

iii. Fotokopjen e certifikatës ADR.

iv. Vërtetim banimi.

v. Fotokopjen e lejes së drejtimit.

vi. Të bëjë një pagesë 500 lekë për këtë(Autorizimi).

 

Aplikanti duhet të marrë pjesë në kursin e kualifikimit për rifreskimin e njohurive bazë dhe speciale prej 6 orësh, duke bërë për këtë një pagesë prej 2400 lekësh, pas të cilit do t’i nënshtrohet provimit përkatës. Autorizimi është i vlefshem vetëm për një vit dhe duhet të rinovohet nëse i skadon afati.

Për t’u pajisur me Certifikatën e Trajnimit Profesional ADR, të rinovuar, afati i vlefshmërisë të së cilës është për 5 vjet, pasi aplikanti është shpallur fitues në provimin e rinovimit, duhet të bëjë një pagesë 3600 lekë.

 

Zëvendësimi i Certifikatës ADR 

 

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvendësimin e Certifikatës ADR si rezultat i dëmtimit, të humbjes ose vjedhjes është si më poshtë vijon;

i. Kërkesë me shkrim.

ii. Fotokopje e kartës së identitetit.

iii. Dokumentin ekzistues (në rastin e dëmtimit).

iv. Vërtetim banimi.

v. 2 (dy) copë fotografi me ngjyra me përmasa 3.5*4.2 cm.

Dokumentacionin për shlyerjen e detyrimeve financiare në shumën prej 800 lekësh.