dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Çertifikatë e Kompetencës Profesionale ÇKP

 Çertifikatë e kompetencës profesionale

“Çertifikatë e kompetencës profesionale” është dokument që provon se personi zotëron njohuri të mjaftueshme juridike, tregtare, financiare dhe teknike për drejtues veprimtarie të ndërmarrjes së transportit rrugor për mallra dhe udhëtarë.

Drejtues i veprimtarisë së ndërrmarjes së transportit rrugor” personi fizik i cili drejton efektivisht dhe vazhdimisht veprimtarinë e transportit të ndërmarrjes

Çertifikatë e kompetencës profesionale  është në katër lloje:

  1. Çertifikatë e kompetencës profesionale  në transportin rrugor brenda vendit të udhëtarëve
  2. Çertifikatë e kompetencës profesionale  në transportin rrugor brenda vendit të mallrave
  3. Çertifikatë e kompetencës profesionale  në transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve
  4. Çertifikatë e kompetencës profesionale  në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave

Çertifikatë e kompetencës profesionale  në transportin rrugor brenda vendit të udhëtarëve dhe çertifikatën e kompetencës profesionale  në transportin rrugor brenda vendit të mallrave e përfitojnë kandidatët që kanë mbaruar arsimin e mesëm.

Çertifikatë e kompetencës profesionale  në transportin rrugor  ndërkombëtarë të  udhëtarëve dhe çertifikatën e kompetencës profesionale  në transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave e përfitojnë kandidatët që kanë mbaruar  arsimin e mesëm dhe që vërtetojnë se kanë një eksperiencë pune si administrator ose drejtor për një periudhë tre vjeçare pa ndërprerje në një ndërmarrje transporti rrugor, si dhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e ciklit të parë në institucionet e arsimit të lartë.

Aplikimi për Çertifikatë e kompetencës profesionale për hërë të parë

Aplikimi për Çertifikatën e kompetencës profesionale bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor (DRSHTRR-së)  ku ka vendbanimin aplikanti shoqëruar me dokumentet vërtetues të mëposhtëm ku me to krijohet një dosje për çdo kandidat:

  • Kërkesën e kandidati që dëshiron të pajiset me çertifkatë të komptencës profesionale ku të cilësohet dhe lloji i transportit që kërkon (brënda vendit të udhëtarëve,brënda vendit të mallrave, ndërkombëtar të udhëtarëve, ndërkombëtare të mallrave)
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës të shkollës
  • 6 (gjashtë) copë fotografi me ngjyra 4.2*3.5 (pasaport)
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë) e cila njësohet nga pranuesi;
  • Vertetim banimi
  • Pagesën e regjistrimit
  • Pagesën e zhvillimit të kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës të kandidatit
Pagesa kryhet në Drejtoritë Rajonale ku dhe kryhet aplikimi.

Organizimi i trajnimit për hërë të parë. Drejtoria e kualifikimeve profesionale (sektori i kualifikimeve profesionale), organizon trjanimin e kandidatëve për drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor të mallrave e udhëtarëve sipas Udhëzimit nr.1 dt 28.01.2009 të Ministrisë së Punëve Publike e Transportit, me dy nivele:

a.Niveli i parë me 96 orë mësimi për transport të brëndshëm për mallra e udhëtarë.

b.Niveli i dytë me 120 orë mësimi për transport ndërkombëtarë për mallra e udhëtarë. Ndarja e orëve të trajnimit është si më poshtë

  • Pjesa teknike 40 orë
  • Pjesa ekonomike 28 orë
  • Pjesa juridike 28 orë
  • Transporti ndërkombëtar 24 orë

Rinovimi

Çertifikata e Kompetences Profesionale lëshohet me afat pesë vjeçar, më pas kryhet rinovimi. Kandidati duhet të aplikojë të paktën 3 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së ÇKP-së.

Aplikimi për rinovimin e Çertifikatës së Kompetencës Profesional                                                                                                        

Kandidati që kërkon të kryej rinovimin e Çertifikatës së Kompetencës Profesionale përjashtohet nga provimi, por jo nga trajnimi. Aplikimi bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor (DRSHTRR-së)  ku ka vendbanimin aplikanti shoqëruar me dokumentet vërtetues të mëposhtëm:

  • Kërkesën e kandidati që dëshiron të kryej rinovimin Çertifkatës së Komptencës Profesionale ku të cilësohet lloji i çertifikatës që kërkon të rinovjë.
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës
  • 6 (gjashtë) copë fotografi me ngjyra 4.2*3.5 (pasaport)
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë) e cila njësohet nga pranuesi
  • Vërtetim banimi
  • Ekstrakt QKB (për të vërtetuar se ka ushtruar për 3 vjetët e fundit veprimtarinë e tij pa ndërprerje)
  • Çertifikatat origjinale (ÇKP)
  • Mandat pagesa prej 800 lekë për cdo çertifikatë 
  • Pagesën e zhvillimit të kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës dhe eksperiences në punë që vërtetohet me ekstraktin e QKR-së.

Pagesa të kryhet në Drejtoritë Rajonale ku dhe kryhet aplikimi për rinovim. Lista e lëndëve mbi të cilat hartohen programet teorike për ÇKP-në kliko.

Organizimi i trajnimit për rinovim:

Drejtoria e kualifikimeve profesionale (sektori i kualifikimeve profesionale), organizon trajnimin e reduktuar për kandidatët që paraqesin kërkesën e tyre për rinovimin e certifikatës së kompetencës profesionale  me programe të hartuara sipas Udhëzimit nr.5 dt 27.05.2015 të Ministrisë së Transportit dhe Infrastruktures. Trajnimi do të kryhet mbi bazë të veprimtarisë që ka ushtruar personi që zotëron ÇKP. 

a.Mbajtësi i ÇKP-së të cilës i ka përfunduar afati i vlefshmërisë, që vërteton që ka ushtruar veprimtarin e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 24 orësh të ndara si më poshtë:

  • Pjesa teknike 7 orë
  • Pjesa ekonomike 6 orë
  • Pjesa juridike 6 orë
  • Transporti ndërkombëtar 5 orë

b. Mbajtësi i ÇKP-së të cilës i ka përfunduar afati i vlefshmërisë, por që nuk vërteton që ka ushtruar veprimtarin e tij pa ndërprerje në 3 vitet e fundit i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 48 orësh të ndara si më poshtë:

  • Pjesa teknike 14 orë
  • Pjesa ekonomike 12 orë
  • Pjesa juridike 12 orë
  • Transporti ndërkombëtar 10 orë

Zëvëndësimi i ÇKP kandidati mund të kërkojë zëvëndësimin e ÇKP-së në rast dëmtimi. Kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me çertifikatë origjinale.

Kandidati mund të kërkojë zëvëndësimin e ÇKP-së në rast humbje ose vjedhje. Kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të përmbajë sqarime të hollësishme mbi humbjen e saj.

Kandidati mund të kërkojë ndryshimin të emrit në ÇKP-së. Kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me çertifikatën origjinale si dhe dokument zyrtar që identifikojnë të njëjtin person.

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e ÇKP-së si rezultat i arsyeve të sipër përmendura është si më poshtë vijon:

  • Kërkesë me shkrim sipas rastit
  • Fotokopje e kartës së identitetit
  • Dokumentin ekzistues (në rastin e dëmtimit apo të ndryshimit të emrit)
  • Vërtetim banimi
  • Fotografi me ngjyra me përmasa 3.5*4.2 cm sipas numrit të ÇKP-së që do zëvëndësojë

Dokumentacionin për shlyerjen e detyrimeve financiare prej 800 lekësh për çdo çertifikatë