dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

VËRTETIM I AFTËSISË PROFESIONALE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË AGJENCISË

 

Për t’i dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve, për të aplikuar për t’u pajisur me Dëshminë e Aftësisë Profesionale (DAP) të përgjegjësit teknik të veprimtarisë së Autoriparimit dhe me Vërtetim të Aftësisë Profesionale (VAP) të Titullarëve të Agjencive të Trajtimit të Praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor, DPSHTRR ka përgatitur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për regjistrimin, testimin dhe pajisjen me DAP dhe VAP në plotësim të detyrimeve të:

 

Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”, si dhe Udhëzimet e Ministrit:

 

1. Udhëzimi Nr.1545, datë 29.03.2016 “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor ose riomorkiove të reja të përdorura të autorizuara nga prodhuesi”

2. Udhëzimi Nr. 1546, datë 29.03.2016 “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”

3. Udhëzimi Nr.1547, datë 29.03.2016 “Agjencitë që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose rimorkiove”

4. Udhëzimi Nr.1548, datë 29.03.2016 “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”

 

Përgjegjësi Teknik, sipas Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”, është detyrim për të gjitha subjektet që kërkojnë të licencohen për kryerjen e veprimtarive që përfshihen në kategoritë me kodet VII.3.B.1, VII.3.B.2, VII.3B.3. Titullari i Agjencisë, sipas nenit 23 të këtij ligji, është detyrim për të gjitha subjektet që kërkojnë të licencohen për ushtrimin e veprimtarisë së Agjencisë për Praktikat e Qarkullimit të Mjeteve me Motor dhe/ose rimorkiove.

 

Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 107, datë 10.02.2016

“ Për një shtesë në Vendimin Nr. 538, datë 26.05.2009 të Këshillit të Ministrave,

“ Për licencat dhe Lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar, Ushtrimi pa leje i çdo veprimtarie, për të cilat Ligji Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura për veprimtaritë që lidhen me to”, kërkon marrjen e licencës, përbën kundravajtje administrative dhe sipas rastit dënohen me gjobë nga 200 000 deri në 400 000 lekë.

 

Kërkesa të nevojshme

 

Aplikanti që kërkon të pajiset me VAPnë përputhje me përcaktimet e bëra në Ligjin Nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, duhet të plotësojë këto kërkesa:

1. Të jetë Inxhinier Mekanik ose Teknik, Mekanik Transporti.

2. Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2 të nenit 3 të këtij ligji

3. Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij       

 

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim;

 

Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 4 të kësaj rregulloreje, për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

 

a. Kërkesën në formë deklarate  për pajisje me VAP (ku të ketë përcaktuar edhe nënkategorinë/ritë e kërkuara)sipas modeli 001S.

b. Kopjen e kartës së identitetit.

c. Kopje e noterizuar e Diplomës  Inxhinier Mekanik) ose e Dëftesës  së Pjekurisë (për teknik i mesëm mekanik)

d. Dokumentacionin  teknik justifikues (origjinal ose fotokopje të noterizuar) për atë që është e paraqitur si veprimtari e kryer prej tij, në CV, që kanë lidhje me fushën e veprimtarisë së nënkategorisë përkatëse.

e.Vetëdeklarim i personit, në lidhje me gjendjen e tij me organin e gjykatës, që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3, të Ligjit  Nr.9573, datë 03.07.2006

f. Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit ku banon.

 

Përgatitja teorike e aplikanteve për  VAP

 

DPSHTRR-ja, ashtu si dhe është përcaktuar në Ligjin Nr.9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, për përgatitjen teorike të aplikantëve që do të kërkojnë të pajisen me DAP ose VAP, organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin, me shkresë nr. 7449/1, datë 22.10.2007.

Për këtë qëllim:

1. Aplikantët e pajisur me Vërtetim Aplikimi, sipas nenit 6 të kësaj rregulloreje, duhet t’i nënshtrohen kursit të detyruar teorik të kualifikimit, në datat e programuara nga DPSHTRR-ja, pasi të jenë pajisur më parë me programin përkatës, i cili është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje.

2.Kurset e trajnimit do të organizohen të programuara nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale,  nëpërmjet specialistëve të kësaj fushe.

 

Provimi i njohurive

 

1. Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

2.  Aplikantët për pajisje me VAP (Vërtetim Aftësie Profesionale), merren në provim një herë në vit.

 

Rinovimi i VAP (Vërtetim Aftësie Profesionale)

 

1. Rinovimi i VAP (Vërtetim Aftësie Profesionale) bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.

2. Në rastin e dëmtimit, subjekti dorëzon dokumentin e vjetër të dëmtuar, dokumentin e identifikimit dhe 2 fotografi.

3. Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, subjekti duhet të paraqes dokumentin e identifikimit, të dorëzoj 2 fotografi si dhe deklarimin përkatës për arsyen e rinovimit.

4. Në të gjitha rastet, subjekti kërkues, plotëson kërkesën model 001S.

5. Dokumentat e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse të subjektit kërkues.

6. Procedurat e mëtejshme janë të njëjta si në rastin e aplikimit për herë të parë.