dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

DËSHMI E AFTËSISË PROFESIONALE PËR SHOQËRIMIN TEKNIK TË MJETEVE JASHTË NORME NË KRYERJEN E TRANSPORTEVE NË KUSHTE JO NORMALE

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim;

 

Aplikantët që kërkojnë të pajisen me Dëshminë e Aftësisë Profesionale, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesën për regjistrim sipas modelit 001SHT pjesë e kësaj rregulloreje.

2. Kopjen e kartës së identifikimit.

3. Kopje e noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë.

4. Vërtetimin për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit ku banon.

5.Fotokopjen e lejedrejtimit nëse punonjësi është edhe drejtues i mjetit. 

                                     

                                                       Programi i trajnimit

 

Programi i trajnimit  për përgatitjen teorike të aplikantëve, sipas nenit 16 të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Rendit Nr. 4447, datë 23.09.2003 “Për Shoqërimin Teknik të Mjeteve Jashtë Norme në Kryerjen e Transporteve në Kushte Jonormale” është hartuar nga Policia Rrugore, DPRR dhe DPSHTRR-ja dhe është miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore.

 

Përgatitja teorike e aplikantëve për  DAP ose VAP.

 

DPSHTRR-ja, ashtu siç  është përcaktuar në nenin 15 të Udhëzimit Nr. 4447, datë 23.09.2003  pasi plotësohet një numër jo më i vogel së 10 aplikantë organizon trajnimin. Kurset e trajnimit do të organizohen  nga Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale e cila përpilon grafikun e zhvillimit të kursit të kualifikimit. Pjesëmarrja e aplikantëve në këto kurse pasqyrohet në regjistrin e pjesëmarrjes model 005 SHT pjesë e rregullores Provimi i njohurive të fituara kushtëzohet me pjesëmarrjen e detyruar në kurset e trajnimit. Aplikantët që nuk kanë marr pjesë në kurset e trajnimit, pavarësisht se i kanë kryer pagesat përkatëse, nuk do të lejohen të marrin pjesë në provimin e njohurive.

 

Provimi i njohurive

 

Në provim, merren aplikantët që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

 

Rinovimi i DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale)

 

1. Rinovimi i DAP Dëshmi Aftësie Profesionale të shoqëruesit teknik të mjeteve jashtë norme në kryerjen e transporteve jonormal, bëhet:

a) Kur i përfundon afati i vlefshmërisë.

b) Kur dëmtohet ose humbet.

Për të rinovuar Dëshminë e Aftësisë Profesionale, të paktën 1 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë, mbajtësi i saj duhet të drejtohet në zyrat përkatëse të DPSHTRR-së dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Kopjen e kartës së identifikimit.

2. Dëshminë e Aftësimit Profesional të cilës i ka përfunduar afati.

3. Vërtetimin për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit ku banon.