dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Materiale për provimin e Taksistave

 

Cfarë duhet të dini nëse do të kërkoni të paiseni me Dëshmi Taksisti?

Në shërbimin e transportit të udhëtarëve me taksi, mund të punoi çdo shtetas i pajisur me leje drejtimi të kategorisë D dhe i pajisur me Dëshmi Taksisti.

Për tu pajisur me Dëshmin e Daksistit, duhet që të shpalleni fitues i një testimi që organizohet nga DPSHTRr-ja, në zbatim të pikës 5, gërma “c”  të kreut III të Udhëzimit të MTI Nr. 1649, datë 16/08/1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, i ndryshuar.

“Dëshmia e taksistit” sigurohet nëpërmjet zyrave të shërbimit të DPShTRr-së mbasi ti jeni nënshtruar një testimi ku të demonstrojë aftësitë tuaja në;

- Njohuri mbi ligjet në fushën e transportit dhe aktet në zbatim të   tyre.

- Njohuri mbi ndihmën e shpejtë në rast aksidentesh ose arsye të tjera.

- Të ketë dhe të njohë mirë hartën e qytetit ku kryen aktivitetin kryesor, si dhe adresat e institucioneve kryesore publike, hotelet, qëndrat shëndetësore, turistike etj.

Njohuritë minimale për një gjuhë të huaj ndërkombëtare (preferohet ajo angleze) janë një avantazh përzgjedhës.

Testimi eshte elektronik dhe sigurohet nëpërmjet një pyetsori që gjeneron teste të strukturuara mbi bazën e njohurive të mëposhtme:

1.Kriteret baze te liçensimit, dokumentacioni, afatet dhe vlefshmeria

2.Mënyra e organizimit të sherbimi taksi

3.Kushtet e veçanta që duhet të plotësojnë automjetet e sherbimit taksi

4.Normat e sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtaris në sherbimin taksi

5.Kryerja e sherbimit taksi, jashtë rrethit të regjistrimit

6.Zbatimi i çmimeve dhe i tarifave në sherbimin taksi

7.Sinjale rrugore treguese

8.Hartat rrugore dhe përdorimi i tyre

9.Mënyra e veprimit në rast aksidenti

        10.Sanksionet administrative ndaj drejtueseve të mjetev etaksi

Për të fituar njohuritë e nevojshmë dhe për të qënë në gjendje të plotësoni sukseshëm testin e provimit per tu pajisur me Dëshmi taksisti, përveç njohurive teorike që keni fituar për tu pajisur me kategoritë e lejedrejtimit që zotëroni, duhet ë keni njohuri edhe për aktet e mëposhtëme ligjore dhe nenligjore dhe konkretisht:

 

L igji Nr. 8308, datë 18.3.1998Për Transportet rrugor”

 

KREU II. 4

TRANSPORTI I UDHËTARËVE ME TAKSI

Neni 35

Këshilli bashkiak përcakton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të këtij shërbimi brenda juridiksionit të vet.

Licenca për shërbimin taksi jepet nga kryetari i bashkisë përkatëse, në përputhje me rregullat e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Licenca për shërbimin taksi jepet me afat 5 vjet, me të drejtë rinovimi automatikisht, kur subjekti ka përmbushur detyrimet e përcaktuara në këtë ligj.

 

Neni 36

Rregullat dhe kushtet për kërkesa të veçanta për taksitë, si dhe për zbatimin e tarifave dhe të çmimeve, përcaktohen me udhëzim të ministrit.

Këshilli bashkiak përcakton nivelet e diferencuara të çmimeve dhe të tarifave brenda juridiksionit të vet, në përputhje me udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Financave.

Niveli dysheme i tarifave të shërbimit taksi, për të gjitha llojet e taksive, nuk mund të jetë më pak se dyfishi i çmimeve të shërbimeve të njëjta me autobus (për shërbimet në linja te rregullta, qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse).

 

Neni 36/1

Taksimetrat duhet të jenë në përputhje me rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Ligjore (OIML), për sa u përket specifikimeve të përgjithshme e të veçanta dhe/ose në përputhje me kushtet e vendosura në standardet e BE-së për tipin e miratuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit, si autoriteti përgjegjës, në përputhje me paragrafin e mësipërm, për tipin e miratuar kryen verifikimin fillestar të taksimetrit.

Taksimetri duhet të jetë i kalibruar dhe i vulosur nga autoriteti përkatës, si dhe duhet të jetë në gjendje të rregullt pune dhe i vendosur në vend të dukshëm.”.

 

Neni 37

Transporti i udhëtarëve me taksi në linjë të rregullt është i ndaluar.

Në rastin kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë territorit të rrethit ku është e regjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim:

a) udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të saj;

b) të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë pronotuar dhe/ose rezervuar më parë në vajtje dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj.

Nuk lejohet krijimi i stacioneve të taksive në stacionet qytetëse dhe ndërqytetëse të autobusëve, për të kryer transport të udhëtarëve në linja te rregullta

Neni 38

Shërbimi me taksi pa licencë dhe me mjete të tjera jashtë atyre të përcaktuara në nenin 3, pika 3.6.është i ndaluar.

Kushtet dhe rregullat e përgjithshme për kryerjen e këtij lloj shërbimi përcaktohen me udhëzim te ministrit.

 

Ligji Nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

NENI 85

SHERBIMET ME TAKSI ME AUTOVETURA ME DREJTUES MJETI

1. Shërbimi taksi me autovetura me drejtues mjeti  ose shërbimi taksi, rregullohet nga aktet në zbatim që veprojnë në këtë sektor transporti.

2. Cilido që drejton një taksi i papajisur me licencën përkatëse, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në njëqind mijë lekë. Për këtë shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së lejes së qarkullimit dhe konfiskim i mjetit.

3. Cilido që, megjithëse i pajisur me licencën përkatëse, drejton një taksi jo në përputhje me normat në fuqi ose me kushtet e përcaktuara në licencë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë. Për këtë shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e tërheqjes së licencës.

 

UDHEZIMI I MPPTT Nr. 1649, Datë 16/08/1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”.

 

III. Mbi kushtet dhe rregullat e kryerjes së transportit të udhëtarëve me taksi.

 

1. Shërbimi taksi është transport rrugor publik që siguron transport të menjëhershëm të udhëtarëve dhe bagazheve të tyre deri në destinacion, duke zgjedhur itinerarin më të shkurtër, me mjete sipas nenit 3, pika 3.6 e ligjit.

2. Vendet e qëndrimit dhe nisjes së taksive përcaktohen me vendim të Këshillit të Bashkisë dhe organeve të tjera kompetente si ato të aeroporteve, hekurudhave, porteve dhe agjensive të transportit interurban dhe ndërkombëtar brenda juridiksionit të tyre. Automjetet taksi në këto terminale zënë vend sipas rradhës së ardhjes së tyre.

Vendet e caktuara nga Bashkitë janë të destinuara si vend nisjeje vetëm për taksitë në juridiksionin e këtyre Bashkive dhe të licensuara si të tilla.

Taksitë e Bashkive të tjera mund të lënë udhëtarë në këto vendqëndrime, por nuk mund të marrin udhëtarë prej andej.

3. Këshilli Bashkiak përveç dispozitave të Ligjit dhe këtij udhëzimi mund të përcaktojë me vendim të tij rregulla të tjera specifike me synim përmirësimin e këtij shërbimi, rregulla që kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit përkatës.

4. Transporti i udhëtarëve i kryer në linjë të rregullt me anë të shërbimit taksi është i ndaluar. Autoveturat taksi nuk lejohet të qëndrojnë në stacionet e autobusëve të linjave të rregullta rrethqytetëse ose ndërqytetëse, por mund të marrin ose të sjellin udhëtarë, me qëllim shërbimin brenda qytetit. Ndalohet qëndrimi i autoveturave taksi dhe marrja e udhëtarëve në stacionet e autobusëve të linjave qytetëse.

Në rastin kur autovetura taksi kryen udhëtime jashtë rrethit, ku ajo është e regjistruar, pika e nisjes së autoveturës taksi është brenda juridiksionit të bashkisë, ku ajo është licensuar.

Kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë rrethit, ku është e regjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim:

a) udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të saj;

b) të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë prenotuar ose rezervuar më parë, në  vajtje, dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj.

Autovetura taksi mund të prenotohet nga udhëtari, nëpërmjet agjencisë, ose drejtpërsëdrejti nga ai, në vendqëndrimin e taksive, ose në ecje e sipër etj.

Shërbimi taksi jashtë territorit të rrethit, sipas shkronjës “b)”, kryhet vetëm nëpërmjet agjensive të licensuar për “Agjensi transporti udhëtarësh me taksi brenda vendit”, në përputhje me udhëzimin e licensimit.

Në këtë rast autovetura taksi duhet të pajiset edhe me dokumentin e udhëtimit në përputhje me Aneksin 3a të këtij udhëzimi.

Agjensia pajis me dokumentin e udhëtimit vetëm autoveturat e licensuara në shërbimin taksi.

Gjithashtu, organet e kontrollit në rrugë, në rastin e shërbimit me grup të prenotuar/rezervuar më parë janë të detyruara të kontrollojnë edhe dokumentat e identifikimit të udhëtarëve që përbëjnë grupin.

Autovetura taksi është e ndaluar të përdoret për qëllime personale të subjektit.

Autovetura e licensuar taksi, e cila kryen udhëtime bosh jashtë rrethit të regjistrimit të saj, me qëllim zëvendësimin e autoveturave të licensuara taksi, që prishen ose dëmtohen gjatë udhëtimit të tyre, lejohet të marrë udhëtarët e autoveturës së licensuar taksi të dëmtuar, ose të prishur. Në këtë rast, dokumenti i udhëtimit plotësohet me shënimet përkatëse nga agjensia nisëse, dhe miratohet gjatë udhëtimit të kthimit nga organet e kontrollit në rrugë.

Në rastin kur një person kryen shërbimin taksi i papajisur me licensë, ose me licensë të vjedhur, ose të falsifikuar, ose me dokumente të udhëtimit të fallsifikuar, organet e kontrollit në rrugë marrin licensën dhe mbajtësi i saj dënohet në përputhje me pikën 2, të nenit 85, të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.

Cilido subjekt i licensuar nga autoriteti kompetent në veprimtarinë e shërbimit taksi dhe që operon në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, dënohet në përputhje me nenin 8 ose 68 të këtij ligji dhe pikën 3, të nenit 85, të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”.

 

Licenca, Akt-Vlerësimi i Kushteve në Shërbimin Taksi, Dëshmia e taksistit dhe Dokumentit të udhëtimit, në origjinal, do të mbahen gjithmonë me vete nga drejtuesi i autoveturës taksi dhe u paraqitet organeve të kontrollit në rrugë sa herë kërkohet nga ata.

5. Subjekti transportues që ofron shërbimin taksi përvec plotësimit të kërkesave në dispozitat e ligjit “Për transportet rrugore”, “Kodi Rrugor” dhe dispozitave të tjera ligjore për marrjen e licencës, duhet të plotësojë edhe këto kërkesa:

a. Të ofrojë shërbim të qytetëruar dhe marrdhënie korrekte me udhëtarët.

b. Të mbajë pastër në cdo kohë mjetin/mjetet etij.

c. Të sigurojë “Dëshminë e taksistit” nëpërmjet zyrave të shërbimit të DPShTRr-së mbasi ti jenë nënshtruar një testimi ku të demonstrojë aftësitë e tij në;

- Njohuri mbi ligjet në fushën e transportit dhe aktet në zbatim të   tyre.

- Njohuri mbi ndihmën e shpejtë në rast aksidentesh ose arsye të tjera.

- Të ketë dhe të njohë mirë hartën e qytetit ku kryen aktivitetin kryesor, si dhe adresat e institucioneve kryesore publike, hotelet, qëndrat shëndetësore, turistike etj.

Njohuritë minimale për një gjuhë të huaj ndërkombëtare (preferohet ajo angleze) janë një avantazh përzgjedhës.

6.  DPShTRr-ja merr masat për hartimin e procedurave në zbatim të pikës 5, gërma “c” të këtij kreu.

7. Dëshmia e drejtuesit të autoveturës taksi është pjesë përbërëse e dokumentave për efekt licensimi në transportin e udhëtarëve me taksi. Për marrjen e dëshmisë, drejtuesi i autoveturës taksi i nënshtrohet një provimi në përputhje me programin e hartuar nga DPShTRr-ja.

Dëshmia e drejtuesit të autoveturës të licensuar taksi mund të pezullohet ose hiqet gjatë ushtrimit të aktivitetit të profesionit dhe, ose refuzohet në rastin e rinovimit të saj nga autoriteti kompetent, që e ka lëshuar atë, kur:

a)  hiqet licensa në shërbimin taksi;

b) drejtuesi i autoveturës shkel dispozitat e ligjit nr 8308, datë 18.03.1999    “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, ligjit 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor”, e këtij udhëzimi, e akteve nënligjore në zbatim të ligjeve të mësipërme;

c) vërtetohet se drejtuesi i autoveturës taksi kryen shkelje ndaj detyrimeve në trajtimin e udhëtarëve;

Afati i vlefshmërisë së Dëshmisë së drejtuesit të autoveturës taksi mund të jetë deri në tre vjet, ose për një periudhë më të vogël se i vlefshmërisë së licensës në shërbimin taksi. Në këtë rast autoriteti kompetent para testimit për lëshimin për herë të parë ose rinovimin e dëshmisë, i kërkon drejtuesit të autoveturës taksi, certifikatën mjeksore të lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor.

8. Drejtuesit e mjeteve ‘’Taksi’’ duhet të jenë pajisur me “Leje drejtimi” sipas dispozitave të Kodit Rrugor për këtë lloj shërbimi dhe

a. Të mos kundërshtojë pajtimtarët përvec se kur;

    - Ata duan të transportojnë lëndë toksike ose janë të dehur dhe nuk   shoqërohen nga një i afërm i tyre.

  -  Ka pajtimtarë më shumë se numri i vendeve të automjetit

b. Të mos bëjë faturim ose arkëtojë vlera në kundërshtim me ligjin. Të mos kërkojë parapagim, me përjashtim kur vihet në dispozicion të personave zyrtarë ose privatë si, vdekje, dasma dhe kur kërkohet rezervimi i taksisë.

c. Të mos bëjë seleksionim udhëtarësh në vend pritje me përjashtim kur në rradhët e tyre ka invalidë, të verbër, të sëmurë, gra shtatzëna, pamvarësisht nga rradha e udhëtarëve që presin.

d. Të ndërpresë udhëtimin kur e kërkon udhëtari duke qëndruar në anë të rrugës për jo më shumë se 15 minuta, përvec shkaqeve të rënda.

e. Të jetë i sjellshëm, i gatshëm dhe i shpejtë, me paraqitje të jashtme të pranueshme dhe të ndihmojë udhëtarët në ngarkim-shkarkimin e bagazheve.

f. Të shërbejë në rrugën më të shkurtër, me përjashtim kur udhëtari zgjedh një rrugë tjetër.

g. Të ndërpresë funksionimin e taksimetrit kur ndalon ose devijon rrugë për shkaqe furnizimi me karburant apo servisi të domosdoshëm.

h. Të dorëzojë në polici ose te poseduesi cdo gjë që lihet ose harrohet në automjet.

i.   Të disponojë mjaftueshëm lekë për kthim restoje.

j. Drejtuesit e dy automjeteve të para taksi në rradhë të parë, në vendqëndrime, janë të detyruar të qëndrojnë brenda tyre, ose pranë tyre në vend të dukshëm.

k. Të vendosë përkrah taksimetrit në vend të dukshëm licensën.

l.  Të kërkojë ndihmën e organeve të policisë kur i kërkohet shërbimi jashtë kushteve të përcaktuara me ligj dhe në rrugë të papërshtatshme që sigurojnë udhëtimin dhe mjetin dhe ka mosmarrveshje me udhëtarin.

m. Në asnjë rast nuk i lejohet sjellje e pahijshme ndaj udhëtarëve.  Denoncimi i tyre është objekt i shqyrtimit nga organet e shqyrtimit të kundërvajtësve dhe organeve të tjera të parashikuara me ligj.

n. Të paraqesë kur kërkohet me shkrim nga organet kompetente, licensën dhe kur nuk është në përputhje me dispozitat ligjore ta dorëzojë atë brenda 5 ditëve nga dita e lajmërimit.

p. Në rast aksidentesh që i ndodhin atij, është i detyruar të qëndrojë menjëherë në vendin e aksidentit dhe të veprojë sipas dispozitave të Kodit Rrugor. Të japë ndihmën e nevojshme dhe të transportojë të aksidentuarit edhe  në aksidentet ku ai nuk është i përzjerë.

9. Udhëtari duhet të shmangë të gjitha mundësitë që mund të sjellin probleme në sigurinë e udhëtimit dhe vecanërisht duhet:

a. Të mos pengojë me lëvizjet e tij drejtuesin e mjetit gjatë udhëtimit.

b. Të mos përpiqet të hypë apo të zbresë kur mjeti është në lëvizje.

c. Të mos pijë duhan pa aprovimin e drejtuesit të mjetit.

d. Të mos hapë dritaret pa aprovimin e drejtuesit të mjetit.

e. Të jetë i regullt në kohën kur bën pajtimin.

f. Të mos bisedojë me drejtuesin e mjetit për tema të papërshtatëshme gjatë udhëtimit.

g. Të mos ngacmojë asgjë që ka të bëjë apo që sjell pasoja në funksionimin e mjetit.

h. Të kujdeset gjatë transportimit për fëmijët dhe bagazhet e hapura, si dhe invalidët, gratë shtatzëna, të verbërit etj gjatë udhëtimit të përbashkët, ose tu japë atyre përparësi në udhëtim.

i.  Të tregojë dokumentin e identitetit si dhe biletën apo faturën e udhëtimit kur e kërkojnë organet e kontrollit ose policia.

 

III/a  Dokumenti i udhëtimit dhe numri i udhëtimeve në muaj në operacionet taksi me kthim plot. Blloku i udhëtimit dhe regjistri i dokumentit të udhëtimit.

 

1. Autovetura e licensuar taksi, që kryen shërbimin jashtë rrethit të regjistrimit të saj, operon sipas shkronjës “b”, të pikës 4, të kapitullit III, pajiset me dokumentin e udhëtimit nëpermjet agjensive të licensuara për transport udhëtarësh.

     - Dokumenti i udhëtimit duhet të plotësohet në të gjithë kërkesat që përfshin, si: numrin e licensës së agjesnsisë; emrin ose emrin tregtar të subjektit transportues; kodin dhe numrin e serisë së subjektit transportues; emërtimin e bashkisë; emrat e personave që udhëtojnë në grup; numrat e dokumentave të identifikimit; emri i agjentit dhe nënshkrimi i tij; numri i telefonit dhe vula e agjensisë.

     - Dokumenti i udhëtimit lëshohet nga agjensia, subjektit në shërbimin taksi, mbi bazën e një marrëvëshje kontraktuale ndërmjet tyre, ajo nuk ka të drejtë t’i lëshojë dokument udhëtimi subjekteve në shërbimin taksi të pa kontraktuar. Subjekti në shërbimin taksi nuk ka të drejtë të kërkojë dokument udhëtimi nga agjensia, me të cilat nuk ka lidhur marrveshje kontraktuale.

     - Rastet e evidentuara në kundërshtim me paragrafin më sipër përbëjnë arsye deri në heqjen e licencës, për subjektin agjensi dhe atë në shërbimin taksi.

     - Agjensia është përgjegjëse për saktësinë dhe dhe korrektësinë e plotësimit të listës të udhëtarëve. Drejtuesi i autoveturës taksi nuk mund të pranojë dokumentin e udhëtimit me korigjime.

     - Drejtuesi i autoveturës taksi, pas kryerjes së shërbimit të prenotuar/rezervuar, kthen dokumentin e udhëtimit në agjensinë ku e ka tërhequr atë, menjëherë me përfundimin e shërbimit, duke ruajtur për vehte nj fotokopje të saj. Në rast se drejtuesi i autoveturës taksi nuk kthen dokumentin e udhëtimit, agjensia që e ka lëshuar këtë dokument, njofton zyrtarisht, organet e kontrollit të cilat marrin masa në plotësimin e këtij kushti.

     - Blloku i udhëtimeve me kopjet e listës së udhëtarëve qëndron në agjensi dhe në cdo moment është subjekt kontrolli nga autoriteti kompetent që licenson agjensinë, DPShTRr-ja që lëshon bllokun e udhëtimit, si dhe organet e autorizuara me ligj.

            - Agjensitë e transportit të udhëtarëve janë të detyruara të dërgojnë informacion, Drejtorisë Rajonale të DPShTRr-së dhe bashkisë përkatëse, me listën për subjektet taksi, të cilat kanë kryer operacione të kthimit plot sipas shkronjës “b”, të pikës 4, të kapitullit III, të këtij udhëzimi, në dhjetëditëshin e parë të cdo muaji, për muajin paraardhës.

      - Organet e kontrollit në rrugë, në mënyrë të vecantë, duhet të ushtrojnë kontrolle nëse procedurat e operimit të autoveturës taksi janë të rregullta, ndaj të gjitha autoveturave taksi, të cilat në kthim, mbajnë në bordin e tyre udhëtarë.

2. DPShTRr-ja, si autoritet kompentet, pajis me bllokun e udhëtimit, që përmban 25 fletë në dy kopje, agjencitë e transportit të udhëtarëve.

        - Çdo bllok dhe dokument i udhëtimit do të kenë të njëjtin numër. Fletët e bllokut krahas numrit të serisë së bllokut do të shoqërohen edhe me numrat nga 1 deri 25.

        - Të dhënat që kërkohen për tu vendosur në kapakun dhe dokumentin e udhëtimit do të bëhen me shkrim të kuptueshëm dhe me shkronja kapitale.

        - Faqja e parë e kapakut të bllokut të udhëtimit (shiko aneksin 4) duhet të plotësohet, nga autoriteti kompetent që e lëshon, sipas të gjitha kërkesave që përfshihen mbi atë.

        - Blloku i udhëtimit lëshohet në emër të një agjencie dhe nuk mund të transferohet te një subjekt tjeter agjencie.          

        - Autoriteti Kompetent  (DPShTRr-ja) që lëshon bllokun e udhëtimit do të regjistrojë të gjithë elementët si vijon:

        a)  Emërtimin e subjektit;

        b)  Adresën e vendndodhjes së agjencisë;

        c) Kodin dhe  numrin e serisë së liçensës për veprimtarinë në shërbimin agjenci;

        d)  Emrin e njësisë vendore që ka lëshuar liçencën në shërbimin taksi;

        e)  Numrin e telefonit dhe/ose faksit të agjencisë.

        - Blloku i udhëtimeve mund të pezullohet ose hiqet subjektit gjatë ushtrimit të veprimtarisë në shërbimin agjenci dhe, ose refuzohet rilëshimi i një blloku të ri udhëtimesh nga autoriteti kompetent në rastin kur:

        a)  hiqet liçenca në shërbimin agjenci;

        b)vërtetohet se subjekti agjenci nuk përmbush direkt ose indirekt detyrimet për zbatimin e legjislacionit në transportin rrugor dhe në mënyrë të veçantë atë për mënyrën e operimit të autoveturës taksi;

        c) provohet se subjekti agjenci ka furnizuar me informacion jo të saktë dhe/ose të falsifikuar në lidhje me të dhënat e kërkuara nga organet e kontrollit ose autoritetet kompetente të liçensimit

-Blloku i ri i udhëtimit i lëshohet çdo subjekti agjenci të liçensuar, vetëm, pasi ai kthen bllokun e udhëtimit të përfunduar në organin përkatës që e ka lëshuar atë me 25 fletët kopje të dokumenteve të udhëtimit/listave të udhëtarëve.

3. DPShTRr-ja pajis agjensitë me regjistër të vecantë vetëm për shërbimin taksi, sipas shkronjës “b”, pika 4, të kapitullit III, me grup të prenotuar/rezervuar më parë.

-Regjistri përmban 50 fletë, dhe shërben vetëm për regjistrimin e të gjithë autoveturave të licensuara në shërbimin taksi që kryejnë operacione sipas shkronjës “b”, pika 4, të kapitullit III, me grup të prenotuar/rezervuar më parë.

-Regjistri plotësohet në të gjithë kërkesat që përshin, si: numrin e bllokut dhe dokumentit të udhëtimit; emrin ose emrin tregtar të autoveturës së licensuar taksi dhe të drejtuesit të saj; kodin dhe numrin e serisë së licensës së subjektit taksi; itenerarin e udhëtimit; datën e nisjes dhe të kthimit etj.

 

IV. Kushtet e veçanta të automjetit “Taksi”

 

Automjetet e shërbimit taksi përvec plotësimit të kushteve teknike për sigurinë e qarkullimit rrugor sipas dispozitave të Kodit Rrugor dhe akteve në zbatim të tij, duhet të plotësojnë dhe këto kërkesa të vecanta:

1.  Të kenë taksimetër në gjëndje pune, të regjistruar dhe plumbosur nga zyra e tatim taksave të rrethit.

2.  Të kenë ngjyrën e përcaktuar nga bashkia e cila lëshon licensën. Ngjyra e taksive të rretheve fqinje nuk mund të jetë e njëjtë.

3.  Për mjetet që janë pronë ose punojnë me qera për llogari të shoqërive transportuese, të shënohet në mesin e dyerve emri i shoqërisë dhe nr, i telefonit. Lartësia e shkronjave të jetë mbi 90 mm.

4. Mbi pjesën e sipërme të automjetit  në krahun e drejtuesit të tij, vendoset përpendikularisht me aksin e tij, një tabelë e ndricuar me fushë të verdhë me mbishkrimin “TAKSI” me ngjyrë të zezë në të dyja anët me përmasa 350x150 mm. Nuk lejohet fiksimi maknetik ose pneumatik i tabelës.

5.  Të ketë në cdo kohë kutinë e ndihmës së shpejtë dhe trekëndëshin e sinjalizimit për raste difekti në rrugë.

6.  Në kushtet e udhëtimit në borë ose akull në rrugë, të jetë i pajisur me zinxhirë të paktën për një rrotë.

7. Sistemi i ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar, nëse ka të instaluara sipas konstruksionit të firmës prodhuese, të jenë në gjëndje funksionale.

8.  Shërbimi taksi me mjete me kabinë të zgjatur dhe me portobagazh në kontakt apo mundësi kontakti me udhëtarët është i ndaluar.

9. Komisioni i Qendrës Kontrollit Teknik pranë DPShTRr-së, pas verifikmit në plotësimin e kushteve të Kap. IV “Kushte të veçanta të automjetit “Taksi”, lëshojnë për autoveturën taksi dokumentin në përputhje me Aneksin 3 të këtij udhëzimi. Akt – Vlerësimi i Kushteve në Shërbimin Taksi për autoveturën taksi lëshohet çdo vit, pasi autovetura ka kaluar kontrollin teknik dhe është pajisur me modelin 020 të kontrollit teknik sipas udhëzimit nr.3413, datë 16.07.2003 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”

Akt – Vlerësimi i Kushteve në Shërbimin Taksi është pjesë përbërse e procedurës së licensimit. Ky dokument mund të pezullohet ose hiqet gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe/ose refuzohet lëshimi i tij derisa këto kushte të plotësohen.

10.  Në aneksin 4 bashkëlidhur këtij udhëzimi, jepen modeli i kapakut të bllokut të dokumentit të udhëtimit, faqja e përparme dhe e pasme e kapakut me dispozitat e përgjithshme dhe aneksi 4a, që përfaqëson modelin e dokumentit të udhëtimit për shërbimin taksi me grup të prenotuar/rezervuar më parë.

11.  Në aneksin 5 bashkëlidhur këtij udhëzimi jepen modeli i kapakut të regjistrit të dokumentit të udhëtimit dhe aneksi 5a, që përfaqëson modelin e faqes së brendëshme të regjistrit në të cilin regjistrohet dokumenti i  udhëtimit për shërbimin taksi me grup të prenotuar/rezervuar më parë.

Dokumentat e përmendura në pikat 10 dhe 11 të këtij kapitulli, në bazë të pikës 1.8 të VKM nr. 473, datë 29.07.1998 “Për rregullat kryesore të veprimtarisë së agjensive të transportit të udhëtarëve dhe të transportuesve, që kryejnë transport me autobus”, ruhen nga agjensitë e transportit të udhëtarëve për pesë vjet.

 

IV/a. 

 

1. Liçencat për autovetura në shërbimin taksi shtypen dhe emetohen nga DPShTRr-ja. Shpërndarja do të kryhet në përputhje me Udhëzimin e MPPTT ”Për përcaktimin e numrit të autoveturave taksi, shtypjen dhe emetimin e liçencave, bllokut të udhëtimit dhe regjistrit të shërbimit taksi”, si dhe aneksit 1 bashkëlidhur këtij udhëzimi.

Liçencat në shërbimin taksi të pajisen me letër sintetike, ngjyrë portokalli e lehtë, format A4, 150gr/m2 ose më shumë që përmban elementë sigurie, në mënyrë të tillë që të përjashtohet mundësia e kopjimit ose fallsifikimit.

2. Pajisja me licensë rezervë e një subjekti që ushtron veprimtarinë në shërbimin taksi dhe lëshimi i saj nga autoriteti kompetent bëhet në rastin kur:

  a) kur një licensë dëmtohet rëndë. Në këtë rast subjekti e kthen licensën e   dëmtuar në bashkinë, si autoritet kompetent që ia ka lëshuar atë, e cila e dorëzon atë në zyrën e transportit të qarkut që e përfshin në juridiksion. Licensa e dëmtuar konsiderohet e pavlefshme në rastet kur në të janë bërë të palexueshme specifikimet e mëposhtëme;

      i.  emri i shoqërisë dhe adresa e selisë

      ii.  nënshkrimi i autoritetit kompetent dhe vula përkatëse

      iii. data e fillimit dhe mbarimit të periudhës së vlefshmërisë

      iv. kodi i qarkut dhe numri i serisë së tij etj.

  b) kur një licensë deklarohet e humbur ose e vjedhur. Në këtë rast subjekti pezullon veprimtarinë dhe brenda pesë ditëve, bën denoncimin te autoriteti kompetent që e ka lëshuar atë, e cila merr masat e duhura për njoftimin e DPShTRr-së, Policisë Qarkullimit, Policisë Tatimore për licensën e humbur ose vjedhur, shoqëruar me të gjithë specimenet që përmbahen në licensë.

  c) kur një autoveturë taksi ka pësuar dëmtime të rënda të pariparueshme, ose për arsye të ndryshme del nga qarkullimi dhe për këtë, subjekti pajiset me një autoveturë tjetër, ai e dorëzon licensën te autoriteti kompetent që e ka lëshuar atë, i cili ia kthen zyrës së transportit në qark.

ç) kur një licensë humbet vlerën sipas dispozitave të nenit 7 të ligjit nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, i ndryshuar, ose hiqet nga autoriteti kompetent që e ka lëshuar atë në përputhje me nenin 8 të ligjit të mësipërm.

Për shkronjat “c” dhe “d”, subjekti është i detyruar të dorëzojë licensën te autoriteti kompetent, e cila vepron si në shkronjën “a” më sipër.

Për të gjitha rastet e mësipërme, zyra e transportit në qark njofton DPShTRr-në  dhe organet e tjera të kontrollit në rrugë, për pavlefshmërinë e licensës së përdorur, e cila ka dalë jashtë përdorimit, me numrin përkatës të serisë dhe njëkohësisht njoftojnë për numrin e serisë së licensës së re, rezervë, që e zëvendëson atë. Në njoftim, vendoset emërtimi i bashkisë që e lëshon licensën e re rezervë.

Kohëzgjatja e të gjithë procedurave për pajisjen e subjektit me një licensë të re, rezervë, nuk duhet të kalojë 30 ditë nga marrja e njoftimit, për dëmtimin, humbjen ose vjedhjen e licensës së autoveturës taksi.

Për zëvendësimin e një license, për rastet e parashikuara në pikën 2 më sipër,  ndalohet përdorimi i licensave nga kuota bazë.

 

IVb.   Krijimi i regjistrit kombëtar të subjekteve në shërbimin taksi.

 

1. Me qëllim zbatimin e këtij udhëzimi krijohet regjistri kombëtar për subjektet e licensuara në shërbimin taksi.

2. Regjistri kombëtar vendoset pranë DPShTRr-së. Të dhënat që përmban regjistri kombëtar trajtohen dhe mbikqyren vetëm nga personat përgjegjës të caktuar për këtë qëllim, në përputhje me ligjin nr. 8517, datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Informacioni i grumbulluar, për shkeljet në mënyrën e operimit të autoveturave taksi, ose shkelje të tjera serioze, nga organet e kontrollit në rrugë, autoritetet kompetente të licensimit, etj., i dërgohet DPShTRr-së, e cila i hedh në regjistër.

Regjistri kombëtar do të përmbajë të dhënat si më poshtë vijon:

a) emrin dhe formën juridike të subjektit në shërbimin taksi;

b) adresën e vendndodhjes së subjektit taksi;

c)  emrin e drejtuesit të autoveturës taksi;

ç)  numrin e serisë së licensës;

d) numrin, kategorinë dhe llojin e shkeljeve serioze dhe shkelje të vogla të përsëritura

2. Gjithashtu në regjistër, do të hidhen të dhënat në lidhje me një subjekt në shërbimin taksi, licenca e të cilit është pezulluar ose anulluar. Në këtë rast këto të dhëna duhet të shoqërohen në regjistër me arsyet e pezullimit ose anullimit të licensës.

 

Udhëzimi Nr 12, datë 19/07/2007 “Për përcaktimin e numrit të autoveturave Taksi, shtypjen dhe emetimin e Liçensave, bllokut të udhetimit dhe regjistrit të shërbimit taksi”.

 

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, Kushtetutës, nenit 36, nenit 37, nenit 38, të ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar dhe pikës 1, të neni 85, të ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,

 

UDHËZON:

 

1.Kriter bazë në përcaktimin e numrit të përgjithshëm të licencave në shërbimin taksi, në të gjithë vendin, do të jetë autovetura me 4+1 vende dhe numri i popullatës së regjistruar sipas regjistrit të gjendjes civile.

2.Numri i autoveturave të licencuara në shërbimin taksi për çdo bashki, përcaktohet sipas raportit 1 taksi me 4+1 vende për 1000 banorë. Ky numër nuk ndryshon.

3.Brenda numrit të përgjithshëm të autoveturave taksi të përcaktuar në pikën 2 më sipër lejohet deri në 50 % e këtij numri të konvertohet në autovetura taksi me 8+1 vende. Koeficienti i konvertimit është 2 (2 autovetura taksi me 4+1 vende janë të barasvlershme me 1 autoveturë taksi me 8+1 vende).

4.Këshilli bashkiak, në përputhje me politikat vendore të tij, mund të përcaktoj një kufi tjetër, më të ulët se 50% e numrit të përgjithshëm të autoveturave taksi me 4+1 vende, të cilat konvertohen me autovetura taksi 8+1 vende.

5.Zyrat e transportit në qark i shpërndajnë çdo bashkie kuotën bazë dhe rezervë, të numrit të licencave, që i përket, në përputhje me pikën 2 dhe Aneksin 1, bashkëlidhur këtij Udhëzimi.

6.Zyrat e transportit në qark dërgojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila ia shpërndan drejtorive rajonale, listën me numrat e serisë të licencave, për taksitë, të cilat i janë vënë në dispozicion çdo bashkie.

7.Zyrat e Transportit në bashki dërgojnë pranë Drejtorive Rajonale përkatëse, të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, listën me emrat e subjekteve transportuese në shërbimin taksi, të përzgjedhur për t’u licencuar.

8.Zyrat e Transportit në bashki dërgojnë, pranë degëve të Drejtorisë së  Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit (DPMK) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në rrethe, listën me emrat e subjekteve transportuese në shërbimin taksi, të përzgjedhur për t’u liçencuar, për vendosjen, kolaudimin dhe plumbosjen e taksimetrit të shoqëruar me numrin e serisë për çdo subjekt.

9.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  merr masat e nevojshme për kryerjen e veprimeve dhe lëshimin e Aktit të Vlerësimit për autoveturat taksi në përputhje me Udhëzimin nr 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarë”, të ndryshuar, vetëm pasi subjekti është pajisur me taksimetër në gjendje pune sipas pikës 8, dhe emri i tij të jetë i përfshirë në pikën 7 më sipër.

10.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të marrë të gjitha masat e nevojshme për shtypjen e kuotës bazë dhe rezervë të liçencave të autoveturave në shërbimin taksi. Shpërndarja kryhet në bazë qarku, sipas Aneksit 1, bashkëlidhur këtij Udhëzimi.

11.Liçencat në shërbimin taksi shtypen me numër serie dhe të jenë të pajisura me elementë sigurie, në mënyrë që të përjashtohet mundësia e kopjimit ose falsifikimit të tyre.

12.Përdorimi i kuotës rezervë të licencave kryhet në përputhje me Udhëzimin 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarë”, të ndryshuar.

13.Drejtoria e Politikave të Transportit Rrugor të përgatisë modelin e Bllokut të Udhëtimit, i cili i lëshohet agjencive të transportit të udhëtarëve, dhe i cili  përmban dokumentin e udhëtimit, për grup të prenotuar/rezervuar më parë, me të cilin duhet të pajisen autoveturat taksi gjatë udhëtimit.

14.Drejtoria e Politikave të Transportit Rrugor të përgatisë modelin e regjistrit të dokumentit të udhëtimit për shërbimin taksi, për grup të prenotuar/rezervuar më parë, me të cilin duhet të pajisen agjencitë e transportit të udhëtarëve.

15.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) të shtyp dhe administrojë shpërndarjen e bllokut të udhëtimit dhe regjistrit të dokumentit të udhëtimit në përputhje me Udhëzimin 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarë”, të ndryshuar.

16.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), të krijoj Regjistrin Kombëtar për subjektet në shërbimin taksi brenda 60 ditëve nga dalja e këtij Udhëzimi. Qëllimi i përdorimit të Regjistrit Kombëtar për subjektet taksi jepet në Udhëzimin 1649, datë 16.08.1999, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarë”, të ndryshuar.

Ky Udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 

Udhëzim(I përbashkët i MPPTT dhe MF) Nr 2348, datë 23/04/2008 dhe Nr 1726/1, datë 21/04/2008”Për caktimin e çmimeve dhe tarifave në shërbimin taksi”

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, nenit 36, të ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministri i Financave,

 

UDHËZON:

 

I. Qëllimi i taksimetrit

 

1.“Taksimetër” nënkupton instrument matës i cili mbledh në vazhdimësi dhe tregon në çdo moment të udhëtimit shumën e pagueshme nga përdoruesi i mjetit publik si një funksion i distancës së udhëtuar (përshkruar) dhe – poshtë shpejtësisë së caktuar ose të ndërrimit – funksion i kohëzgjatjes së përdorimit.

2.Taksimetrat duhet të jenë në përputhje me specifikimet e përgjithshme e të veçanta me kushtet e vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Metrologjisë Legale. Ata duhet të jenë në përputhje me modelin e miratuar, nga Drejtoria e Përgjithshme e Kalibrimit dhe Metrologjisë.  

3.Qëllimi kryesor i taksimetrit është mbrojtja e klientit (e udhëtarit) nga pagesat më të mëdha se ato të caktuara, që mund t’i kërkoj drejtuesi i taksisë udhëtarit.

Kërkesat teknike e metrologjike dhe procedurat e kontrollit për taksimetrat janë subjekt për kontrollin e tyre nga autoritetet përkatëse.

4.Njësitë e matjeve të miratuar për taksimetrat janë si më poshtë vijon:

a)metri ose kilometri, për distancën;

b)sekonda, minuta ose ora, për kohën;

c)lekun, si monedhë e vendit.

 

II. Karakteristikat metrologjike të taksimetrit

 

Për qëllime të zbatimit të këtij udhëzimi është e nevojshme njohja me karakteristikat metrologjike të taksimetrit, qëllimit të të cilit i shërbejnë edhe përkufizimet e mëposhtme.

“Pagesa e udhëtimit” nënkupton shumën monetare e llogaritur, e treguar dhe e shfaqur si pagesë nga taksimetri, e nevojshme për një udhëtim taksie të bazuar mbi një pagesë (tarifë) fillestare fikse dhe/ose gjatësinë dhe/ose kohëzgjatjen e udhëtimit.

“Pagesa (Tarifë) fillestare e marrjes me qira” nënkupton shumën fikse, që paguan udhëtari, pavarësisht kohës ose distancës së udhëtimit.

“Shpejtësi e caktuar ose e ndërrimit (km/h)” nënkupton vlerën e shpejtësisë që përcaktohet nga raporti i vlerës tarifë kohë ndaj vlerës tarifë distancë të aplikueshme.

“Distancë fillestare” nënkupton distancën me të cilën udhëtohet në përputhje me tarifën për pagesën fillestare të marrjes me qira, duke marrë parasysh vetëm llogaritjen – distancë.

“Kohë fillestare” nënkupton periudhën gjatë të cilës autovetura taksi përdoret si pagesë fillestare e marrjes me qira, duke marrë parasysh vetëm llogaritjen – kohë.

“llogaritja distancë – kohë” nënkupton metodën llogaritëse në të cilën dy komponentët e pagesës rriten njëkohësisht, njëri në proporcion me kohëzgjatjen e udhëtimit dhe tjetri në proporcion me distancën e udhëtuar.

“Tarifë” nënkupton vendosjen e vlerave të tarifës (që përfshin kohën fillestare/distancën fillestare), e cila përfaqëson një listë të taksave ose vlerave, të cilat do të veprojnë në taksimetër për një pozicion tarife të specifikuar.

“Vlera e tarifës” nënkupton vlerat prej të cilës taksimetri llogarit pagesën.

“Vlera e tarifës distancë” nënkupton vlerën e tarifës të shprehur si një shumë e parave për një distancë të dhënë.

“Vlera e tarifës kohë” nënkupton vlerën e tarifës të shprehur si një shumë e parave për një periudhë kohe të dhënë.

“Pozicion tarife” nënkupton pozicionin në të cilin taksimetri rregullohet për pozicionin “e marrë me qira” (e okupuar).

“Rregullimi i tarifës” nënkupton një rregull, i cili vendos tarifat dhe shtesat që janë për t’u zbatuar sipas kushteve të specifikuar.

“Pozicioni i operimit” nënkupton pozicione të ndryshme të operimit në të cilat taksimetri plotëson role të ndryshme të funksionit të tij, dhe të cilat dallohen nga treguesit si vijon:

a)“jepet me qira (e lirë)” nënkupton pozicionin që taksimetri nuk është duke llogaritur pagesën dhe asnjë udhëtar nuk është duke kryer udhëtim.

b)“e marrë me qira (e okupuar)” nënkupton pozicionimin që taksimetri është duke treguar dhe llogaritur një pagesë, e cila bazohet në një detyrim (taksë) qiramarrje të mundshme dhe një tarifë për kohën e udhëtimit dhe/ose distancës së udhëtuar.

c)“e ndaluar” nënkupton pozicionin e udhëtimit, i cili ka përfunduar dhe pagesa në lidhje me rritjen e kohës është ndërprerë, ndërsa llogaritja – distancë funksionon.

 

III. Kërkesa teknike

 

Përshtatshmëria e përdorimit

Taksimetri do të caktohet për t’u përshtatur metodës së operimit dhe mjetit për të cilin ai është i destinuar. Ai do të jetë prej një konstruksioni përshtatshmërish të fortë, me qëllim, që ai të ruaj karakteristikat e tij metrologjike.

Llogaritja e pagesës

“Mënyra e llogaritjes normale D (aplikimi i dyfishtë i tarifës)” nënkupton llogaritjen e pagesës të bazuar në zbatimin e njëkohshëm të tarifës kohë dhe tarifës distancë gjatë gjithë  udhëtimit.

“Mënyra e llogaritjes normale S (aplikimi veçantë i tarifës)” nënkupton llogaritjen e pagesës të bazuar në zbatimin e “tarifës kohë” poshtë shpejtësisë së caktuar të ndërrimit dhe zbatimit të tarifës distancë mbi shpejtësinë e caktuar të ndërrimit.

 

Ndërrimi automatik i tarifave

Ndërrimi automatik i tarifave mund të jetë i menjëhershëm për:

a)distancën e udhëtimit;

b)kohëzgjatjen e udhëtimit;

c)kohën e ditës;

ç)ditën e javës; ose

d)të dhëna të tjera të specifikuara në përputhje me rregulloren kombëtare.

 

IV. Shpenzimet për montimin e taksimetrit

 

Shpenzimet që kryhen për instalimin, kalibrimin, plumbosjen, verifikimin, përballohen nga vetë subjekti taksi.

 

V. Rekomandime mbi caktimin e çmimeve dhe tarifave nga këshilli bashkiak

 

1.Qëllimi kryesor i bashkisë është që t’i krijojë lehtësira sa më të mëdha klientëve në zgjedhjen e pagesës në shërbimin taksi, si dhe për të mos lejuar grabitjen në mënyrë të pandershme nga drejtuesit abuzivë të autoveturave taksi, kjo sidomos për klientët e pambrojtur, në të cilët bëjnë pjesë personat me moshë të madhe, personat e paaftë fizikisht, mundësitë e të cilëve janë të pakta në zgjedhjen e transporteve alternative; në rritjen e sigurisë për persona që janë të detyruar të udhëtojnë natën, si dhe personat që nuk e njohin zonën, ku dëshirojnë të udhëtojnë, kryesisht turistët.

2.Faktorët që duhet të merren parasysh më shumë në shqyrtimin ose rishqyrtimin e tarifave të taksisë janë kryesisht blerja e mjetit dhe kostot e operacionit, ose ndryshimet në kostot e blerjes për shkak të rishikimit në specifikimet e mjeteve ose në kushtet e licencës, si dhe ndryshimet në fitimin mesatar.

3.Këshilli bashkiak merr vendim në caktimin e vlerave të tarifave, që përfshin vlerën e tarifës fillestare, në përputhje me formulën e pranuar nga të dy palët, bashkia dhe përfaqësuesit e shërbimit taksi. Vlerat e tarifave rishikohen në mënyrë të rregullt çdo vit.

Në caktimin e vlerës së tarifës, këshilli bashkiak dhe përfaqësuesit e taksistëve duhet të kenë parasysh se vlera shumë e lartë e saj do të çoj drejt radhëve të gjata të taksive, që qëndrojnë në pritje të klientëve, ndërsa vlera shumë e ulët e tarifës do të çoj drejt radhëve të gjata të klientëve që rrinë në pritje të taksive.

4.Në taksimetër regjistrohen të gjithë llojet e tarifave: - si tarifa fillestare e marrjes së autoveturës taksi me qira për distancën në metra ose kilometra, për udhëtimin ditën ose natën; për ditët e zakonshme të javës, ose për ditët e pushimit të javës dhe ditët e festave që janë pushim; për udhëtime brenda zonës urbane, ose jashtë zonës urbane, etj.

5.Rekomandojmë që tarifat e pagesë të përfaqësojnë një vlerë maksimale dhe nuk duhet të vendosen tarifa pagese fikse ose minimale. Për këtë, taksistët janë të lirë, që të kalibrojnë taksimetrat e tyre me tarifa poshtë vlerës maksimale duke zgjedhur tarifa më të ulta, si dhe t’i japin klientëve mundësinë e negocimit për uljen e këtyre pagesave.

6.Bashkia pas vendimit të marrë nga këshilli bashkiak, në lidhje me caktimin e vlerave të tarifave, njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Kalibrimit dhe Metrologjisë, Inspektoratin e kontrollit në rrugë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Policinë Rrugore, Policinë Tatimore, si dhe njofton komunitetin e tij me anë të medieve me shkrim dhe asaj elektronike lokale të paktën dy javë para vendimit.

7.Bashki të ndryshme mund të kenë nivele të ndryshme të çmimeve, të cilat varen nga një numër faktorësh lokal, si pranimi i diskutimeve të çmimit nga taksistët, niveli i jetesës së përdoruesve të taksisë, si dhe koston e shërbimit taksi.

Në Aneksin 1 japen dy tabela, në të cilat rekomandohen komponentët e tarifës mesatare në shërbimin taksi. Vlerat e tarifave të dhëna në tabelat Nr.1 dhe Nr.2 janë orientuese e rekomanduese. Këto vlera duhet të përcaktohen sipas pikës 3, të këtij kapitulli.

8.Në aneksin 1 jepen vlerat për periudhën e punës së natës nga ora 22.00 deri në orën 6.00 dhe ditën e diel ose ditët e festave që janë pushim, një vlerë prej 5% do t’i shtohet tarifës fillestare. Për udhëtimin e mëtejshëm, brenda tarifës A do të shtohet një vlerë prej 20% dhe brenda tarifës B do të shtohet një vlerë prej 10%. Tarifa C nuk ka rritje.

9.Në bazë të nenit 36, të ligjit 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar niveli dysheme i tarifave të shërbimit taksi, nuk mund të jetë më pak se dyfishi i çmimeve të shërbimeve e njëjta me autobusë, në të cilin përfshihen, shërbimet qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës.

10.Tarifat afishohen në një vend të dukshëm brenda taksisë, si dhe në pjesën e jashtme anësore të saj, të dallueshme nga një largësi prej 2 metra.

11.Në nisje pagesa e taksisë llogaritet për gjithë numrin e vendeve të saj, pavarësisht nga numri i udhëtarëve. Për çdo udhëtarë shtesë drejtuesi i mjetit taksi mund të kërkoj lekë shtesë, vlerën e të cilës e cakton bashkia. Dy fëmijë të moshës nën 12 vjeç bëjnë një udhëtarë të rritur, ndërsa një fëmijë nën moshën 12 vjeç nuk paguan.

12.Kur autovetura taksi kryen shërbime jashtë rrethit, ku është e regjistruar, ajo lejohet të marrë në kthim:

a)udhëtarë vetëm në rrethin e regjistrimit të saj;

b)të njëjtët udhëtarë, të cilët e kanë prenotuar ose rezervuar më parë, në vajtje, dhe që kanë hipur në rrethin e regjistrimit të saj.

Pagesa sipas mënyrës së operimit, të shkronjës “a”, të kësaj pike, bëhet jo kundrejt të gjithë vendeve të taksisë, por për çdo udhëtarë.

13.Drejtuesi i autoveturës taksi, gjatë gjithë udhëtimit dhe qëndrimit, përgjigjet për bagazhet e udhëtarit. Tarifa për bagazhet është 10 lekë për çdo 25 kg dhe pas 25 kg të para deri në një maksimum prej 50 lekësh. Këto vlera mund të pasqyrohen dhe t’i shtohen vlerave në tabelat e mësipërme. Në rast dëmtimi të bagazheve, drejtuesi i autoveturës taksi shpërblen udhëtarit kundërvleftën e dëmit.

14.Nëse udhëtimi ndërpritet për forcë madhore, ose kur drejtuesi i autoveturës taksi nuk përfundon udhëtimin jo për arsye të udhëtarëve, ai siguron kthimin e tyre në vendnisje, pa pagesë, ose në pamundësi ta kryejë atë vetë, siguron një mjet tjetër për të mundësuar udhëtimin në destinacion ose anasjelltas.

 

VI. Blloku i faturave

1.Drejtuesi i autoveturës taksi duhet të jetë i pajisur me një bllok faturash, dhe për çdo udhëtim ai është i detyruar t’i japë klientit faturën për udhëtimin e kryer kur kërkohet nga prej tij. Fatura duhet të plotësohet nga ai në të gjithë elementët që janë vendosur në të.

2.Blloku i faturave prodhohet nga DPSHTRR-ja dhe u shpërndahet nëpërmjet Drejtorive Rajonale vetëm subjekteve fizik ose juridik të licencuar në shërbimin taksi. Çdo bllok faturash shoqërohet me regjistrimin e emrit të subjektit fizik/juridik të cilit i është lëshuar.

3.Blloku i faturave përbëhet nga 25 fletë në 2 kopje. Modeli i bllokut të faturave është paraqitur në Aneksin 2.

4.Funksionimi i taksimetrit është subjekt kontrolli nga organet e kontrollit në rrugë. Nëse drejtuesi i autoveturës taksi vëren se taksimetri nuk është në gjendje pune (dëmtuar/mosfunksionim) ai duhet të paraqitet brenda 7 ditëve në qendrën e instalimit/të riparimit të taksimetrit ose zëvendësimin e tij me një taksimetër të ri. Nëse organet e kontrollit në rrugë konstatojnë se drejtuesi i autoveturës taksi nuk ka marrë masat e nevojshme brenda periudhës së caktuar për riparimin ose ndërrimin e taksimetrit, ai gjobitet në përputhje me shkronjën “a”, të nenit 68, të ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar.

Ky udhëzim hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare. 

 

Dokumetacioni i nevojshëm për tu pajisur me Dëshmi Taksisti 

 

Pajisja e drejtuesve të mjeteve  me Dëshmi Taksisti, në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. Nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar, dhe Udhëzimit Nr. 1649, Datë 16/08/1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, bëhet nga organet vartëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor( DPSHTRr) sipas përcaktimeve të Regullores së DPSHTRr-së Nr.6, datë 09/12/2015 “Mbi procedurat e regjistrimit, testimit dhe pajisjes së aplikantëve me Dëshmi Taksisti”:

Çdo shtetas i pajisur me leje drejtimi të kategorisë D1, ose D, mund të pajiset me Dëshmi Taksisti, nëse i nënshtrohet një testimi ku të demonstrojë se ka njohuritë e nevojshme në fushën e transportit të udhëtarëve me taksi si më poshtë:

-          Licencimi për kryerjen e shërbimit të transportit të udhëtarëve me taksi, kriteret bazë të licencimit, dokumentacioni, afatet dhe vlefshmëria e licencës;

-          Mënyra e organizimit të shërbimit taksi;

-          Kushtet e veçanta që duhet të plotësojnë automjetet e shërbimit taksi;

-          Normat e sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shërbimit taksi;

-          Kryerja e shërbimit taksi, jashtë rrethit të regjistrimit;

-          Zbatimi i çmimeve dhe i tarifave në shërbimin taksi;

-          Sinjalet rrugore treguese;

-          Hartat rrugore dhe përdorimi i tyre;

-          Mënyra e veprimit në rast aksidenti;

-          Sanksionet administrative ndaj drejtueseve të mjeteve taksi.

 

Aplikantet që kërkojnë të pajisen për herë të parë me Dëshmi Taksisti nëse plotësojnë kushtet e mësipërme, paraqesin pranë zyrës përkatëse të Drejtorisë Rajonale Sherbimeve të Transportit Rugor(DRSHTRr) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë regjistrimi për testim dhe pajisje me Dëshmi  Taksisti sipas modelit të miratuar nga DPSHTRrja;
  • Kartën e identitetit (Origjinale);
  • Librezë shëndetësore për profesionin “Taksist” të lëshuar nga inspektorati i higjenës jo më përpara se tre muaj nga data e aplikimit (Origjinale);
  • Fotografi me ngjyra për dokumenta me permasa 4.2x3.5 cm, (1 copë).

Pas pranimit të dokumentacinit, aplikanti pajiset me një faturë shërbimi, për të kryer  pagesën e tij me vlerë 3700 lekë me TVSH. 

Testimi i njohurive teorike, realizohet me kompjuter në programin elektronik të testimit për Dëshmi Taksisti, në DRSHTRr-në ku është regjistruar aplikanti, nga i njëjti komision që merr në provim edhe kursantët që kërkojnë të pajisen me leje drejtimi dhe, në përputhje me kërkesat dhe rregullat e parashikuara në Regulloren e DPSHTRr-së Nr.2, datë 27.05.2015 “Për proçedurat e testimit të kandidatëve për drejtues mjeti, aplikantëve për rifitimine pikëve dhe për marrjen e Dëshmisë së Taksistit”

Provimi i aplikantëve për Dëshmi Taksisti, do të kryhet në çdo ditë të javës (nga e Hëna në të Premte), brenda orarit zyrtar të punës.     

Rinovimi i Dëshmisë së Taksistit bëhet kur asaj i ka përfunduar afati i vlefshmërisë, në këtë rast, për tu pajisur me Dëshmi të re Taksisti, aplikanti duhet ti paraqesë specialistit të aplikimit për leje drejtimi dokumentat e mëposhtëm:

  • kërkesën për rinovimin e Dëshmisë së Taksistit;
  • Kartën e identitetit (Origjinale);
  • Librezë shëndetësore për profesionin “Taksist” të lëshuar nga inspektoriati i higjenës jo më përpara se tre muaj nga data e aplikimit (Origjinale);
  • Fotografi me ngjyra për dokumenta me permasa 4.2x3.5 cm, (1 copë);
  • Dëshminë e taksistit që i ka perfunduar vlefshmëria (Origjinale).

Pas pranimit të dokumentacinit, aplikanti pajiset me një faturë shërbimi, për të kryer  pagesën e tij me vlerë 800 lekë me TVSH.