dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

MESUESIT E TEORISE DHE INSTRUKTORET E PRAKTIKES

   

Autoshkolla duhet të ketë të paktën një mësues teorie dhe të paktën një instruktor për ushtrimin e praktikës. 


ØMësuesit e teorisë duhet të jenë të pajisur me diplomën e fakultetit të Inxhinierisë Mekanike ose të jenë oficerë transporti, diplomuar në Akademinë e Forcave Tokësore, si dhe të jenë të pajisur, të paktën, me lejedrejtimi të kategorisë B.Mësuesit e teorisë duhet të jenë të pajisur me Dëshmi të Aftësisë Profesionale “Mësues teorie”, e cila është e vlefshme si për përgatitjen e kandidatëve për lejedrejtimi edhe për kandidatët për Certifikatë të Aftësisë Profesionale (CAP).Dëshmia e Aftësisë Profesionale e mësuesit të teorisë është pa afat. Rinovimi i saj bëhet për rastet kur ajo dëmtohet, humbet ose kur poseduesi i saj ndryshon vendbanimin. 

     

 

ØInstruktorët e praktikës, duhet të jenë të pajisur me Dëshmi të Aftësisë Profesionale për lejedrejtimi dhe kur përgatit kandidatë për CAP duhet të ketë edhe Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP), në varësi të kandidatëve që përgatit. Instruktorët e praktikës duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm si dhe, duhet të plotësojnë kërkesat për moshën, kualifikimin dhe eksperiencë. Kushti i moshës: Instruktori i praktikës duhet të jetë me moshë jo më të madhe se 65 vjeç dhe jo më të vogël se 30 vjeç.          

 

Kushti i kualifikimit dhe eksperiencës:    

 

-          Për kategorinë A1, A2, A duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë A prej të paktën 10 vjet;

-          Për kategorinë A1, B1, B duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë B prej të paktën 10 vjet ose çdo kategori më e lartë se B;

-          Për kategorinë B96, BE duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë BE prej të paktën 10 vjet ose çdo kategori më e lartë se BE;

-          Për kategorinë C1, C duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë C prej të paktën 10 vjet ose çdo kategori më e lartë se C;

-          Për kategorinë C1E, CE duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë CE prej të paktën 10 vjet ose çdo kategori më e lartë se CE;

-          Për kategorinë D1, D duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë D prej të paktën 10 vjet;

-          Për kategorinë D1E, DE duhet të jetë i pajisur me lejedrejtimi të kategorisë DE prej të paktën 10 vjet;    

-          Për CAP duhet të jetë i pajisur me CAP përkatës.

 

 Dëshmia e aftësisë profesionale, e instruktorit të praktikës, lëshohet për një afat 5-vjeçar, me të drejtë rinovimi, nëse poseduesi zotëron aftësitë e kërkuara fizike e psikike, dhe shfrytëzohet vetëm për ato qëllime, për të cilat ajo është lëshuar.  DPSHTRR-ja pajis me autorizim të veçantë instruktorin e praktikës, për përgatitjen e kandidatëve të autoshkollës në të cilën ai është i punësuar. Në asnjë rast, instruktori i praktikës nuk mund të përgatitë kandidatë, të cilët nuk i përkasin autoshkollës për të cilën është autorizuar. Të drejtën e anullimit të dëshmisë së aftësisë profesionale, kur mbajtësi i saj kryen shkelje, në mënyrë të përsëritur, të legjislacionit rrugor ose kur shpërdoron detyrën apo nuk merr pjesë në kurset periodike të formimit profesional, të organizuara nga DPSHTRR-ja, e ka organi që e ka lëshuar atë,  Autoshkolla nuk mund të programojë më shumë se 6 (gjashtë) orë mësimi teorik për një mësues teorie e 8 (tetë) orë mësimi praktik në ditë për një instruktor praktike.