dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

REGJISTRIMI I AUTOSHKOLLES NE DRSHTRR, VENDNDODHJA DHE TRANSFERIMI.

Ø Me dorëzimin e dokumenteve nga autoshkolla, DRSHTRR bën verifikimin në se autoshkolla plotëson kriteret teknike dhe profesionale për të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të licencës. Verifikimi bëhet nga një komision me kryetar Drejtorin e Drejtorisë Rajonale dhe dy anëtarë të tjerë inxhinierë mekanik, brenda 30 ditëve.

Në përfundim, komisioni harton procesverbalin e verifikimit, model D/PKA, ku përcaktohet plotësimi i kritereve teknike dhe profesionale. Në qoftë se autoshkolla nuk plotëson kriteret teknike dhe profesionale sipas licencës për një kategori të caktuar, atëherë kjo kategori nuk regjistrohet në sistemin e të dhënave të autoshkollave në DPSHTRR. Mbi bazën e licencës dhe të procesverbalit “Mbi verifikimin e kushteve për autoshkollë” lëshohet, nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale, “Leje për ushtrim aktiviteti”, model D/LAU

ØAutoshkolla duhet të afishojë në selinë e saj, ditët dhe orët e punës për mësimet teorike dhe praktike.

Ndryshimi i vendndodhjes së autoshkollës bëhet duke paraqitur kërkesë me shkrim pranë QKR, QKB dhe DRSHTRR, 30 ditë përpara se të bëhet transferimi.  Ndryshimi i vendndodhjes së autoshkollës bëhet sipas ndryshimeve që bëhen në licencën e zhvillimit të veprimtarisë në QKR dhe QKB.

Titullari ose drejtuesi teknik i autoshkollës duhet të informojë Drejtorinë Rajonale për çdo ndryshim të vendndodhjes të autoshkollës. Në rast ndryshimi të vendndodhjes së aktivitetit të autoshkollës pa bërë ndryshimet në QKR dhe QKB dhe pa u verifikuar nga DRSHTRR aktiviteti i autoshkollës pezullohet për një periudhë nga një deri në tre muaj.