dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

DOKUMENTET QE ADMINISTROHEN NGA AUTOSHKOLLA

ØDokumentat që administrohen nga autoshkolla janë:

  • Licenca e veprimtarisë për autoshkollë, të marrë nga QKB;
  • Dokumenti i identifikimit të titullarit të licencës dhe i drejtuesit teknik;
  • Rregullorja për funksionimin e autoshkollës ku janë përcaktuar:
  1. orari ditor dhe ditët e veprimtarisë;
  2. orët e zhvillimit të seancave të teorisë dhe të praktikës;
  3. detyrat dhe të drejtat e personelit;
  4. detyrat dhe të drejtat e kandidatit;
  5. kushtet e marrëveshjes me kandidatin dhe përcaktimi i tarifave të shërbimit.
  •   Leje për ushtrimin e aktivitetit për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti, model D/LAU;
  • Autorizim mjeti për ushtrim praktike dhe marrje në prova, model D/AMP;
  • Dëshmitë e aftësive profesionale (DAP) për mësuesit e teorisë dhe të instruktorit të praktikës dhe dokumentet e identifikimit të tyre;
  • Autorizim për instruktorin e praktikës të lëshuar nga Drejtoria Rajonale, model D/AIP;
  • Kontratat e punësimit (të lidhur midis titullarit të licencës dhe personelit);
  • Leja e përgatitjes teorike, model DD/T ose autorizimi i praktikës të kandidatit, model DD/P;
  • Regjistri i kandidatëve për drejtues mjeti (amza), model DD-Amza;
  • Regjistri i zhvillimit të mësimit të teorisë, model DD-RT. Regjistri plotësohet nga mësuesi i teorisë;
  • Regjistri i zhvillimit të mësimit të praktikës, model DD-RP. Regjistri plotësohet nga instruktori i praktikës;
  • Dokumentet ligjore të pronësisë ose të marrjes me qira të ambientit të autoshkollës shoqëruar me planimetrinë e klasës, pjesë e dokumentacionit ligjor të pronësisë;
  • Dokumentet ligjore të mjeteve (leje qarkullimi, siguracioni, kontrolli teknik);
  • Kontrata e lidhur ndërmjet titullarit të autoshkollës dhe kandidatit, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrat e secilës palë. Kandidati ka të drejtë të anullojë kontratën në rast se autoshkolla nuk e pajis atë me Leje për kursin e teorisë apo me Autorizimin për ushtrimin e praktikës, brenda 10 ditëve, nga data e kërkesës ose nga data e fitimit të provimit të teorisë. Në rastin e anullimit të kontratës me autoshkollën, apo me kërkesën e njërës prej palëve, kandidati mund të regjistrohet në një autoshkollë tjetër.