dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

MJETET PER USHTRIMIN E PRAKTIKES

Mjetet për ushtrimin e praktikës përfshijnë mjetet e nevojshme për pajisjen me lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, A, B1, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. 

 

ØMjetet rrugore, që përdoren gjatë përgatitjes praktike dhe provave për lejedrejtimi e certifikata të aftësisë profesionale, duhet të plotësojnë kushtet teknike, si më poshtë vijon:

  • Për kategorinë A1, motor pa kosh, me cilindratë prej, të paktën, 120 cm3 dhe të aftë për një shpejtësi, të paktën 90 km/orë. Për lejedrejtimi të posaçme të kësaj kategorie, prova bëhet me motor me tri dhe katër rrota dhe që arrin shpejtësinë, të paktën 60 km/orë;
  • Për kategorinë A2, motor pa kosh, me cilindratë, të paktën, 400 cm3 dhe një fuqi, të paktën 25 kw;
  • Për kategorinë A, motor pa kosh, me cilindratë, të paktën 600 cm3 dhe një fuqi, të paktën 40 kw;
  • Për kategorinë B, automjet me katër rrota, i kategorisë B, i aftë të arrijë shpejtësinë, të paktën, prej 100 km/orë;
  • Për kategorinë BE, kombinim i një automjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje, me masë maksimale të autorizuar prej, të paktën, 1000 kg, me kapacitet shpejtësie prej, të paktën 100 km/orë, që nuk përfshihet në kategorinë B; pjesa e ngarkesës së rimorkios do të përbëhet nga një trup i mbyllur, i cili është, të paktën, aq i gjerë dhe i lartë sa mjeti motorik; trupi i mbyllur mundet, gjithashtu, të jetë pak më i gjerë sesa mjeti motorik, duke u siguruar që pamja nga prapa është e mundur vetëm nga përdorimi i pasqyrave të jashtme, me pamje nga prapa, të mjetit motorik; rimorkioja duhet të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg; 
  • Për kategorinë B1, motomjet me katër rrota (kategoria L7), që arrin, të paktën, 60 km/orë;
  • Për kategorinë C, një mjet i kategorisë C, me një masë maksimale të autorizuar prej, të paktën, 12 000 kg, me një gjatësi prej, të paktën, 8 m, me një gjërësi prej, të paktën, 2,40 m dhe një kapacitet shpejtësie prej, të paktën, 80 km/orë, i pajisur me frena kundra bllokimit, i pajisur me një kuti shpejtësie që ka, të paktën, tetë shkallë të lëvizjes përpara, dhe pajisjen e regjistrimit, siç është përcaktuar nga legjislacioni në fuqi; karroceria duhet të jetë në formën e një trupi të mbyllur, i cili është, të paktën, aq i gjerë dhe i lartë sa kabina; mjeti, gjatë provës, duhet të ketë një masë të përgjithshme minimale reale prej 10 000 kg;
  • Për kategorinë CE, mjet i artikuluar ose një kombinim i mjetit të provës së kategorisë C dhe një rimorkio me gjatësi, të paktën, 7,5 m; si mjet i artikuluar dhe i kombinuar duhet të ketë një masë maksimale të autorizuar prej, të paktën, 20 000 kg, një gjatësi prej, të paktën, 14 m dhe një gjërësi prej, të paktën, 2,40 m dhe duhet të arrijë shpejtësinë prej, të paktën, 80 km/orë, e pajisur me frena kundra bllokimit, e pajisur me një kuti shpejtësie që ka, të paktën, tetë shkallë të lëvizjes përpara dhe me pajisje regjistruese, siç është përcaktuar nga legjislacioni në fuqi; karroceria duhet të jetë në formën e  një trupi të mbyllur, i cili është, të paktën, aq i gjerë dhe i lartë sa kabina; si mjeti me rimorkio, edhe ai i kombinuari, duhet të jenë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 15 000 kg;
  • Për kategorinë C1, një mjet i kategorisë C1, me një masë maksimale të autorizuar prej, të paktën, 4 000 kg, me një gjatësi prej, të paktën, 5 m, dhe duhet të arrijë shpejtësinë prej, të paktën, 80 km/orë; i pajisur me frena kundra bllokimit dhe me pajisje regjistruese, siç është përcaktuar nga legjislacioni në fuqi; karroceria duhet të jetë në formën e  një trupi të mbyllur, i cili është, të paktën, aq i gjerë dhe i lartë sa kabina;
  • Për kategorinë C1E, një kombinim i përbërë nga një mjet i kategorisë C1 dhe një rimorkio, me një masë maksimale të autorizuar prej, të paktën, 1 250 kg; ky kombinim duhet të jetë, të paktën, 8 m i gjatë, dhe që arrin shpejtësinë prej, të paktën, 80 km/orë; karroceria duhet të jetë në formën e një trupi të mbyllur, i cili është, të paktën, aq i gjerë dhe i lartë sa kabina; karroceria mundet, gjithashtu, të jetë pak më e gjerë se kabina, duke u siguruar që pamja prapa është e mundur vetëm nga përdorimi i pasqyrave të jashtme, me pamje nga prapa, të mjetit motorik; rimorkioja duhet të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg; 
  • Për kategorinë D, një mjet i kategorisë D, me një gjatësi prej, të paktën, 10 m, një gjërësi prej, të paktën, 2,40 m, dhe që arrin një shpejtësi prej, të paktën, 80 km/orë; i pajisur me frena kundra bllokimit dhe me pajisje regjistruese, siç është përcaktuar në legjislacionin në fuqi;
  • Për kategorinë DE, një kombinim i përbërë nga një mjet i kategorisë D, dhe një rimorkio me një masë maksimale të autorizuar prej, të paktën, 1 250 kg, një gjërësi prej, të paktën, 2,40 m, dhe që arrin një shpejtësi prej, të paktën, 80 km/orë; karroceria duhet të jetë në formën e një trupi të mbyllur, i cili është, të paktën, 2 m i gjerë dhe 2 m i lartë; rimorkioja duhet të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg; 
  • Për kategorinë D1, një mjet i kategorisë D1, me një masë maksimale të autorizuar prej, të paktën, 4 000 kg, me një gjatësi prej, të paktën, 5 m, dhe që arrin shpejtësinë prej, të paktën, 80 km/h; i pajisur me frena kundra bllokimit dhe me pajisje regjistruese, siç është përcaktuar nga legjislacioni në fuqi;
  • Për kategorinë D1E, një kombinim i një mjeti të kategorisë D1 dhe një rimorkioje, me një masë maksimale të autorizuar prej, të paktën, 1 250 kg, dhe që arrin shpejtësinë prej, të paktën, 80 km/orë; karroceria duhet të jetë në formën e  një trupi të mbyllur, i cili është, të paktën, 2 m i gjerë dhe 2 m i lartë; rimorkioja duhet të jetë me një masë të përgjithshme minimale reale prej 800 kg.

ØPër rastet kur kandidati kërkon të pajiset me lejedrejtimi, me kuti shpejtësie automatike, mjeti për ushtrimin e praktikës duhet të jetë me kuti shpejtësie automatike.

ØMjetet rrugore mësimore, me kuti shpejtësie manuale, përveç atyre të kategorisë “A1, A2 dhe A”, duhet të jenë të pajisura me pedale të dyfishta (gaz, friksion, frena),  ndërsa mjetet rrugore mësimore me kuti shpejtësie automatike, përveç atyre të kategorisë “A1, A2 dhe A”,  duhet të jenë të pajisura me pedale të dyfishta për gaz dhe frena. Pedalet e dyfishta  dhe hapësira ndërmjet instruktorit e drejtuesit të mjetit duhet të jenë të përshtatshme me qëllim që të mundësojnë ndërhyrjet e instruktorit në drejtimin e mjetit rrugor. Mjetet rrugore mësimore duhet të jenë me pamje të jashtme të rregullt dhe në gjendje të mirë teknike.

ØMjetet për ushtrimin e praktikës janë pronë e autoshkollës dhe të miratuara me autorizim të veçantë nga DRSHTRR-ja.

ØAutoshkolla mund të ketë edhe mjete të përshtatshme për marrjen e lejedrejtimit të kategorisë B me kodin e harmonizuar 96.

ØMjetet duhet të jenë të pajisura me shenjën dalluese “AUTOSHKOLLA” që është një panel katërkëndor, me kende të rrumbullakosura, që përmban shkrimin AUTOSHKOLLA, në ngjyrë të zezë mbi sfond të bardhë, prapareflektues, i cili vendoset mbi kabinë për autoveturat dhe para dhe prapa për motorat, kamionët e autobusët. Shenja duhet të jete e lexueshme, diten dhe naten, nga të dyja anët.Në pjesët anësore të mjetit të shkruhen fjalët autoshkolla dhe emri i subjektit, të inkuadruar brenda formave të rregullta gjeometrike dhe të jetë e kufizuar në sipërfaqet larg sinjaleve pamore dhe ndriçuese, si dhe nga targat, të paktën 20 cm, duke u reduktuar në 10 cm në pjesët anësore. Përmasat e shenjes dalluese dhe ato të shkrimit përcaktohen sipas rasteve për të cilat nevojiten, (figurat, IV. 1, IV. 2).

AUTOSHKOLLE