dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

AMBIENTET. PAJISJET MESIMORE. MATERIALET DIDAKTIKE PER MESIMIN E TEORISE.


 Ø Autoshkolla duhet të ketë:

  • një klasë me ambient të mjaftueshëm dhe funksional me kapacitet jo më pak se 20 vende, të ndarë nga zyrat e tjera ose nga zyra e pritjes së publikut. Klasa duhet të ketë ndriçim dhe ventilim të mjaftueshëm si dhe mjetet e nevojshme për mbrojtjen nga zjarri (MNZ);
  • ambjent hidrosanitar sipas rregullave në fuqi dhe me ujë të vazhdueshëm, brenda ambjentit të autoshkollës.

Sipërfaqet e të gjitha ambjenteve (klasa, zyra e pritjes së publikut, ambjenti hidrosanitar) nuk duhet të jenë më pak se 30 m2.

Ø Pajisjet e klasës së mësimdhënies, minimalisht, duhet të përfshijnë:

  • një tavolinë për mësuesin e teorisë;
  • një tabelë shkrimi, prej dërrase ose xhami, me përmasa minimale 1.1m x 0.8 m;
  • tavolina dhe ndenjëse të përshtatshme të vendosura në distancë të përshtatshme;
  • të paktën 5 kompjutera për kandidatët për prova testimi dhe projektor.

ØMaterialet didaktike për mësimin e teorisë përfshijnë:

  1. një seri tabelash me sinjalet rrugore (sinjalet vertikale, sinjalet horizontale sinjalet e ndritshme dhe sinjalet e policëve të trafikut);
  2. tabela mbi sjelljen në rast aksidentesh, si dhe qendrimi  e masat që duhen marrë në këto raste;
  3. maket elektrik i ndriçuar,  për motor dhe automjet;
  4. një vend të përshtatshëm ku të vendoset një sedilje me rripa sigurimi dhe kaska mbrojtëse që shërbejnë për të treguar funksionimin e tyre;
  5. një vend të përshtatshëm ku të vendosen pajisje që shërbejnë për zvogëlimin e ndotjes mjedisore;
  6. një vend të përshtatshëm ku të vendoset kutia e ndihmës së shpejtë;
  7. tabela të përshtatshme për njohjen e mallrave dhe ngarkesave të rrezikshme;
  8. maket automjeti ku të tregohen sistemet kryesore të motorit (sistemi i ftohjes, i lubrifikimit, i ndezjes, i ushqimit), sistemi i drejtimit, sistemi i frenimit, amortizatorët, struktura e karrocerisë. Për rastet kur maketi është i pakompletuar me sistemet dhe elementet e mësipërm atëherë këto duhet të tregohen me tabela;
  9. tabela shpjeguese për lidhjen e rimorkiove dhe pjesët e frenimit të rimorkiove.

Materiali didaktik i përmendur në germat b, c, d, f, g dhe h mund të zëvëndësohet me pajisje audiovizive ose multimediale të përshtatshme, të miratuara nga DPSHTRR-ja.