dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

MARRJA E LICENCES DHE KUSHTET E VEPRIMTARISE

      Ø Subjektet autoshkollë, për tu pajisur me licencë, duhet të paraqesin pranë Qendrës Kombëtare të Bisnesit (QKB):

  • Dëshminë e aftësisë profesionale të mësuesit të teorisë ose, në mungesë të saj, nga kërkuesi, kontratën me një person të pajisur me këtë dëshmi, i cili do të jetë edhe drejtuesi teknik i autoshkollës;
  • Dëshminë e aftësisë profesionale për instruktorët e praktikës dhe kontratat që provojnë marrëdhëniet e kërkuara të punës;
  • Dokumentet e pronësisë ose të marrjes me qira të një klase për zhvillimin e mësimit të teorisë;
  • Dokumentet e pronësisë të subjektit kërkues, për çdo mjet rrugor, të çdo kategorie lejedrejtimi apo dëshmie dhe certifikate profesionale, për të cilat kërkon licencën;
  • Rregullore të brendshme të funksionimit të autoshkollës;
  • Dokumentin që vërteton pagesën e tarifës së pajisjes me licencë në QKB.

Licenca, që lëshohet nga QKB, është e nënkategorisë VII.3.A “Autoshkollë”.

Licenca VII.3.A “Autoshkollë” ka kategoritë:

  • VII.3.A.1  “Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit” ku futen kategoritë e lejeve të drejtimit;
  • VII.3.A.2  “Autoshkollë për dhënien e Certifikatave të Aftësive Profesionale (CAP)”, ku futen kategoritë e CAP;
  • VII.3.A.3  “Autoshkollë për dhënien e Dëshmisë së Aftësisë Profesionale” ku futen: Automakinist; eskavatorist; buldozierist.

Licenca është pa afat.

 ØAutoshkollat zhvillojnë veprimtari mësimore, edukuese dhe instruktuese për formimin e drejtuesve të mjeteve me motor, sipas përcaktimeve  të licencës.

         Objekt i Drejtorisë së Drejtuesve të Mjeteve është Licenca VII.3.A.1