dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROGRAMI I PËRGATITJES SË AFTËSIVE DREJTUESE DHE TË SJELLJES, KOHËZGJATJA E NEVOJSHME

Ø Përgatitja praktike e kandidatëve bëhet si më poshtë:  

  • Fillimisht në fushë, rrugë e mjedise ku nuk ka lëvizje, për të marrë më parë reflekset e nevojshme, pastaj në rrugë e mjedise ku nuk ka lëvizje të dendura;
  • Në rrugë jashtë qyteteve e qendrave të banuara, ditën dhe natën;
  • Në rrugë, brenda qyteteve dhe me dendësi të madhe lëvizjeje, ditën dhe natën.

Kur mjeti rrugor mësimor drejtohet nga një kandidat, në të lejohet të hipë edhe një kandidat tjetër, përveç instruktorit, ndërsa kur mjeti rrugor është autobus, me të cilin përgatiten persona që do të pajisjen me lejedrejtimi të kategorive D1 dhe D, mund të udhëtojnë vetëm pjesëtarët e të njëjtit grup, por jo më shumë se 8 (tetë) persona.  


Ø Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2 dhe A

I.Përgatitje dhe kontrolli teknik i motomjetit me qëllim sigurinë rrugore    

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t’u përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer: 

1.  rregullimin e veshjeve mbrojtëse si dorezat, çizmet dhe kaskën e sigurisë;

2.  kontrollin e rastit të gjendjes së gomave, frenave, sistemit të drejtimit, çelësit të ndaljes së emergjencës (nëse aplikohet), zinxhirëve, nivelit të vajit, stopave, fenerëve, treguesve të drejtimit (sinjalet) dhe borisë. 

 

II.Manovrat e veçanta 

1.mbajtja e motorit pa mbështetëse dhe lëvizja me të pa ndihmën e fuqisë motorike, duke ecur bashkë me motorin;

2.parkimi i motorit mbi mbështetëset e tij;

3.realizimi i dy manovrave me shpejtësi të ngadaltë, duke përfshirë një lëvizje zigzake. Kjo vlerëson manovrimin në friksion, frenim, ekuilibrim, drejtim, shikimin përpara, pozicionin në motor, si dhe pozicionin e këmbëve në mbështetësen e pushimit;

4.realizimi i dy manovrave me shpejtësi të lartë, nga të cilat një manovër në marrsh të dytë apo të tretë, me shpejtësi të paktën 30 km/orë si dhe, një manovër, duke shmangur një pengesë, me shpejtësi minimale prej 50 km/orë.Kjo mundëson vlerësimin e pozicionit në motor, drejtimin e shikimit, ekuilibrin, teknikën e drejtimit dhe teknikën e ndërrimit të marrsheve;

5.frenimi; bëhen të paktën dy ushtrime frenimi, duke përfshirë një frenim emergjence, me një shpejtësi minimale prej 50 km/orëKjo mundëson vlerësimin në trajtimin e frenave para e pas frenimit, drejtimin e shikimit dhe pozicioni në motor.  

 

III.Sjellja në trafik

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në, 

1. drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi;

2. drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë dhe këmbimin në hapësira të kufizuara);

3. drejtimin e mjetit në kthesa;

4. kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;

5. ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;

6. hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit, dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;

7. parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtimi i mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (nëse është e përshtatshme);

8. rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime, kalimet në nivel, vendqëndrime tramvaj/autobus, vendkalimet për këmbësorë, lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;

9. marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti. 

        

Ø Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë B1 dhe B

 

Për kategorinë B, përveç programit, kandidatët duhet të kryejnë edhe 6 orë ushtrim të detyrueshëm praktike si më poshtë: 

-   2 orë lëvizje në kushte të natës, në rrugë urbane të ngushta dhe të gjera ku ka mjete të parkuara anash ose jo, në kryqëzime të rregulluara me sinjale vertikale dhe impiante semaforike;

-  2 orë lëvizje në rrugë urbane ose në rrugë interurbane dytësore, duke shfrytëzuar mjetin në regjime të ndryshme të punës së motorit, në regjimin e momentit përdredhës maksimal dhe duke shfrytëzuar konsumin minimal të karburantit;

-  2 orë lëvizje në autostradë ose rrugë interurbane kryesore apo dytësore duke e kaluar shpejtësinë 50 km/orë, duke përdorur 5 marshe dhe marshin më të përshtatshëm të shpejtësisë gjatë lëvizjes. 

I. Përgatitja dhe kontrolli teknik i automjetit me qëllim sigurinë rrugore       

 Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t’u përgatitur për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer:

  1. rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  2. rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  3. kontrollin e dyerve, nëse janë të mbyllura;
  4. kontrollin e zakonshëm të gjendjes së gomave, sistemit të drejtimit, sistemit të frenimit të lëngjeve (p.sh. vaj motori, lëngu ftohës, lëngjet larëse), stopave, fenerëve, treguesve të drejtimit dhe borisë.

II.  Manovra të veçanta për tu testuar

Një përzgjedhje e manovrave të mëposhtme do të testohen (të paktën dy manovrat për të katër pikat, duke përfshirë edhe një në marshin e lëvizjes prapa):

  1. lëvizja prapa në vijë të drejtë ose lëvizje prapa nga e majta apo nga e djathta në një kthesë duke qëndruar brenda korsisë;
  2. kthimi i mjetit në sens të kundërt, duke përdorur marshet para dhe prapa;
  3. parkimi i mjetit duke lënë hapësirë të nevojshme (paralel, pingul apo me kënd në lidhje me aksin e karrexhatës, para ose prapa një mjeti, në vend të sheshtë, në të përpjetë ose tatëpjetë);
  4. frenim i përshtatshëm për ndalim të plotë. Kryerja e një ndalese emergjente është fakultative

III. Sjellja në trafik 

Kandidati duhet të kryejë të gjitha veprimet e mëposhtme në situatë të trafikut normal, në siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në,

  1. drejtimin e mjetit: pas parkimit; pas një ndalese në trafik; hyrjes në rrugë me përparësi;
  2. drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapësira të kufizuara);
  3. drejtimin e mjetit në kthesa;
  4. kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  5. ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  6. hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  7. parakalimi: parakalim i mjeteve të tjera (nëse është e mundur); drejtimin e mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjete të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera nëse është e përshtatshme);
  8. rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  9. marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti

 

Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë BE, B me kodin 96     

 

I. Përgatitja dhe kontrolli teknik i automjetit me qëllim sigurinë rrugore 

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për tu përgatitur dhe për të drejtuar mjetin me siguri, duke kryer:

  1. rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  2. rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  3. kontrollin  e dyerve nëse janë të mbyllura;
  4. kontrollin e zakonshëm të gjendjes së gomave, sistemit të drejtimit, sistemit të frenimit, të  lëngjeve (p.sh. vaj motori,  lëngu ftohës, lëngjeve larëse), stopave, fenerëve, treguesve të drejtimit dhe borisë;
  5. kontrollin e faktorëve të sigurisë që lidhen me ngarkimin e automjetit: trupi (karroceria e hapur e mbyllur), dyert, mbyllja e kabinës, vendosja e ngarkesës, sigurimi i ngarkesës;
  6. kontrollin e mekanizmit bashkues dhe i lidhjeve elektrike e të frenimit;

II. Manovra të veçanta për tu testuar

  1.  bashkimi dhe shkëputja, ose shkëputja dhe ribashkimi i një rimorkio me mjetin e tij. Manovra duhet të përfshijë parkimin e mjetit pranë rimorkios (d.m.th. jo në  rresht);
  2.  kthimi prapa në një kthesë;
  3.  parkim i sigurtë për ngarkim/shkarkim

 III. Sjellja në trafik   

Kandidati duhet të kryejë të gjitha veprimet e mëposhtme në situatë të trafikut normal, në siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në,

  1. drejtimin e mjetit: pas parkimit; pas një ndalese në trafik; hyrjes në rrugë me përparësi;
  2. drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapësira të kufizuara);
  3. drejtimin e mjetit në kthesa;
  4. kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  5. ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas dhe djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  6. hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  7. parakalim: parakalim i mjeteve të tjera (nëse është e mundur); drejtimin e mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjete të parkuara dhe parakalimi nga mjete të tjera nëse është e përshtatshme);
  8. rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  9.  marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti

     

Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë C1 dhe C 

 

I. Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore    

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për tu përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:

  1.  rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  2.  rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  3.  kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë;
  4.  kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit, kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrolli i pajisjeve të kroskotit, përfshirë tahografin;
  5.  kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes;
  6. kontrollin e faktorëve të sigurisë që lidhen me ngarkimin e mjetit: mbulesa, mekanizmi i ngarkimit (nëse ka), mbyllje e kabinës (nëse ka), vendosja e ngarkesës, sigurimi i ngarkesës;
  7. leximin e një hartë rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative)       

II. Manovra të veçanta që duhet të testohen

  1. kthimi prapa përgjatë një kthese;
  2.  parkimi i sigurtë për ngarkim/shkarkimin në një rampë/platformë ose instalime të ngjashme

III. Sjellja në trafik   

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në

  1. drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi;
  2. drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë dhe këmbimin në hapësira të kufizuara);
  3. drejtimin e mjetit në kthesa;
  4. kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  5. ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  6. hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  7. parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtim i mjetit përgjatë pengesave (psh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (në se është e përshtatshme);
  8. rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  9. marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti. 

IV. Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë

Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e marshit.

 

Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë C1E dhe CE  

 

I. Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore     

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për t’u përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer: 

1.  rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;

2.  rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;

3. kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë;

4. kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit, kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrolli i pajisjeve të kroskotit, përfshirë tahografin;

5.  kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes;

6. kontrollin e faktorëve të sigurisë që lidhen me ngarkimin e mjetit: mbulesa, mekanizmi i ngarkimit (nëse ka), mbyllje e kabinës (nëse ka), vendosja e ngarkesës, sigurimi i ngarkesës;

7.  kontrollin e mekanizmit bashkues dhe të lidhjeve elektrike e të frenimit;

8. leximin e një hartë rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative).

         

II. Manovrat e veçanta që duhet të testohen 

1. bashkimi dhe shkëputja, ose shkëputja dhe ribashkimi i një rimorkio me mjetin e tij. Manovra duhet të përfshijë parkimin e mjetit pranë rimorkios (d.m.th. jo në një rresht);

2.  kthimi prapa përgjatë një kthese;

3.  parkimi i sigurtë për ngarkim/shkarkimin në një rampë/platformë ose instalime të ngjashme.    

 

III. Sjellja në trafik

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në,

1. drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi;

2. drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë dhe këmbimin në hapësira të kufizuara);

3.  drejtimin e mjetit në kthesa;

4.  kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;

5. ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;

6. hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;

7. parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtim i mjetit përgjatë pengesave (psh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (në se është e përshtatshme);

8. rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime; kalimet në nivel; vendqëndrime tramvaj/autobus; vendkalimet për këmbësorë; lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;

9. marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.   

 

IV. Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë  

 Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e  marshit. 

 

Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë D1 dhe D  

   

I. Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore 

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për tu përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:

  1. rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  2. rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  3. kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë;
  4. kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit; kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrollin e pajisjeve duke përfshirë tahografin;
  5. kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes;
  6. marrjen e masave të veçanta të sigurisë për mjetin, për kontrollin e mjetit, dyert e shërbimit, daljet e emergjencës, pajisjen e ndihmës së shpejtë, aparatet zjarrfikëse dhe pajisje të tjera të sigurisë;
  7. leximin e një hartë rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative).

II. Manovra të veçanta që duhet të testohen me qëllim sigurinë rrugore  

  1.  kthimi prapa përgjatë një kthese;
  2. qëndrimi për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve në autobus në mënyrë të sigurtë.   

III. Sjellja në trafik          

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në,

  1. drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi;
  2. drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapësira të kufizuara);
  3. drejtimin e mjetit në kthesa;
  4. kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  5. ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  6. hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  7. parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtimi i mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (nëse është e përshtatshme);
  8. rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime, kalimet në nivel, vendqëndrime tramvaj/autobus, vendkalimet për këmbësorë, lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  9. marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

IV. Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë

Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e  marshit.

 

 

Programi dhe prova e praktikës për lejedrejtimi të kategorisë D1E dhe DE 

     

I. Përgatitja dhe kontrolli teknik i mjetit me qëllim sigurinë rrugore   

Kandidati duhet të tregojë se është i aftë për tu përgatitur për të drejtuar me siguri, duke kryer:

  1. rregullimin e ndenjëses për të marrë një pozicion ulur të rregullt;
  2. rregullimin e pasqyrave, rripave të sigurimit dhe mbështetëses së kokës, nëse ka;
  3. kontrollin e zakonshëm mbi gjendjen e gomave, timonit, frenave, stopave, fenerëve, sinjaleve dhe borisë;
  4. kontrollin e efektshmërisë së frenave dhe sistemit të drejtimit; kontrollin e gjendjes së rrotave, dadiçekëve, xhamave, dritareve dhe fshirseve, lëngjeve (p.sh. vaj motori, ujë antifriz, lëngjeve larëse), kontrollin e pajisjeve duke përfshirë tahografin;
  5. kontrollin e presionit të ajrit, depozitave të ajrit dhe ndalimi i rrjedhjes;
  6. marrjen e masave të veçanta të sigurisë për mjetin, për kontrollin e mjetit, dyert e shërbimit, daljet e emergjencës, pajisjen e ndihmës së shpejtë, aparatet zjarrfikëse dhe pajisje të tjera të sigurisë;
  7. kontrollin e mekanizmit bashkues të frenave dhe të lidhjeve elektrike;
  8. leximin e një hartë rruge, planifikimin e itinerarit të lëvizjes, duke përfshirë përdorimin e sistemeve elektronike të navigimit (fakultative).

 

II. Manovrat e veçanta që duhet të testohen  

  1. bashkimi dhe shkëputja, ose shkëputja dhe ribashkimi i një rimorkio me mjetin e tij. Manovra duhet të përfshijë parkimin e mjetit pranë rimorkios (d.m.th. jo në një rresht);
  2. kthimi prapa përgjatë një kthese;
  3. qëndrim për hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve në autobus në mënyrë të sigurtë.

III. Sjellja në trafik     

Kandidati duhet të kryejë veprimet e mëposhtme, në situatat e trafikut normal, me siguri të plotë dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme në,

  1. drejtimin e mjetit: pas parkimit, pas ndalimit në trafik, hyrja në rrugë me përparësi;
  2. drejtimin e mjetit në rrugë të drejtë gjatë këmbimit me mjete të tjera (duke përfshirë edhe këmbimin në hapsira të kufizuara);
  3. drejtimin e mjetit në kthesa;
  4. kryqëzime: afrimi dhe kalimi i kryqëzimeve në nivel dhe disnivel;
  5. ndryshimin e drejtimit: kthimet majtas, djathtas dhe ndryshimi i korsive;
  6. hyrje/daljet në autostrada ose rrugë të ngjashme me to (nëse ka): hyrja nëpërmjet korsisë së shpejtimit; dalja nëpërmjet korsisë së ngadalësimit;
  7. parakalim: parakalimi i mjeteve të tjera (nëse është e mundshme), drejtimi i mjetit përgjatë pengesave (p.sh. mjeteve të parkuara) dhe parakalimi nga mjete të tjera (nëse është e përshtatshme);
  8. rrugë me karakteristika të veçanta (nëse ka): rrethrrotullime, kalimet në nivel, vendqëndrime tramvaj/autobus, vendkalimet për këmbësorë, lëvizja me mjet në rrugë të përpjetë/tatëpjetë në distanca të gjata;
  9. marrjen e masave të nevojshme kur zbritet nga mjeti.

IV. Drejtim i sigurtë i mjetit dhe drejtimi nga pikëpamja e energjisë   

Drejtim i mjetit në mënyrë të tillë që të garantojë sigurinë dhe zvogëlimin e konsumit të karburantit e të ndotjes, gjatë ngadalësimit të shpejtësisë, gjatë lëvizjes në të përpjetë e tatëpjetë. Zgjedhja e duhur e  marshit.

Ø Kohëzgjatja, për përgatitjen e aftësive drejtuese dhe të sjelljes për lejedrejtimi mjeti është si më poshtë: 

  • për lejedrejtimi të kategorisë a1, a2, - 12 seanca në jo më pak se 12 ditë kalendarike;
  • për lejedrejtimi të kategorisë B1 - 12 seanca në jo më pak se 12 ditë kalendarike;
  • për lejedrejtimi të kategorisë B - 25 seanca në jo më pak se 25 ditë kalendarike. Për kategorinë B, përveç programit, kërkohet edhe ushtrim i detyrueshëm prej 6 orë;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë B1 - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë B - 20 seanca në jo më pak se 20 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A1 në lejedrejtimi të kategorisë A2, B1 - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A1 në lejedrejtimi të kategorisë B - 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A2 në lejedrejtimi të kategorisë A, B1 - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A2, A në lejedrejtimi të kategorisë B - 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë A në lejedrejtimi të kategorisë B1 - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B1 në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2- 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B1 në lejedrejtimi të kategorisë B - 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë B me kodin 96 - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1 - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C - 15 seanca në jo më pak se 15 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë BE - 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C1 në lejedrejtimi të kategorisë C, C1E - 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë CE – 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1 - 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D - 8 seanca në jo më pak se 8 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë D1 në lejedrejtimi të kategorisë D, D1E - 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike;
  • për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë D në lejedrejtimi të kategorisë DE - 7 seanca në jo më pak se 7 ditë kalendarike.

Programi i përgatitjes praktike, kohëzgjatja e nevojshme dhe provimet për marrjen e lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie automatike (kodi 78) është i njejtë me ato të lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë përkatëse.

Kalimi nga një lejedrejtimi me kodin 78 në lejedrejtimi me kuti shpejtësie manuale brenda të njejtës kategori bëhet me anë të kursit të përgatitjes praktike për 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike.


Seanca e ushtrimit të praktikës të jetë jo më pak se 40 minuta.