dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PARAQITJA E KANDIDATËVE PËR PROVA PRAKTIKE. PROVIMI I AFTËSISË DREJTUESE E TË SJELLJES

Kandidati ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provimit të praktikës, duke filluar nga data e lëshimit të autorizimit (model DD/P).

Vendi i provës të praktikës për të vlerësuar manovrat e veçanta bëhet në një terren të përshtatshëm për kryerjen e këtyre manovrave. Vendi i provës për të vlerësuar sjelljen në trafik bëhet në rrugë jashtë zonave të banuara, në rrugë interurbane dhe autostrada (ose të ngjashme) si dhe, në të gjitha llojet e rrugëve urbane (zona banimi, zona ku lejohet shpejtësia prej 30 dhe 40 km/orë, rrugë urbane kryesore) të cilat përfaqësojnë lloje të ndryshme të vështirësisë. Gjithashtu, prova  mund të zhvillohet në kushte të ndryshme të trafikut. Prova e parë e praktikës nuk mund të jetë më parë se data e përfundimit të programit të praktikës. Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të Autorizimit për praktikë dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara.

 

Kandidati lejohet të japëderi në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëra provë në tjetrën. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 herë prova praktike, ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës atëhere kandidati duhet të rifutet në provimin e teorisë, pa e përsëritur kursin e teorisë, vetëm pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së autorizimit përkatës. 

 

Para çdo riprovimi bëhet pagesa e shërbimit për riprovim.

Kandidati në momentin e provimit të praktikës duhet të paraqitet me kartën e identitetit ose pasaportë dhe Autorizimin model DD/P 

Për kategorinë B, kandidati duhet të ketë kryer edhe ushtrimin e praktikës prej 6 orësh, të firmosur nga instruktori i praktikës. 


Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes është:

  • për lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, A, B1, B, BE, B me kodin 96, - jo më pak se 25 minuta;
  • për lejedrejtimi të kategorisë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D, DE – jo më pak se 45 minuta.
Kohët e përmendura më sipër nuk përfshijnë kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik

Për lejedrejtimi të kategorive A1, A2, A do të kryhen prova praktike sipas autorizimit DD/P (A1, A2, A), përfshi manovrat e veçanta si më poshtë: 

1.Prova e ekuilibrit me lëvizje të ngadalësuar

autoshkolla16

Faza e parë: 

Lëvizje me motor brenda një korridori me gjerësi 2.2 m ndërmjet 5 koneve prej gome ose plastike, të vendosur në një vijë të 

♦ 4 m nga njëri-tjetri, për testin e aftësive dhe sjelljes për lejedrejtimi të kategorisë A1;

♦ 4.5 m nga njëri-tjetri, për testin e aftësive dhe sjelljes për lejedrejtimi të kategorive A2 dhe A.drejtë me distancë:

 

Faza e dytë:

Lëvizja me motor brenda 5 koneve të  vendosur në një rreth me qendër 8 m larg nga koni i 5 i korridorit gjatësor dhe me rreze:

♦ 3.5 m, për testin e aftësive dhe sjelljes për të marrë lejedrejtimi të kategorisë A1;

♦ 4.5 m, për testin e aftësive dhe sjelljes për të marrë lejedrejtimi të kategorisë A2 dhe A. 

 

2.Prova në një korridor të ngushtë 

autoshkolla2 

 për A1: X = 1,10 m

për A2-A: X = 1,30 m 

Lëvizja në një korridor me gjatësi 45 m dhe gjerësi

  •      1.10 m për lejedrejtimi të kategorisë A1;
  • 1.30 m për lejedrejtimi të kategorive A2-A.

15 m e parë, ku arrihet shpejtësia e nevojshme, janë me vija horizontale.

Në 30 m e tjerë janë vendosur në të dy anët kone prej gome plastike në një distancë 1 m nga njëri-tjetri.

Kandidati duhet të kalojë nëpër korridorin që kufizohet nga kone (30 m) me një shpejtësi prej së paku 30 km/orë.     

   3.Prova e kalimit të një pengese 

autoshkolla3 

për A1: X = 60 m, Y = 6 m, Z = 4,5 m
për A2-A: X = 44 m, Y = 7 m, Z = 4,5 m

 

Ndërtohet një korridor me gjerësi 1.1 m, gjatësi 60 m për lejedrejtimi të kategorisë A1 dhe  gjerësi 1.1 m, gjatësi 44 m për lejedrejtimi të kategorive A2-A. Vendosen 2 kone 15 m larg nga drejtkëndëshi i jashtëm i pengesës me dimensione 4.5 m x 6 m për lejedrejtimi të kategorisë A1 dhe 4.5 m x 7 m për lejedrejtimi të kategorisë A2-A. Në drejtkëndëshin e jashtëm janë vendosur 4 kone në kulme dhe 4 kone në korridoret e hyrjes dhe të daljes. Në qendër të drejtkëndëshit është një katror, me kone të vendosur në kulmet e tij, në distancë prej 1 m nga njëri-tjetri. Katrori përbën pengesën.

 

Kandidati lëviz përgjatë korridorit me shpejtësi 50 km/orë deri tek 2 konet e parë, rregullon shpejtësinë dhe lëviz djathtas ose majtas katrorit pa kaluar kufijtë e drejtkëndëshit dhe lëviz 5 m në korridorin e daljes    

4.  Prova në frenim 

autoshkolla4 

 

Për lejedrejtimi të kategorive B1 dhe B do të kryhen prova praktike sipas autorizimit DD/P (B1, B), përfshi manovrat e veçanta si më poshtë    

 

1. Lëvizja dhe kontrolli i mjetit në kthesë 

 

fig1 

 

Figura 1

Vendosja e koneve bëhet sipas figurës 1: Gjatësia e manovrimit: 18 m (13 + 5); Gjerësia: 11 m.

Kandidati kalon konin e pare dhe te koni i dytë futet në kthesë, mbaron kthesën dhe vazhdon lëvizjen me shpejtësi konstante deri te koni i fundit. 

 

2.Parkimi dhe lëvizja prapa  

fig2 

 

 Figura 2 

 

Gjatësia e zonës së manovrimit: 18/19 m; Gjerësia: 12 m  Përgatitja e testit siç tregohet në Fig. 2

Kandidati, i nisur nga koni i pare, pasi përshkon një rrugë të drejtë rreth 10 m, kthehet majtas dhe e ndalon mjetin në brendësi të zonës së qëndrimit të kufizuar nga katër kone. Pastaj vendos marshin prapa (indietro) dhe kthehet djathtas duke lënë në të majtë të tij konin e fundit kufizues 

 

3.Frenimi me precizion  

fig3 

 

Figura 3 

Gjatësia e zonës së manovrës është rreth 20 m.

Gjerësia e zonës së manovrës është 3 m. 

Kandidati niset nga dy konet e parë kufizues dhe pas fazës së parë të përshpejtimit fillon të frenojë në mënyrë të tillë për të ndalur mjetin në afërsi të dy koneve të vendosur në fund të hapësirës së shënuar. Mjeti duhet të ndalojë pranë vijës pa i prekur konet. 

 Provimi i praktikës për lejedrejtimet e kategorisë BE, B me kodin 96, C1E, CE, D1E, DE bëhet në dy faza. Në fazën e parë rimorkio është e ndarë nga mjeti. Kandidati pyetet për lidhjen e rimorkios dhe provohot për lidhjen praktike të saj. Në fazën e dytë zhvillohet prova e aftësisë drejtuese e të sjelljes. 

 

Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet dhe gjatë ushtrimit të provave të praktikës, përveç mjeteve të kategorisë A1, A2 dhe A.