dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

KONTROLLI I AUTOSHKOLLAVE

 

Autoshkollat janë objekt kontrolli.

Ministria përgjegjëse për transportin rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe strukturat përkatëse në drejtoritë rajonale ushtrojnë kontroll mbi veprimtarinë e autoshkollave. 

Ø Përbëjnë objekt kontrolli veçanërisht:

  • dokumentacioni për licencimin dhe aftësinë profesionale të personelit;
  • dokumentacioni për administrimin e aktivitetit të përcaktuar në aktet në zbatim;
  • kushtet e zhvillimit të mësimit teorik, mjediset dhe pajisjet didaktike që mundësojnë zhvillimin normal të tij;
  • dokumentacioni dhe gjendja teknike e mjeteve rrugore të autoshkollës sipas normave ligjore në fuqi;
  • ndjekja e seancave të zhvillimit të mësimit teorik dhe praktik;
  • respektimi i udhëzimeve, rregulloreve apo urdhrave të nxjerrë nga ministria përgjegjëse, në zbatim të Kodit Rrugor.

Për kontrollin e kryer, hartohet procesverbal, model D/PK1, për rastet kur kontrolli bëhet nga specialistë të DPSHTRR ose model D/PK1 për rastet kur kontrolli bëhet nga specialistë të DRSHTR, ku shënohen parregullsitë në dokumentacion apo për mënyrën e funksionimit të autoshkollës. Një kopje e procesverbalit u jepet në moment drejtuesit teknik, pronarit të autoshkollës ose përfaqësuesit të tij ligjor dhe duhet të nënshkruhet nga palët.

Drejtuesi teknik i autoshkollës, pronari ose përfaqësuesi ligjor, brenda 5 (pesë) ditësh nga data e dorëzimit të procesverbalit duhet të njoftojë strukturën përkatëse të DPSHTRR-së, që ka kryer kontrollin për shmangien e të metave që janë shënuar në procesverbal. 

 

Në rastin e mosrespektimit të njoftimit dhe të përmirësimit të parregullsive, të përmendura më sipër, si dhe kur:

  •       veprimtaria nuk zhvillohet rregullisht;
  •      titullari nuk merr masa për zëvendësimin e mësuesve dhe të instruktorëve, që janë vlerësuar të papërshtatshëm nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor;
  •     titullari nuk respekton urdhrat e dhënë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme tëShërbimeve të Transportit Rrugor, për të rregulluar funksionimin e autoshkollës;
  •       bëhet transferimi i mjediseve të autoshkollës pa lejen e strukturave të Drejtorisë sëPërgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor,

Struktura përkatëse në DPSHTRR ose në DRSHTRR, merr masa për pezullimin e veprimtarisë së autoshkollës për një periudhë nga 1 deri në 3 muaj.

 

Për raste të dokumentuara kur:

  •          mungon kapaciteti financiar dhe nuk plotësohen më kërkesat morale;
  •          mungojnë pajisjet teknike dhe didaktike;
  •          janë zbatuar 2 masa pezullimi të veprimtarisë brenda 2 vjetëve;
  •          veprimtaria nuk fillon brenda 60 ditëve kalendarike nga data e lëshimit të licencës, 

DPSHTRR-ja, publikon në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve vendimin e revokimit, në përputhje me parashikimet e neneve 12 e 14 të ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Si për rastin e pezullimit ose të revokimit të licencës strukturat e DPSHTRR-së njoftojnë zyrtarisht drejtuesin e autoshkollës.