dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

LEJEDREJTIMI ME PIKË

 

Duke filluar nga data 16 Prill 2015 të gjithë mbajtësit e lejedrejtimit kanë një total prej 20 pikësh. Çdo lejedrejtimi e lëshuar për herë të parë pas kësaj date, ka një total prej 20 pikësh, që regjistrohet në datën e lëshimit të lejedrejtimit. Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit, brenda 2 vitesh nuk bën ndonjë nga shkeljet për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, atëherë sasia e pikëve rritet me 2 pikë, për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh. Në rast se sasia e pikëve është më pak se 20, dhe mbajtësi i lejedrejtimit nuk kryen ndonjë nga shkeljet, për të cilat është parashikuar zbritje pikësh, për 2 vjet, atëherë sasia e pikëve bëhet 20. Komunikimi i të dhënave, për zbritjen e pikëve dhe heqjes së lejedrejtimit, ndërmjet organeve të policisë dhe DPSHTRR, kryhet në mënyrë telematike (elektronike) dhe me anë të shkresave zyrtare. Kur sasia e pikëve zerohet, ose kur brenda vitit bëhen 3 shkelje, secila me të paktën 5 pikë, atëherë qytetari do t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik. Rifitimi i pikëve, me anë të provimit të kualifikimit teorik, është i vlefshëm pas përfundimit të afatit të pezullimit të lejedrejtimit.