dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA PËR SHTESË KATEGORIE NË LEJEDREJTIMI

                   

Shtesa e kategorisë në lejedrejtimi ose kalimi në lejedrejtimi të një kategorie tjetër jepet në tabelën e mëposhtme.  

LEJEDREJTIMI QË ZOTËROHET

 

LEJEDREJTIMI QË KËRKOHET

PROVIMI

Kategoria AM

Kategoria A1, A2, B1 ose B

Provë teorie + provë praktike

Kategoria A1

Kategoria A2

Provë praktike

Kategoria  A2

Kategoria A

Provë praktike

Kategoria A1, A2, A, B1

Kategoria B

Provë praktike

 Kategoria B

Kategoria A1, A2

Provë praktike

 Kategoria B

Kategoria BE, B me kodin 96

Lidhje rimorkio + provë praktike

 Kategoria B 

Kategoria C1, C

Provë teorie + provë praktike

  Kategoria C1

Kategoria C

Provë praktike

 Kategoria D1

Kategoria D

Provë praktike

 Kategoria C1, C, D1, D

Kategoria C1E, CE, D1E ose   DE

Lidhje rimorkio + provë praktike

 Kategoria C

Kategoria D1, D

Provë teorie + provë praktike

 Kategoria CE + D

Kategoria DE

Pa prova

 Shënim: Personat me moshë nga 18-21 vjeç, mbajtës të lejedrejtimit të kategorisë B, pajisen me lejedrejtimi të kategorisë A1 vetëm me prova praktike. Mbajtësi i lejedrejtimit të kategorisë B, mbi moshën 21 vjeç, lejohet të drejtojë mjetet e kategorisë A1.

 Mosha minimale për regjistrimin e personit të interesuar dhe aftësia e tij për të drejtuar mjete, në funksion të kategorisë së lejedrejtimit, jepen në tabelën e mëposhtme. 

Lejedrejtimi

Aftësia për të drejtuar

 

Kategoria A1

Mosha minimale

18 vjeç

• motor pa kosh (kategoria L3) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se

0.1 kw/kg;

• motor me kosh (Kategoria L4) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri 11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se

0.1 kw/kg;

• tricikël (motomjete me tre rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor, kategoria L5), me fuqi deri 15 kw;

• makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore që nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar në nenin 53, pika 4 e Kodit Rrugor (gjerësia: 1.6 m, gjatësia: 4m, lartësia 2.5 m, masa maksimale e autorizuar me ngarkesë: 2.5 ton, shpejtësia: 40 km/orë).

Kategoria A2

Mosha minimale

18 vjeç

• motor pa kosh (Kategoria L3), me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqis b   ë së tij;

• motor me kosh (Kategoria L4) me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij.

Kategoria A
Të paktën 2 vjet pas A2

• motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tre rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor) dhe me kusht që të jenë mbi 21 vjeç;

• motorat pa kosh (L3) ose me kosh (L4) që nuk i përkasin kategorive A1 dhe A2.

Kategoria B1

Mosha minimale

18 vjeç

 

• motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata AM, masa pa ngarkesë e të cilave është më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimale neto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw.

• mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor (të kategorisë L5).

Kategoria B

Mosha minimale

18 vjeç

• automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kg dhe me jo më shumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit të mjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë ose një gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg;

• motomjete me tre rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw;

• motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21 vjeç;

•  makinat bujqësore;

•  makinat teknologjike.

Kategoria B me kodin 96
Të paktën 1 vit pas B

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje që i kalon 750 kg, kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është sidoqoftë më i vogël se 4250 kg.

Kategoria BE
Të paktën 1 vit pas B

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios nuk i kalon 3500 kg;

Kategoria C1
Të paktën 1 vit pas B

• automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg, por jo më shumë se 7500 kg ose i projektuar dhe i konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.

• autokampe

Kategoria C1E
Të paktën 1 vit pas C1

• kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12000 kg;

• kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuar të mos i kalojë 12000 kg.

Kategoria C
Të paktën 3 vjet pas B

• automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale e autorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg  dhe të projektuar e konstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg.

Kategoria CE
Të paktën 1 vit pas C

• kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

Kategoria D1
Të paktën 1 vit pas C

• automjet i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuk i kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg.

Kategoria D1E
Të paktën 1 vit pas D1

• kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

Kategoria D
Të paktën 3 vjet pas C

• automjete të projektuar dhe konstruktuar për transportin e më shumë se 8 pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg;

Kategoria DE
Të paktën 1 vit pas D

• kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.

Ø Kandidati paraqitet në një autoshkollë të licencuar (pavarësisht vendbanimit) për kategorinë e lejedrejtimit që kërkon dhe dorëzon: 

  • Dokument identifikimi

 Për shtetasit shqiptar, fotokopjen e kartës së identitetit që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit. 

 Për shtetasit e huaj, fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar (rasti kur pasaporta nuk është gjuhë zyrtare e BE) dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar. Për personelin e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik duhet fotokopja e pasaportës diplomatike, e vlefshme, fotokopje të kartës diplomatike e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe kërkesa për regjistrimin e shtetasit për kryerje shërbimi, e lëshuar nga Ambasada ose nga Organizata Ndërkombëtare.

  • fotografi me ngjyra, 2 (dy) copë, me përmasa 4 x 5 cm, njëra nga të cilat të jetë e nënshkruar nga personi (emër + mbiemër) në pjesën e mbrapme;
  • certifikatë mjekësore me fotografi. Në datën e regjistrimit në DRSHTRR, certifikata duhet të jetë brenda afatit të vlefshmërisë 6 muaj nga data e lëshimit;
  • fotokopje të lejedrejtimit që zotëron.

Ndërmjet autoshkollës dhe kandidatit lidhet një kontratë, ku përcaktohen të drejtat dhe  detyrat e secilës palë. Kontrata është pjesë e dokumentacionit që ruhet në autoshkollë.

Ø Përfaqësuesi i autoshkollës plotëson kërkesën për regjistrim, model D/KR dhe dorëzon në DRSHTRR dokumentet e     kandidatit.

Nëpunësi i pranimit bën verifikimet përkatëse:

  • kandidati duhet të plotësojë kërkesat e moshës;
  • të mos ketë vendim të autoriteteve kompetente për rivlerësimin, pezullimin, heqjen, anullimin apo ndalimin për pajisje me LD;
  • të ketë lejedrejtimi që mundëson kalimin në kategorinë që kërkohet;
  • të mos jetë në proces përgatitje teorike për kategori tjetër;
  • të mos jetë në proces përgatitje praktike për kategori tjetër, përveç A1, A2 ose A;
  • të ketë minimalisht një pikë nga gjendja e pikëve;
  • të mos ketë lejedrejtimi të hequr.

Ø Shtesa e kategorisë në lejedrejtimi ose kalimi në lejedrejtimi të një kategorie tjetër bëhet sipas rastit: 

  1. Me prova teorie dhe praktike;
  2. Vetëm me prova praktike.

 Në rastin e parë procedura është e njejtë me procedurën për marrjen e lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 ose B.

Ø Orët e mësimit dhe koha e nevojshme për përgatitjen e njohurive teorike janë:

Për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë AM në lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1 ose B jo më pak se 26 orë në jo më pak se 8 ditë;

Për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë C1 ose C, jo më pak se 20 orë në jo më pak se 10 ditë;

Për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë C në lejedrejtimi të kategorisë D1 ose D, jo më pak se 4 orë në jo më pak se 3 ditë.

Ø Provimi i teorisë është i informatizuar (me kompjuter). Për lejedrejtimi të kategorive A1, A2, B1, B, C1 dhe C janë 40 pyetje, koha në dispozicion është 40 minuta, gabimet e lejuara për të fituar teorinë janë 4, ndërsa për lejedrejtimi të kategorive D1 ose D janë 10 pyetje, koha në dispozicion është 10 minuta, gabimet e lejuara për të fituar teorinë janë 1. 

 Në rastin e dytë procedura është e njejtë me procedurën e praktikës për marrjen e lejedrejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B.

Për lejedrejtimi të kategorisë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D, DE tarifa e shërbimit të praktikës është 1500 lekë (200 - regjistrimi dhe 1300 - provimi i praktikës).

Për çdo riprovim praktike bëhet pagesë prej 600 lekë.

Seancat dhe ditët për përgatitjen praktike janë si në tabelë. Seanca ditore është jo më pak se 40 minuta.

 

LEJEDREJTIMI I

MBAJTUR

LEJEDREJTIMI

KËRKOHET

 

 

 

Seanca

 

Ditë

Nuk ka

Kategoria AM

 

Kategoria A1

12

12

 

Kategoria A2

12

12

 

Kategoria B1

12

12

 

Kategoria B

25

25

Kategoria AM

Kategoria A1

11

11

 

Kategoria A2

11

11

 

Kategoria B1

11

11

 

Kategoria B

20

20

Kategoria A1

Kategoria A2

11

11

 

Kategoria B1

11

11

 

Kategoria B

15

15

Kategoria A2

Kategoria A

11

11

 

Kategoria B1

11

11

 

Kategoria B

15

15

Kategoria A

Kategoria B1

11

11

 

Kategoria B

15

15

Kategoria B1

Kategoria A1, A2

11

11

 

Kategoria B

15

15

Kategoria B

Kategoria B96

11

11

 

Kategoria A1, A2

11

11

 

Kategoria C1

11

11

 

Kategoria C

15

15

 

Kategoria BE

11

11

Kategoria C1

Kategoria C

7

7

 

Kategoria C1E

7

7

Kategoria C

Kategoria CE

7

7

 

Kategoria D1

7

7

 

Kategoria D

8

8

Kategoria D1

Kategoria D

7

7

 

Kategoria D1E

7

7

Kategoria D

Kategoria DE

7

7


Ø
Kandidati fitues i provimit të praktikës:

  • bën pagesën e tarifës së pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) prej:

3000 lekë për A1, A2, A;

4500 lekë për B1, B;

2000 lekë për C1, C;

3000 lekë për D1, D;

3000 lekë për B96, BE, C1E, CE, D1E, DE,

           si dhe, pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;

  • kur vendbanimi i kandidatit është në juridiksionin e një Drejtorie tjetër Rajonale ai bën edhe pagesën e tarifës së shërbimit për transferimin e dosjes prej 600 lekë.
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi;

Dorëzon lejedrejtimin dhe pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.  

Lejedrejtimi tërhiqet pranë DRSHTRR brenda 7 ditëve.

V.O. Shtetasit e huaj kanë të drejtë, që në provën e kontrollit të njohurive teorike dhe në provën e verifikimit të aftësive drejtuese e të sjelljes, të  marrin përkthyes të licensuar ose të pajisur me diplomën përkatëse.