dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

MJETET ME KUTI SHPEJTËSIE AUTOMATIKE

 

Programi i përgatitjes teorike dhe praktike, kohëzgjatja e nevojshme dhe provimet për marrjen e lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie automatike (kodi 78) është i njejtë me ato të lejedrejtimit të mjeteve me kuti shpejtësie manuale për kategoritë përkatëse.

  • Për kalimin nga një lejedrejtimi me kodin 78 në lejedrejtimi me kuti shpejtësie manuale brenda të njejtës kategori, kandidati duhet t’i nënshtrohet kursit të përgatitjes praktike në autoshkollë për jo më pak se 11 seanca në jo më pak se 11 ditë kalendarike, si dhe proves së praktikës në DRSHTRR. 

  • Drejtuesi i mjetit, fitues i shtesës së kategorisë të lejedrejtimit nëpërmjet provës praktike, me mjet me kuti shpejtësie automatike, lejohet të drejtojë vetëm mjete me kuti shpejtësie automatike të kësaj kategorie. Në lejedrejtimin e marrë, përbri kategorisë, shënohet kodi 78, sipas kodeve të harmonizuara të BE. 
  • Drejtuesi i mjetit, fitues i njërës nga kategoritë A1, A2, A, me mjet me kuti shpejtësie manuale, lejohet të drejtojë edhe mjetet e dy kategorive të tjera me mjete me kuti shpejtësie manuale. 
  • Drejtuesi i mjetit, mbajtës i njërës nga kategoritë B, C, D apo nënkategorive të tyre me kodin 78, kur fiton një nga këto kategori me kuti shpejtësie manuale, lejohet të drejtojë edhe mjetet e kategorive përkatëse B, C, D apo nënkategorive të tyre, me mjete me kuti shpejtësie manuale.