dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURAT PËR TRANSFERIMIN E REGJISTRIMIT TË KANDIDATIT

 

Kandidati për drejtues mjeti transferohet nga një autoshkollë në një tjetër: 

  • kur aktiviteti i autoshkollës pezullohet ose ndërpritet;
  • kur prishet kontrata midis kandidatit dhe autoshkollës;
  • me kërkesë të tij në DRSHTRR. Në këtë rast DRSHTRR njofton autoshkollën për transferimin e kandidatit.

Ø Në rastin kur kandidati, i pajisur me “LEJE” model DD/T, nuk e ka përfunduar kursin e përgatitjes teorike, kjo leje anullohet. Kandidati pajiset me “LEJE” të re sipas regjistrimit në autoshkollën tjetër dhe e fillon kursin nga e para. Certifikata mjekësore e kandidatit duhet të jetë e vlefshme në datën e regjistrimit të ri.

Ø Në rastin kur kandidati e ka kryer kursin e përgatitjes së teorisë por nuk është marrë në prova ose nuk e ka fituar provën e teorisë, ai do të vazhdojë serinë e provave të teorisë, të pakryera.

Ø Në rastin kur kandidati është shpallur “Fitues” në provat e kontrollit të njohurive teorike, ose është pajisur me autorizimin e praktikës, model DD/P por nuk e ka përfunduar kursin e përgatitjes praktike, autorizimi anullohet, kandidati pajiset me autorizim të ri dhe fillon nga e para kursin e praktikës në autoshkollën tjetër.

Ø Në rastin kur kandidati e ka kryer kursin e përgatitjes praktike por nuk është marrë në prova ose, është marrë në prova por nuk e ka fituar, ai do të vazhdojë serinë e provave, të pakryera me një mjet dhe instruktor praktike të një autoshkolle tjetër.

Lejet dhe autorizimet e reja lëshohen pas kryerjes së pagesave përkatëse.

Pagesat për regjistrimet e mëparshme nuk kthehen.