dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURAT PËR MARRJEN E LEJEDREJTIMIT TË POSAÇME

   

Lejedrejtimi e posaçme jepet për personat me aftësi të kufizuar që kanë gjymtime anatomike ose funksionale të tilla që ulin shikueshmërinë, dëgjueshmërinë, forcën dhe shpejtësinë e lëvizjeve të nevojshme për të kryer me siguri të gjitha manovrat e lidhura me drejtimin e atyre tipeve të mjeteve për të cilët lejedrejtimi është lëshuar.

Aplikimi për lejedrejtimi të posaçme bëhet kur personi kërkon të pajiset për herë të pare ose, kur ai zotëron lejedrejtimi dhe më pas pëson dëmtime fizike.

Pajisja me lejedrejtimi të posaçme për herë të parë:

  • Personi i interesuar për drejtues mjeti së bashku me drejtuesin teknik të autoshkollës marrin takim me Kryetarin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve të Drejtorisë Rajonale;
  • Personi paraqitet pranë Komisionit Mjekësor së bashku me Kryetarin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve i cili është anëtar i këtij komisioni, për të përcaktuar kufizimet dhe shkallën e invaliditetit. Komisioni merr vendim nëse ai është i aftë të drejtojë mjet apo jo;
  • Kur Komisioni Mjekësor merr vendim që personi është i aftë të drejtojë mjet, plotëson Certifikatën Mjekësore duke shënuar mangësitë fizike, kodin kufizues të drejtuesit të mjetit dhe kodin e përshtatshmërisë së mjetit;
  • Personi regjistrohet në autoshkollë dhe ndjek kursin e teorisë;
  • Për ushtrimin e praktikës dhe marrjen në prova të aftësive drejtuese e të sjelljes, kandidati pajiset me Autorizim, model DD/PP, ku shënohet targa e mjetit të përshtatur dhe kodet kufizuese. Kodi i përshtatshmërisë së mjetit është i shënuar edhe në lejen e qarkullimit të mjetit.

Pajisja me lejedrejtimi të posaçme për drejtues mjeti, që zotëron lejedrejtimi dhe më pas pëson dëmtime fizike: 

  • Aplikanti paraqitet pranë Komisionit Mjekësor së bashku me Kryetarin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve i cili është anëtar i këtij komisioni, për të përcaktuar kufizimet dhe shkallën e invaliditetit. Komisioni merr vendim nëse ai është i aftë të drejtojë mjet apo jo;
  • Kur Komisioni Mjekësor merr vendim që aplikanti është i aftë të drejtojë mjet, plotëson Certifikatën Mjeksore duke shënuar mangësitë fizike, kodin kufizues të drejtuesit të mjetit dhe kodin e përshtatshmërisë së mjetit;
  • Për marrjen në prova të aftësive drejtuese e të sjelljes, aplikanti pajiset me Autorizim, model DD/PP, ku shënohet targa e mjetit të përshtatur dhe kodet kufizuese. Kodi i përshtatshmërisë së mjetit është i shënuar edhe në lejen e qarkullimit të mjetit.

Kandidati fitues i provimit të praktikës, në të dy rastet e përmendura më sipër: 

  • bën pagesën e tarifës së pajisjes me lejedrejtimi (taksa e buxhetit të shtetit) që është:

3000 lekë për A1, A2, A;

4500 lekë për B1, B;

2000 lekë për C1, C,

            si dhe, pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë.

  • kur vendbanimi i kandidatit është në juridiksionin e një Drejtorie tjetër Rajonale ai bën edhe pagesën e tarifës së shërbimit për transferimin e dosjes prej 600 lekë.
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë DRSHTRR brenda 7 ditëve.