dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA E RINOVIMIT TË LEJEDREJTIMIT PËR HUMBJE, VJEDHJE APO SHKATËRRIM TË SAJ. PAJISJA ME LEJEDREJTIMI TË PËRKOHSHME

Për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të lejedrejtimit, zotëruesi i saj duhet që brenda 48 orëve të bëjë denoncim në organet e policisë, të cilat lëshojnë vërtetim për këtë denoncim.

Aplikanti paraqitet në DRSHTRR ku ka vendbanimin dhe aplikon:

  • për lejedrejtimi të përkohshme;
  • për rinovimin e lejedrejtimit.

Ø Për marrjen e lejedrejtimi të përkohshme aplikanti paraqet denoncimin, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH, dhe dorëzon: 

  • deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative, model D/DPA;
  • dokument identifikimi dhe fotokopjen. Karta e identitetit verifikohet dhe i kthehet aplikantit;
  • fotografi me ngjyra, 1 (një) copë,  me përmasa 4 x 5 cm;

Nëpunësi i pranimit pasi verifikon vërtetimin e denoncimit të ardhur nga policia, në Drejtori Rajonale, kontrollon në sistem nëse lejedrejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente.

Aplikanti bën pagesën e tarifës së shërbimit prej 600 lekë dhe pajiset me lejedrejtimi të përkohshme, menjëherë.

Afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit të përkohshme është 30 ditë.

V.O Rinovimi i lejedrejtimit bëhet kur lejedrejtimi nuk është gjetur ose kthyer brenda 30 ditëve nga data e lëshimit të vërtetimit të policisë. Për këtë, aplikanti dorëzon:

  • certifikatë mjekësore me fotografi, e lëshuar nga institucioni shëndetësor përkatës, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim. Për rastet kur qytetari kërkon që lejedrejtimi e re të ketë vlefshmërinë e lejedrejtimit që i ka humbur, vjedhur apo shkatërruar nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore;
  • lejedrejtimin e përkohshme;
  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi (kartoni) prej 3500 lekë;
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.

 Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë DRSHTRR brenda 7 ditëve.

Ø Në rastin kur drejtuesi i mjetit nuk dëshiron të pajiset me lejedrejtimi të përkohshme, ai mund të aplikojë për rinovimin e lejedrejtimit vetëm pas përfundimit të afatit 30 ditë nga data e lëshimit të vërtetimit të policisë.

Nëpunësi i pranimit kontrollon në sistem nëse lejedrejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente.

Për këtë, aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH, dhe dorëzon:

  • deklaratën e marrjes së përgjegjësisë administrative;
  • dokument identifikimi dhe fotokopjen. Karta e identitetit verifikohet dhe i kthehet aplikantit;
  • vërtetimin e denoncimit, për humbje, vjedhje ose shkatërrim, të lëshuar nga organet e policisë, protokolluar në Drejtorinë Rajonale;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, e lëshuar nga institucioni shëndetësor përkatës, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim. Për rastet kur qytetari kërkon që lejedrejtimi e re të ketë vlefshmërinë e lejedrejtimit që i ka humbur, vjedhur apo shkatërruar nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore;
  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;