dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA E RINOVIMIT TË LEJEDREJTIMIT PËR DËMTIM TË SAJ

 

 

Për rastet e dëmtimit të të lejedrejtimit, zotëruesi i saj paraqitet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin, për të rinovuar lejedrejtimin.

Nëpunësi i pranimit verifikon lejedrejtimin e qytetarit për të vërtetuar dëmtimin e saj dhe kontrollon në sistem nëse lejedrejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente.

Ø Për rinovimin e lejedrejtimit, aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH, dhe dorëzon:  

  • dokument identifikimi dhe fotokopjen. Karta e identitetit verifikohet dhe i kthehet aplikantit;
  • certifikatë mjekësore me fotografi me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim. Për rastet kur qytetari kërkon që lejedrejtimi e re të ketë vlefshmërinë e lejedrejtimit të dëmtuar nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore;
  • lejedrejtimin e dëmtuar;
  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.
Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë DRSHTRR brenda 7 ditëve.