dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA E RINOVIMIT TË LEJEDREJTIMIT PËR HUMBJE TË VLEFSHMËRISË SË SAJ

Afatet e vlefshmërisë së lejedrejtimit në funksion të moshës dhe kategorisë së lejedrejtimit jepen në tabelën si më poshtë. 

 

Mosha

(M)

 

Kategoritë e lejedrejtimit

 

Kategoritë e lejedrejtimit të posaçme

AM, A1, A2, A, B1, B, BE

C1, C1E, C, CE

D1, D1E, D, DE

 

 

 AM, A1, A2, A, B1, B

 C1, C

Deri në 50 vjeç

10 vjet

 

 

5 vjet

 

 

 

5 vjet

 

 

 

5 vjet

 

5 vjet

 

50 < M ≤ 60

 

 

 

5 vjet

 

3 vjet

 

60 < M ≤  65

 

 

3 vjet

3 vjet

 

65 < M ≤ 70

 

2 vjet

+ DAPF

*Për C dhe CE vetëm për mjetet  deri 20 tonë

3 vjet + çdo 1 vit DAPF

(Për taksi)

Ska

70 < M ≤  80

3 vjet

Ska

Ska

Ska

M  > 80

3 vjet + çdo 1 vit DAPF

Ska

Ska

3 vjet + çdo 1 vit DAPF

Ska

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  

 

  

 

 

 

 DAPF – Dëshmia e Aftësisë Psikofizike                      

Drejtuesi i mjetit aplikon për rinovimin e lejedrejtimit, në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin, para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së saj.     

Nëpunësi i pranimit kontrollon në sistem nëse lejedrejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente. 

Ø Për rinovimin e lejedrejtimit, aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH dhe dorëzon:  

  • dokument identifikimi 

Për shtetasit shqiptar, fotokopjen e kartës së identitetit që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit.  

Për shtetasit e huaj, fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar (rasti kur pasaporta nuk është gjuhë zyrtare e BE) dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar. Për personelin e huaj të Ambasadave ose të Organizatave Ndërkombëtare që gëzojnë statusin diplomatik duhet fotokopja e pasaportës diplomatike, e vlefshme, fotokopje të kartës diplomatike e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe kërkesa për regjistrimin e shtetasit për kryerje shërbimi, e lëshuar nga Ambasada ose nga Organizata Ndërkombëtare.

  • certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim; 
  • lejedrejtimin. Për rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejedrejtimit duhet të dorzojë lejedrejtimin e përkohshme, ose vërtetimin e denoncimit të policisë. Në mungesë të lejedrejtimit të përkohshme, qytetari aplikon për lejedrejtimi pas përfundimit të afatit prej 30 ditë nga data e lëshimit të vërtetimit të policisë;
  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë; 
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;     
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.

Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë DRSHTRR brenda 7 ditëve.