dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA E RINOVIMIT TË LEJEDREJTIMIT PËR NDRYSHIM VENDBANIMI. TRANSFERIMI I DOSJES

 Aplikanti paraqitet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin e ri, ose në Drejtorinë Rajonale ku ka dosjen, për të bërë kërkesë për transferimin e dosjes.

Nëpunësi i pranimit kontrollon në sistem nëse lejedrejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente.     

Ø Aplikanti bën kërkesë për transferim dosje dhe dorëzon: 

  • dokument identifikimi

Për shtetasit shqiptar, fotokopjen e kartës së identitetit që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit.

Për shtetasit e huaj, fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar (rasti kur pasaporta nuk është gjuhë zyrtare e BE) dhe fotokopje leje qëndrimi, të vlefshme, të noterizuar. fotokopje lejedrejtimi ekzistuese;

  • mandat pagesën për tarifën e shërbimit për transferim dosje prej 600 lekë.

Ø Pas 6 ditëve, nga data e kërkesës për transferim dosje, aplikanti paraqitet përsëri në Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin e ri për të rinovuar lejdrejtimin. Për këtë aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH dhe dorëzon: 

  • certifikatën mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për aplikim. Për rastet kur qytetari kërkon që lejedrejtimi e re të ketë vlefshmërinë e lejedrejtimit ekzistuese nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore;
  • lejedrejtimin.

Për rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejedrejtimit duhet të dorëzojë lejedrejtimin e përkohshme, ose vërtetimin e denoncimit të policisë. Në mungesë të lejedrejtimit të përkohshme, qytetari aplikon për lejedrejtimi pas përfundimit të afatit prej 30 ditë nga data e lëshimit të vërtetimit të policisë;

  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.

Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë DRSHTRR brenda 7 ditëve.