dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA E RINOVIMIT TË LEJEDREJTIMIT PËR NDRYSHIM GJENERALITETESH

 Aplikanti paraqitet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin.

Nëpunësi i pranimit kontrollon në sistem nëse lejedrejtimi është e vlefshme apo, e pezulluar, bllokuar, etj., me vendim të organeve kompetente. 

Ø Aplikanti plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH dhe dorëzon: 

  • dokument identifikimi

          Për shtetasit shqiptar, fotokopjen e kartës së identitetit që vërtetohet me origjinalin nga nëpunësi i pranimit;

  • certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e  kërkesës;
  • lejedrejtimin.

Për rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejedrejtimit duhet të dorëzohet lejedrejtimi e përkohshme, ose vërtetimi i denoncimit të Policisë. Në mungesë të lejedrejtimit të përkohshme, qytetari aplikon për rinovimin e lejedrejtimit pas përfundimit të afatit prej 30 ditë nga data e lëshimit të vërtetimit të Policisë.

  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi prej 3500 lekë;
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.

Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë DRSHTRR brenda 7 ditëve.