dpshtrr

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PROCEDURA E RIMARRJES SË LEJEDREJTIMIT PAS ANULLIMIT TË LEJEDREJTIMIT

Rimarrja e lejedrejtimit të anulluar bëhet me anë të provimit të kualifikimit teorik në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin mbajtësi i lejedrejtimit.

Ø Mbajtësi i lejedrejtimit plotëson kërkesën për kryerje shërbimi, model D/KSH, në DRSHTRR dhe dorëzon,

  • dokument identifikimi dhe fotokopjen. Karta e identitetit verifikohet dhe i kthehet aplikantit;
  • vërtetimin e lejedrejtimit të anulluar, lëshuar nga Arkiva;
  • certifikatë mjekësore me fotografi, me datë jo më të hershme se 6 muaj nga data e  kërkesës;

Për rastin e anullimit të lejedrejtimit për arësye psiko-fizike mbajtësi i lejedrejtimit duhet të dorëzojë edhe vendimin e komisionit mjekësor;

Për rastin e anullimit të lejedrejtimit nga organi epror i tërheqjes së lejedrejtimit, mbajtësi i lejedrejtimit duhet të dorëzoje edhe vendimin e këtij organi;

Për rastin e lejedrejtimit të anulluar si pasojë e konvertimit të saj në lejedrejtimi të huaj, zyra përkatëse e DPSHTRR, me kërkesë të DRSHTRR, i kërkon palës së huaj konfirmimin e vërtetësisë së lejedrejtimit të huaj.

  • mandat pagesën për regjistrim dhe hyrje në provën e teorisë (pagesa është e përbashkët për regjistrim + hyrje në provim teorie prej 1500 lekë).

Ø Nëpunësi i pranimit verifikon dokumentet e aplikantit, lëshon “LEJE”, model D/KT, dhe njofton aplikantin për datën e provimit të teorisë. Leja është e vlefshme 30 ditë nga data e lëshimit.

Apikanti testohet për njohuritë mbi kapitullin V “Normat e sjelljes” të Kodit Rrugor. Numri i pyetjeve - 30, koha maksimale - 30 minuta, numri i gabimeve të lejuara - 3.

Në rast se aplikanti nuk e fiton provimin e kualifikimit teorik, atëherë ai ka të drejtë të pajiset me “LEJE” tjetër, kundrejt pagesës përkatëse.

Numri i provimeve nuk është i kufizuar.

Aplikanti, me fitimin e provimit të teorisë,  

  • bën pagesën e tarifës së shërbimit për lejedrejtimi (kartoni) prej 3500 lekë;
  • fotografohet, bën nënshkrimin elektronik dhe konfirmon personin që do të tërheq lejedrejtimin;
  • kur konfirmon se lejedrejtimin e tij do ta tërheq një person tjetër dorëzon fotokopjen e kartës së identitetit të këtij personi.

Aplikanti pajiset me kopje përmbledhëse të lejedrejtimit, menjëherë.

Lejedrejtimi i ri përmban të gjitha kategoritë e lejedrejtimit të anulluar.

Lejedrejtimi tërhiqet pranë DRSHTRR brenda 7 ditëve.